Miranda Haxhia:Teki Dervishi niset për parajsë
Faqja 1 e 1
Miranda Haxhia:Teki Dervishi niset për parajsë
Teki Dervishi niset për parajsë
Miranda Haxhia
In memoriam
Njeriu nuk vdes vetëm atëherë, kur lë rrënjët pas te të tjerët. Këtë e kuptova sot kur pashë me dhjetëra komente ngushëlluese, të sinqerta të mbushura me pikëllim për humbjen e një njeriu të nderuar që me mundin e punën e tij, me jetën dhe veprën e tij la një vend ku gjithmonë do kujtohet e do respektohet. Drejtori i gazetës “Bota Sot”, shkrimtari dhe publicisti i njohur Teki Dervishi u nda nga jeta. Natyrisht, lajmi u përcoll mes njerëzve të medias, në fushën ku kontributi i z.Dervishi ishte më i madh. Flamurët nuk u ulën në gjysmë shtizë, as radiot nuk heshtën muzikën e tyre. Ambasadorët nuk shkëmbyen telegrame ngushëllimi.
U drithëruan miqtë dhe të njohurit, lexues e botues, bashkëkohës, bashkëvuajtës. Lajmi nuk është më lajm. Bëhet që re e bardhë lart, një fllad ere mbi një gjethnajë, një drithërimë dore mbi kompjuter, një kapërcim i ngatërruar në faqe librash, ku emri sipër është gjithmonë aty: TekiDervishi.
Një patriot i mirë nuk jeton më. Sa të tillë ka? Është pengu më i madh i çdonjërit prej të gjallëve. Sepse nga ëndrra e madhe e jetës do zgjohet vetëm ditën kur nuk jeton më. Ne kuptuam se kishim një patriot të mirë, një intelektual të palodhur, një gazetar të mprehtë. Mund t’ia themi kujtdo. Sepse nuk ia themi dot vetëm atij, atij që u shua ashtu si fiket drita e shkrimtarëve, fiket për të ndezur mijëra të tjera ndër lexues.
Ndoshta sot e kujton edhe ai polici serb që e torturoi në birucë, vetëm kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, gjashtëdhjetë vjet më parë, por rrugët e tyre nuk do ndeshen kurrë, pasi vendi i z.Dervishi nuk është në atë zezonë ku vdekja i shpie mëkatarët, vrasësit e lirisë, por qielli i kaltër i atyre që e deshën me shpirt lirinë dhe demokracinë.
Ndoshta e kujtojnë botuesit e librave të tij, që një shtrëngim dore i kanë dhënë shkrimtarit për punën e herëpashershme.
Një vend bosh do jetë gjithmonë në redaksinë e gazetës e kolegët do kuptojnë se ata mund të ulen kudo në trungjet e pemëve që lëshojnë ato lloj rrënjësh për të cilat fola më sipër. Janë rrënjë kulture dhe pemë kulture do rriten edhe vite më pas në gazetën “Bota sot”.
Sepse i tillë ishte dhe punoi z.Dervishi, me qëllimin e madh për të mbrojtur lirinë, për Kosovën atdheun e shumë ëndërrimtarëve dhe idealistëve si ai.
Nuk qenka e thënë të jesh njohur fizikisht me dikë, të kesh shkëmbyer biseda
apo replika, të kesh marrë një libër dhuratë apo të kesh dhuruar një libër, gjëra që janë të zakonshme për njerëzit që shkruajnë.
Nuk e kam njohur as kur e kërkonte lirinë si ndjek i verbri dritën e diellit me shokët e tij përtej mureve të burgut…me shqisat në mollëzat e gishtërinjëve; as kur një gazetë u nderua vite të tëra nga puna e tij. Për një rastësi gjej në kujtesën time vetëm librin Nesër nisemi për Parajsë, që ashtu mjegull më sillet me ngulm e qortim. E shtyj mënjanë qortimin e këtij fund qershori dhe po kuptoj se e kam njohur z.Teki Dervishi, po aq sa e kanë njohur dhjetëra, qindra e mijëra të tjerë lexues që deshën të mësonin diçka
prej gazetarisë së tij dhe e mësuan; që deshën të shikonin një rreze drite edhe aty ku ajo zbehej e ishte gati duke u fikur.
E kam njohur z.Dervishi, ashtu si kam njohur historinë e popullit martir të Kosovës. E kam njohur si gjakovar, kur mësova sesi burgoseshin në burgjet famëkeq të Serbisë djelmoshat kosovarë. E kam njohur si shqiptar që me veprën e tij u përpoq të përçonte qetësinë dhe urtësinë e intelektualit. A thua do të mjaftonin këto që kujtoj për t’u siguruar se vërtet… nesër do të niset për parajsë?
Nëse parajsa ka një emër të veçantë, atëherë besoj se është një lëndinë e vogël, në një vend të bukur diku kraharor të Gjakovës, apo ndoshta për hir të lartësisë së blertë në një pllajë në brinjë të Prishtinës. Të mos heq edhe idenë se parajsa ndoshta ka zbritur buzë rruge, aty ku ka vend për një copë qielli nga qielli i madh i të ikurve e ne do besojmë se të gjithë nuk do humbasim.
Nuk mund të sjelle veçse pikëllim lajmi për ndarjen nga të afërmit, familja dhe nga stafi i gazetës të z. Teki Dervishi..
Ndonjëherë vdekja nuk është shenjë aq pikëlluese, sidomos kur njeriu që nuk jeton më ka lënë pas më shumë se një shenjë mbi gurin e varrit. E gjithe vepra dhe jeta e z.Dervishi, me gjestin e dhimbshem te vdekjes, shndërrohet ne nje murane te madhe qe i sherben çdokujt qe humbet udhen, çdokujt qe kerkon nje drejtim per te gjetur vendin ku e verteta dhe liria jane te prekshme dhe te sinqerta.
Ndaj, krenaria e stafit të gazetës “Bota sot” që paten një lider në gazetë që nuk kurseu fjalën dhe shkrimtarinë në shërbim të demokracisë, jo vetëm që e zvogëlon pikëllimin e vdekjes, por krijon tek lexuesit e gazetës “Bota Sot” se z.Dervishi, ka hipur befas në një barkë, ka marrë një shteg ujëdhese të pastër dhe po i ngjitet një kodrine, pak e nga pak. Sa më shumë kohë të shkojë, aq më i qartë do jetë vështrimi ë njerëzve dhe më i madh
respekti për punën e z.Teki Dervishi.
***
Po bisedoj me ju, z.Dervishi, tashmë, kur mushkëritë tuaja nuk frymojnë më. As vuajtjen, as qelinë, as shtëpinë e ngrohtë e familjen, as gazetën nuk e ndjeni dot më, nuk e shihni apo të dëgjoni zërat e dashur. Nuk është punë shqisash, është pikëndalim ku njeriu përballet me jetën dhe i nderuar e i vlerësuar ecën edhe përtej brigjeve, aty ku bëhet i padukshëm fizikisht dhe mbetet përgjithmonë i nderuar dhe i respektuar. I njëjtë është edhe dëshpërimi mes nesh kur humbet njeriu. E njëjtë është edhe kujtesa, kur
mbahet fort në dashurinë e madhe për lirinë. Ne jemi udhëtarë të së njëjtës rrugë. Kjo ishte një rrugë e gjatë, sepse ishte rrugë lirie, dhe ajo është më e mundimshmja rrugë në jetën e një burri. Futët në vuajtjen e kësaj rruge edhe artin e të shkruarit, të letërsisë, për vet faktin e thjeshtë se bota nuk është aq e qartë pa shpjegimin e artit. E shmangëm fatin e keq të të mos dashurit prej njerëzve, por më shumë vuajtëm, sepse deshëm njerëzit. Ju
vuajtët sepse e deshët shumë Kosovën tuaj.
*Ndahet nga jeta drejtori i gazetës “Bota sot”, Teki Dervishi
>> Ndërroi jetë Teki Dervishi, drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot” >> Komente (106)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi