Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli për Kosovën, reagojnë serbët

Shko poshtë

Topalli për Kosovën, reagojnë serbët Empty Topalli për Kosovën, reagojnë serbët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 02, 2011 10:33 pm


Topalli për Kosovën, reagojnë serbët

Topalli për Kosovën, reagojnë serbët Jozefina%20-Topalli-02-01201


Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka ftuar të shtunën vendet anëtare të organizatës së regjionit të Detit të Zi për bashkëpunim ekonomik (BSEC) që të njohin Kosovën, kurse delegacioni i Kuvendit të Serbisë paraqiti protestë të ashpër lidhur me këtë, siç vlerësuan ata, këtij veprimi jo diplomatik të Topallit.

Kryeparlamentarja shqiptare në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate, duke marrë rolin e kryesueses, deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë Kosovës, njoftojnë mediet e huaja.

Shefi i delegacionit serb në këtë tubim të BSEC-së, Aleksandar Vlahovic ka thënë se përfaqësuesit serbë kanë reaguar menjëherë, duke theksuar se pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar vetëm tri, nga gjithsej 12 anëtare të BSEC dhe se nuk e pranojnë shumica e anëtareve të OKB-së.

Paraqitja e Topallit erdhi vetëm një ditë pasi presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi në samitin e vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit të Evropës juglindore në Shën Stefan ftoi shtetet pjesëmarrëse që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Presioni i shteteve që lobojnë për Kosovën ishte i dukshëm edhe gjatë takimit të paradokohshëm të Komitetit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, ku thuhet se është zhvilluar një luftë e vërtetë diplomatike ndërmjet grupit të vendeve që e kanë njohur Kosovën dhe atyre që e mbështesin Serbinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi