JU PREZANTOJME LIBRIN E RI TE AUTORES VENKA CAPA "UNE PREK FRYME"
Faqja 1 e 1
JU PREZANTOJME LIBRIN E RI TE AUTORES VENKA CAPA "UNE PREK FRYME"
JU PREZANTOJME LIBRIN E RI TE AUTORES VENKA CAPA "UNE PREK FRYME"
Libri më i ri poetik “Unë prek me frymë” i autores Venka Capa, me 70 poezi, tingëllon jo vetëm si një këngë dhimbjeje, por pasqyrohet me një larmishmëri gjendjesh poetike, jetësore, ku meditimi dhe imazhet poetike krijojnë struktura emocionale.
Autorja Capa synon të japë bukurinë shpirtërore të njeriut të dashuruar me jetën, pasi autorja vjen nga komuniteti i njerëzve me aftësi të kufizuara, ku shpeshherë ndihen të paragjykuar nga fatkeqësia e tyre. Kjo fatkeqësi njerëzore vjen në këtë libër të dytë poetik nga autorja Capa, me një dashuri të madhe për jetën
Në vend të parathënies
, por shpeshherë, si një personazh emocional, social, me një karakter poetik shpesh kontradiktor të ndjenjave, i mundësive dhe i pamundësive, për të realizuar veten si të barabartë brenda shoqërisë sonë antihumane e paragjykuese. Nga poezia në poezi, autorja shpalos me forcën e shpirtit, dhembjen për njeriun dhe pamundësinë e të dashuruarit. Me këto lirika, Venka Capa depërton në psikikën e njeriut, për të zbuluar anët e errëta të shoqërisë dhe përçmimin ndaj tyre dhe këtë e bën me shumë dashuri e humanizëm. Poezitë e saj në përgjithësi, shprehin filozofinë e jetës, dashurinë me vargje të sinqerta e shumë domethënëse. Ky libër vjen me një apel njerëzor: “Jeta është e shtrenjtë dhe ajo duhet jetuar me të gjithë elementet e saj!”. Ai tregon në çdo kohë, se edhe ne njerëzit me aftësi të kufizuara, jemi njerëz me të drejta të barabarta!
Venka me vëllimin e dytë me poezi “Unë prek me frymë”, tenton të lërë një shenjë në poezinë shqiptare.
Fatime Kulli
1. Pasqyra
Statujë para pasqyrës,
Ngjethen rrudhat,
Thinjat shpirtërore,
Imazhi yt më përqesh,
Trembet në sy pasqyra…
Ciflat bien si gurë,
Hijes së dëshirave,
Shterpë…
2. Jam grua
Hedh vështrimin,
Zbehtësisë së dritës…
Jam cung dru tharë
Përplasur nga fati,
Rrahur nga mëshira,
Në stinë hipokrizie.
Malli që kullos për jetën,
Më dhuron këmbët e lisit,
Lutem para Shën Mërisë:
Jam grua, kam shpresa,
Më vlon dëshirë e shenjtë,
Më hidh një degë të pafaj,
Të lidh dashurinë amësore!
3 Filxhani i kafesë
Filxhani i kafesë mban lëngun e zi,
Cigarja djegien me shtëllunga shpërndan,
Shpirti i afrohet pemës së braktisur,
Era e tërbuar e kohës lëviz rënduar,
Ku këputet, një filiz i njomë lastarë.
Degët të lagura nga lotët e syrit,
Edhe toka rënkon, me një zë grykor,
Nga ky yll që u shua si meteor...
Kënga ka rrëshqitur nga vegla muzikore,
Dëgjoj simfoninë në vaj...
Qielli ka një ngjyrë, që s’është veç blu,
Çarçafë gri nga lart si mantel për mua.
Dielli shpërndan grimca rrezesh të vetëvrarë,
Durimi kërkon zgjatjen e dorës së pa faj.
4 .Pa titull
O atmosferë e rënduar, ajër ndotur,
I pisët, me vizion imagjinar!
Jam në pragun e një pritjeje,
Pranë një porte të mbyllur që mban erë,
Fëlliqësia shikon anembanë zhurmshëm,
Vdekjet na shohin drejt e në sy.
Fjalët e tellallëve janë të pakuptimta,
Tradhtia shkarkon muzgjeve të përhirta...
Po vetmia qan e dhemb, shpirtvrarë,
Pret në stacionin e ardhmërisë së vonuar.
Në fund, mallkimi del nga shpirti,
Për kohën e gjatë të ikjes së gjërave,
Në asgjësimin e një fundi të pafund,
Ku asnjë s’kërkon falje, falje, falje!
5.Njeriu bosh
Teksa eci në rrugë,
Hija e trupit më përndjek...
Kur dielli ka çastin e përndritjes,
Shpresa qesh nën buzë e vrarë,
Në dridhje kënaqësish të pa jetuara...
Vështrimet si shigjeta të mprehta,
Thyejnë shkëlqimin në sytë e mi.
Në rrugë një zonjë e bukur,
Puthte me dashuri qenin e saj...
Afshi kundërmojë ajrin përreth...
Rruga zhvesh krahët e kthesës.
Unë var në degë të vështrimeve,
Përçmimin e njeriut bosh në shpirt.
6.Të kërkoj,
Të kërkoj,
Në sqep të ëndrrës,
Larguar,
muzgjeve të shpëlara….
Të kërkoj
Në kurmin e trëndafilit.
Thyer
Në duar dëshpëruese…
Të kërkoj
Labirinteve të dritës,
Fshehur qelizave...
Të shpirtit tim.
Të kërkoj,
Ankthit të zemrës,
Të më duash kjo që jam,
Shpirtbardhë!
7.Prek një ferr
Pak nga pak, dimri po na shëndete,
Po vjen pranvera, dashnorja e poetëve.
Unë kam zënë radhë në një pllajë,
Ku kanë çelë bisqe lulesh, ndër pemë,
Pemë të buta e të egra.
Afrohem me dëshirë prej zogu,
Të prek një bisk të njomë,
T’ia vë kurorë mbi shpinë
Mëkateve të dimrit...
Por dora më prek një ferr,
Që më drithërojë dëshirën...
Mblodha flokët e dhimbjes,
Peshqesh për pikëllimin!
8. Ngjyer në pafajësi
Jeta ime pelegrin në Sahara,
Zbehtësia e ditëve shoqëria ime,
Nëpër stinë hipokrite.
Shartuar në pemë cungje dru tharë,
Kalema besimi e njomështie,
Me mall limfe dashurie,
Përqeshur nga mëshira.
Mendimi gjezdisë nëpër jetë...
Në rrënjë trungu, hiperbolash,
Nëpër qumështin e gjinjve të mi,
Lodron një dritëz Shën Mërie.
Degë të pa faj në letër,
Të bardhë, e etur shkronja,
Zambak të fshehur ndrojtjes
Jam zog i ngjyer në pafajësi,
Mes fajit të gjitha botëve....
9. Hapësirave të shpresës
Poezisë i dhashë gjakun e frymëzimit,
Vargut i dhashë timbrin e përflakur,
Heshtjen e ofshamës së dhimbjes, rimës.
Plagët që rishfaqen si batica e zbatica,
Metamorfozave të mendjes sime,
Arnuar me penj shpirti të padukshme,
Lidhin fjalët e METRIKES.
Për të shteruar damarët e helmuar,
Që nga lotët s’gjendet as lum për t’i larë,
S’gjendet as një copëz diell për t’i tharë...
Ëndrrat e mia shëtisin zhveshur kudo,
Ndër hemisfera amëfshore,
Metafora si një nimfë më buzëqesh,
Me ëmbëlsi më mat pulset e netëve magjike,
Sublimja gjinore
Duke transmetuar damarëve të bukurën ndjesi,
E lehtas më largon, ngricën dimërore.
Si pishtar ndezur qëndron strofa,
Duke u harlisur shtigjeve hapësinore të shpresës,
Fisnikja, kryeneçe e madhështore…
10. Mall
Vitet e mia ikin, ikin me vrap...
E unë s’i arrijë dot kurrë, me hap.
Portën e jetës hapur e mbaj,
Me shpresën se një ditë e bardhë,
Do të vij të më marrë, si dikur…
Tavolinën e mbaj të shtruar, përherë,
Me vetminë ngre më shpesh dolli,
Nga mëndja s’të shqitet mendimi,
Për të shkretat vite që ikin hije zezë…
11.Lidias
Sa herë të vështroj ty, Lidia ime,
Bota më duket krejt errësirë....
Përtej kësaj bote të ndyrë,
Shoh ngjyrat që komunikojnë me ty,
Të ngjizen ndër gishta dhe bashkëpunoni në heshtje....
Ndërsa ne, komunikojmë me gishta në bebe të syrit...
Shpirti kërkon para Zotit një shpjegim...
U tregua i pamëshirshëm, i pa shpirt!
Ah, e dashur Lidia!, sikur të ndodhte mrekullia,
Të flisje vetëm një fjalë, të dëgjoje vetëm një çast,
Kur në zemrën tënde të trokasë dashuria!
Lidia, dëgjoje fëshfërimën e gjetheve të luleve,
Këngën e zogut që rri në parvaz të dritares tënde!
Lidia, sa bukur shprehesh me penel në dorë,
Pikturat mbushin hollët e ekspozitave nëpër botë.
E suksesit, nuk mund t’i bindesh me zërin tënd:
“Faleminderit ju vizitorë për fjalët e bukura që thatë sot!”
Ah, sa herë e shtrydh në imagjinatën time,
Fjalën magjike, tingullin e shumëkërkuar...
Kur krihesh para pasqyrës në heshtje,
Largohesh e përshëndet me dorën e njomë,
Duke mërmëritur veç me sy....
Pa shqiptuar asnjë fjalë, asnjë tingull...
Si një zogth që lëngon dhe nuk cicëron dot me sy...
Hiret e tua lëvizin si hyjni nëpër shtëpi,
E goja s’e shqipton kurrë, fjalën: Mirëmëngjesi!
12.Në kërkim...
Në kërkim të fjalës së ngrohtë,
Ndjej të më rrahë era e tërbuar...
Në kërkim të mirënjohjes,
Ndjej shuplakat e hekurta...
Në kërkim të mirësisë,
Takojë shpirtgur, të kullandrisur.
Në kërkim të fjalës së bekuar “dashuri”,
Dëgjojmë helmin e fjalëve vrastare!
Në kërkim të vetvetes,
S'do rresht kurrë!
13.Loti
Lot i hidhur,
Lot i bekuar,
Lot i bardhë,
Lot i zi!
Luan me zemrën time,
Po unë të ndjej,
Nuk të mbaj mëri!
14.Nuk kam urryer kurrë
“Dashuri”, jam robinjë e flaktë nën pushtetin tënd,
Ëmbëlsinë e ndjenjës dua ta pikturojë hijeve të poezisë,
Të kundrojë frymëzimin e çastit ndër vargje.
Ah, kjo jeta ime, sa e vështirë paska qenë!
Më mbylli në mure të mëdha pamundësie,
Me fatin e destinuar për të vuajtur, pa faj.
Me inferioritetin kacafytet, ëndërron e flet,
Brenda mureve gur, hije ligj, gojë hidhur e shpirtlig.
Ma kanë përfol, paragjykuar edhe tallur shumë,
Më kanë rrëzuar, më kanë shkelmuar, prapë jam ri ngritur,
Të mirat e të këqijat si rrodhe nuk më janë ndarë.
Ah, sa më kanë bërë të vuaj, më kanë ndjek në çdo hap,
Por me zemrën time ndjehem mirë, se brenda këtij burgu.
Unë jam robinjë e dashurisë, jam grua dhe dua të dashuroj,
Nuk kam asnjë faj që ëndërroj, atë që më mungon!...
S’kam faj unë, që në sferën e thellë shpirtërore banon mirësia,
E në tempullin e lartë, është hyjnore vetë dashuria.
Sa bukur rrëshqasin vargjet, për të shenjtën dashuri,
Në thelb të zemrës, gjithnjë dua të kem vlerë si njeri,
Pasi kam dashuruar, kam gabuar, kam vuajtur shumë,
Por edhe nga gabimet kam nxjerr mësime në jetë,
Edhe pse më kanë bërë të vuaj, s’e kam humbur toruan,
Zemra ime nuk ka urryer kurrë, kurrë...
Në të kam varur çelësin e mirësisë që shkëlqen!
Pregatiti:Kujtim Stojku
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi