Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi-varroset sipas amanetit

Shko poshtë

Teki Dervishi-varroset sipas amanetit Empty Teki Dervishi-varroset sipas amanetit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 03, 2011 9:44 pm

Teki Dervishi-varroset sipas amanetit 1-sipas-amanetit

Teki Dervishi-varroset sipas amanetit

Kastriot Shehdadi
Lamtumirë në përjetësi


Shkrimtari, dramaturgu, poeti, publisicti dhe drejtori i gazetës kombëtare “Bota Sot”, Teki Dervishi në pasditën e së dielës është varrosur në Gjakovë, në vendlindjen e tij, afër varreve të Selman Rizës dhe Din Mehmetit, aty tek hapësira e posaçme në varrezat e qytetit në Gjakovë, përjetësisht do prehet! I përcellur sipas amanetit të tij vetëm nga anëtarët e ngushtë të familjes, shumë qytetarë, miq, të njohur, dashamirë të letërsisë dhe publicistikës, por edhe admirues dhe miq të përbashkët të qëndrimeve kombëtare të Teki Dervishit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në të pamen e hapur nga familja. Amaneti i Tekiut për varrim vetëm nga familjarët e ngushtë u respkektua. Nuk pati njoftime publike përmes letrave nekrologe në qytet për ditën dhe kohën e varrimit, derisa ajo ishte bërë e ditur në të përditshem “Bota Sot” ku Teki Dervishi ishte i lidhur nga themelimi e deri në ikjen fizike të tij! Ndërkohë lum i madh qytetarësh nga gjitha hapësirat e Kosovës, në mesin e tyre edhe krijues, aktorë, politikanë, aktivistë dhe të tjerë shprehnin ngushëllimet familjarëve të tij. Pa akademi përkujtimore, pa fjalime mortore, pa nekrologji, Tekiu, me ikjen fizike la krijimtari të begatë, la produktivitetin e çdoditshëm letraro-publicistik, la brengën për Kosovën dhe shqiptarët, që kudo dhe ngado i kishte me vete, bashkëjetonte, bashkëvuante, kritikonte, si individualist, jashtë logjikës së konformizmit, jashtë inercionit, por me trajtimin e çështjeve shqiptare nga thelbi, nga identiteti kombëtar dhe kulturor, si kundërshtues i vendosur i asimilimeve, qëndrimeve dhe begatimeve të qenies shqiptare.. I varrosur aty pranë Erenikut, rrëzë Çabratit dhe jo larg Mejes së terrorizuar në luftën e fundit në Kosovë, Teki Dervishi, pas disa ditë qëndrimi të trupit të tij në morgun e spitalit në Gjakovë në pritje të familjarëvë mërgimtarë, me pak njerëz familjarë në lamtumirën e fundit, pa fjalime, por tek mendjet dhe zemrat e shumë qyterarëve aty në të majtë të hyrjes tek varrezat e qytetit trupi i tij përgjithmonë do të pushojë, derisa shpirti dhe veprat e tij na mbeten neve, të gjallëve fizikisht si motiv dhe inspirim për qëndrim vertikale në jetë, edhe atëherë kur jishte i braktisur. Teki Dervishi, na la lamtumirën, na e la një vepër të madhe si krijues dhe shqiptar.

>> Ndërroi jetë Teki Dervishi, drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot” >> Komente (111)

>> Vdekja nuk është fjala e tij e fundit

>> Dielli nuk ndrin dhe verë s’ka më!

>> Teki Dervishi niset për parajsë

>> Ngushëllimet e Don Lush Gjergjit

>> Teki Dervishi, Princi i letrave shqipe
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi