Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lamtumirë ideolog!

Shko poshtë

Lamtumirë ideolog! Empty Lamtumirë ideolog!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 03, 2011 9:52 pm


Lamtumirë ideolog!

Lamtumirë ideolog! 444Tekia


Lajmi më tronditës dhe më kobtar që ka përjetuar gazeta jonë ndonjëherë dhe bota shqiptare, është kumti për shuarjen e Teki Dervishit. Askush nuk e priste një ndarje kaq të shpejtë, as ne kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, dhe mbase as ju lexues tanë të dashur dhe para së gjithash lexues të Teki Dervishit.

Asnjë fjalë, asnjë epitet dhe të tëra bashkë nuk e përmbledhin dot personalitetin e tij, por nuk na e shprehin dot as dhembjen për Ty Teki.

Një aureolë energjie, konsistence dhe fuqie të papërshkrueshme të përshkonte gjithherë, të cilat kurrë nuk e dinim se nga të buronin dhe si nuk kishin fund. Kjo e bënte edhe më të pabesueshme se ju do të kishit një jetë të shkurtër, kur mbijetuat që në rini vuajtjet e burgjeve më tronditëse dhe më shtypëse të komunizmit dhe të serbizimit. Një vuajtës i burgut më famëkeq, i “Golli Otokut”, besonim se edhe kësaj here do ta mposhtte vdekjen! Por, kjo humbje të drithëron zemrën dhe të tërbon shpirtin, se si këta njerëz si Ti, na lënë aq shpejt!

Nuk e prisnim ndarjen tënde, sepse tani e kuptuam, në ditët tuaja të fundit të jetës, teksa po luftoje me sëmundjen, dhe dukej se ishe përmirësuar, ishe bindur se do të rifilloje punën, duke qëndruar ditën në punë duke sfiduar jetën dhe natën sfidoje sëmundjen, vdekjen. Ndërkohë, që dhembjet të kaplonin, ti shtrëngoheshe dhe premtoje të na ktheheshe, ashtu siç ne këmbëngulnim që ti të vazhdoje betejën për kombin, për hir të tij... ta fitonim lirinë, Pavarësinë e njëmendët, të paokupueshme, dhe të paprekshme nga të tjerët, kushdo qofshin ata, madje edhe po të ishin miqtë tanë! Dhe nga këndej të vazhdonte shtegtimi për ta bërë atdheun një, Shqipërinë një dhe të pavarur! Ëndrrën e ëndrrave stërgjyshore, të ngritur nga rilindësit Samiu, Naimi, De Rada, Pasho Vasa, Hoxhë Tahsini, Jani Vreto... të vazhduar nga ideologë të tjerë të mëdhenj, si Konica e Noli, të përjetësuar edhe në letërsinë e tyre, ashtu siç bëri edhe Fishta e Lasgushi, apo në politikë Ibrahim Rugova, përkrah këtij panteoni Jeni dhe do të Mbeteni, paçka se po të na shihnit duke shkruar këto, nga modestia juaj e pakrahasueshme do të na qortonit. Por, ky është vetëm një fillim i një lamtumire që kurrë nuk përfundon ashtu siç njeriu s’e mendon dot, përderisa ke afër një njeri të tillë të paarritshëm dhe të papërsëritshëm, jo për fatin e tij, por para së gjithash për fatin tonë.

Edhe atëherë kur njerëzit besuan se liria kishte ardhur, ai na dëshmoi se ende ishte larg nesh, se rruga për realizimin e ëndrrës së shtetit sapo kishte zënë fill pas 12 qershorit të 1999-ës. Dhe ashtu ishte siç kishe thënë Ti, tani “po shihet një dritë në tunel!” Por, pamjen e saj na e mundësove Ti! Dhe kur ajo rreze do të ndrijë, pjesë e saj do të jesh!

Por, një vdekje e tillë, të shëmton jetën, të lë në gjysmë rrugën e kombit, dhe s’ke se si nuk shpreh veç dhimbjes së papërballueshme edhe shqetësim, për të mos u pajtuar me fatin fatlig, ndërsa kërkon të gjesh edhe ngushëllim.

U mbyll një gjysmëshekulli shkrime letërsi: poezi, prozë, roman, dramë, humor e satirë, si dhe publicistikë, por për të mbetur të paharruara dhe të përjetshme. Po ta kishim njohur nga larg, do të kishim thënë një fund jete që nuk ka se si të mbyllet më mirë, 50 vjet krijimtari të pandërprerë si një uragan i përhershëm, duke pasur në thelb ndërtimin e jetës dhe të ideologjisë kombëtare shqiptare.

Padyshim Tekiu ishte ideologu i fundit në Kosovë dhe mbase në gjithë shqiptarinë që lidhte ideologjinë e Rilindjes Kombëtare me të sotmen dhe me të ardhmen. Po kush do të mund ta lidhë të nesërmen tonë, pas Tij? Kjo është dhembja për Kosovën dhe për të gjithë ata që do të vazhdojnë ta quajnë veten shqiptarë.

E lehtë të qoftë toka e Kosovës, për të cilën u shkrive, paqja e përhershme qoftë mbi Ty! Lamtumirë Teki Dervishi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi