Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:LEJLEKU I VOGËL I FLORINJTË

Shko poshtë

Viktoria Xhako:LEJLEKU I VOGËL I FLORINJTË Empty Viktoria Xhako:LEJLEKU I VOGËL I FLORINJTË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 04, 2011 10:30 am

Viktoria Xhako:LEJLEKU I VOGËL I FLORINJTË 203184_100000525636701_4332377_n
Viktoria Xhako:LEJLEKU I VOGËL I FLORINJTË
………. -Të kam sharë, - dëgjoi një zë të njohur, po shumë pak të dëgjuar.
G. ishte në oborrin e Muzeut Lenin – Stalin me dy shoqet e saj të fakultetit, Peçën dhe Donën. Deshën të bënin një foto në mes të atij gjelbërimi. Kërkonin fotografin. Mes gjelbërimit, në vend të fotografit, mbiu „ai“, me sytë e tij blu të thellë, me zërin e ngrohtë.
-Pse? – e pyeti ajo, e turpëruar përpara shoqeve.
-Që ndërrove fakultetin.-
Pastaj qeshi kur pa turbullimin e saj. Sa bukur qeshte! Si një gurgullimë ujëvare. Mollëzat i shkëlqenin si dy diej,dhëmbët e rregullt, dy të parët me pak hapësirë në mes, konturonin pas buzëve të nxehta. Qëndruan përballë njëri - tjetrit. Të heshtur. Fshehur në atë gjelbërim. Shoqet matanë vazhdonin të kërkonin fotografin. G. nuk dinte ku t`i çonte sytë. Ai e shihte ngultas. Pemët fëshërinin. Biseda nuk ecte. Ajo donte t`i fliste, t`i tregonte. Po çfarë? Ndruhej. Sytë e tij blu të thellë vazhdonin ta shihnin, duke u mbushur me trishtim. Nxori nga xhepi diçka të vogël, i mori G. dorën me pëllëmbën të hapur, ia lëshoi dhe pastaj dorën ia mbylli grusht.
-E kisha porositur kohë më parë, - tha, - me një mbeturinë dhëmb floriri që kishte nëna ime. Është një lejlek i vogël. Mendoja se një lejlek është patjetër një kthim, kur ngrohet moti.-
Buzëqeshi, po sytë i mbetën të trishtuar. Bluja e tyre, thellësi detesh, u shndërrua në thellësi oqeanesh.
-Ika, -tha, duke i prekur lehtë supin, sikur të kishte frikë se mos e kishte dorën të rëndë dhe e vriste. Iku, pa e kthyer kokën. G. i doli një psherëtimë e thellë nga gjoksi. Lulishtja ishte e mbushur me zogj, që cicëronin gëzueshëm. Njëri, i vogël fare, u ul në tokë. Filloi të ecte me nxitim pupthi. Sa i vogël, dhe ecën. G. qeshi me zë. Ai u kthye menjëherë. Eci drejt saj shpejt dhe me hap të vendosur. Ia hapi grushtin. Zbërtheu lehtësisht mbërtheckën e vogël, kaloi pas kurrizit të saj dhe ia mbërtheu në qafë po aq lehtësisht. G. preku mbi gjoks lejlekun e vogël. Ai po vonohej me duart në qafën e saj. Disa sekonda. Ia kish mbështetur kaq lehtë, sa ajo pothuaj nuk po i ndjente.
-Rri, rri edhe pak,- thirri ajo pa zë. – Të dua sa 12 milion arinj të bardhë! –
Befas u trondit. Ç`po bënte aty vetëm me një person kaq pak të njohur? Lart, në qiellin e kaltër të asaj dite të bukur prilli, një reaktiv po linte gjurmën e tij të bardhë.
-Ika, - tha ai.
G. e mbajti nga dora. Me shpejtësi hapi çantën, nxori stilografin „Parker“, që ia kishte falur babai dhe ia la në pëllëmbë.Pa folur. Pa e shikuar në sy. Ajo nuk shkruante më.
-Ika,- tha ai për së dyti.
Asnjë fjalë më tepër. Me të njëjtin hap të vendosur, me të cilin u afrua. G. e ndoqi me sy. Ai, pa kthyer kokën, ngriti dorën lart në shenjë përshëndetjeje, sikur ta dinte që ajo po shihte kurrizin e tij. Humbi në mes të gjelbërimit.
G. vuri dorën në qafë dhe përkëdheli lejlekun e vogël, të florinjtë. Si do ta mbante? Nuk do ta hiqte kurrë nga qafa. Rrobat e saj ishin me fyt të mbyllur. Do ta mbante poshtë tyre. Rrobë gjumi nuk kishte. Ajo flinte me një bluzë dite me fyt të mbyllur. Sa të kalonin kohët e para. Po sikur ky lejlek i vogël ta kthente? Sepse ishte një lejlek floriri, flori nga një mbeturinë dhëmbi e nënës së tij.
Pastaj nuk duhej të harronte të shkruante pas fotos 26 prill 1969. Në atë foto ku ajo doli me kokën ulur, me shikimin në tokë.
E enjte 12 maj 2011 ora 21:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Rreshtat e fundit që munda të shkruaj për romanin tim.

Viktoria Xhako:LEJLEKU I VOGËL I FLORINJTË 262157_239392482754938_100000525636701_976052_8112645_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi