Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Lamtumirë

Shko poshtë

Valon Beqiri:Lamtumirë Empty Valon Beqiri:Lamtumirë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 04, 2011 10:56 am

Valon Beqiri:Lamtumirë 275056_100000406115855_6081038_n

Valon Beqiri:Lamtumirë

Ftoht, kokëulur radhiten rreshtat,
edhe këtë poezi e godet nji trajtë,
ulet vlera dhe marr pamje tjetër,
si një punëtor që shet dhimbje n'strajcë.

Fshihem përbrenda lëkurës e përpijhem,
po që përplot mëkate mbushet fleta,
një dhurat hyjnore e nënshtruar t'ndahet,
vetëm ta shihja mirë çdo ditë vdeksha.

Ah sa e rëndë ftesa e ndarjes,
me gjunjtë e saj përplasesh n'dysheme,
instikt vrasës kjo shprehje e plagosur,
në një formë tjetër bëhesh i gjithi dhe.

Skajeve, derdhen ndjenjat e hershme,
në trotuare shoh dërrasën e vjetër,
aty ku i mësova rrugët e natës me atë,
më bëri ta gjuaj si një tregim n'letër.

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi