Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PILO ZYBA:KUR BOTA FLE

Shko poshtë

PILO ZYBA:KUR BOTA FLE Empty PILO ZYBA:KUR BOTA FLE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 04, 2011 1:23 pm

PILO ZYBA:KUR BOTA FLE 261696_159056657496518_100001765539834_305229_2930489_n

PILO ZYBA:KUR BOTA FLE

Kur bota fle mbi shtrat endrrimesh,
Deshirat prehen dale - ngadale,
Me lindin lirika mendimesh
Mbi nje portret qe ngjet i gjalle...

Dhe vargje mbledh, dhe kenge thur,
Per syte e bukur te kristalte,
Me shpirtin ndezur, bere zhur
Me mall e ndez, me flake te arte.

Portreti qesh, portreti hesht,
Derdhur me germa neper flete,
Dhe peshperit si fllad ne vresht:
- Me vargun tend se ke te leht...

- Se ke te lehte, se shpirti im,
Iken nga vargu sepse ka krah,
Kerkon nje enderr, nje fluturim,
Ne qiell hapesirash te medha.

Por une nuk resht, qendroj mbi flete,
Vargun skalis, me mall, durim...
Ndoshta kjo kerkon nje jete
Por qenka dhe nje rruge pa kthim...

Ngaqe portretin e dua prane,
Si tingull, vargun qe ka kenga,
E ndjek ne qiellin e pa ane,
Ta kap ne shpirt, ta ve ne endrra...

Kur ta qendis ne buze e sy,
Vargjet kur ti mbush me jete,
Eja ta shohim bashke te dy,
Ne valle do jete si i vertete...

Dhe me pastaj, enderra ime,
Pikturen merr gjith gaz e shend,
Dhe lere aty prane zemres time
Te bukurin, portretin tend...

Qe lumturon, por dhe te cmend!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi