Një biznesmen dhe novator shqiptaro-amerikan në Miçigan
Faqja 1 e 1
Një biznesmen dhe novator shqiptaro-amerikan në Miçigan
Një biznesmen dhe novator shqiptaro-amerikan në Miçigan
Një biznesmen shqiptar në Miçigan thotë se i është dashur të punojë shumë për të realizuar ëndrrën e tij amerikane. Simon Palushi - një inxhinier nga Trieshi i Malësisë, ka krijuar një numër produktesh të reja që shiten me sukses në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në shtëpinë dhe në zyrat e Palushit për të biseduar dhe për t’u njohur me novacionet e tij. Simon Palushi të befason me pasionin me të cilin flet për produktin e tij të ri.
"Produkti ynë më i ri dhe më i mirë quhet DiamaBrush, i cili po e revolucionarizon industrinë e mirëmbajtjes së dyshemeve prej materiali inert. Është një lloj furçe e pajisur me diamant, me të cilën mund të pastrosh sipërfaqe të ngurta që më parë nuk pastroheshin dot. Produkti u shkon rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë në të gjithë Amerikën, si Home Depot, Costco dhe Walmart”.
Simoni na tregon se firma e tij Epoxi-pro, ka një patentë për këtë abraziv që ua zgjat jetën sipërfaqeve prej çimentoje duke i bërë të shkëlqejnë si granit. Është një produkt që, sipas Simonit, mund të sjellë fitime prej miliona dollarësh.
“Me produktin e ri, ne mund ta përpunojmë një sipërfaqe çimentoje tepër të vjetër dhe me njolla, duke e shndërruar atë në një sipërfaqe po aq të shkëlqyeshme sikur të ishte në Taxh Mahal, pra që të ndriçojë dhe të duket si granit. Një punë që do të kërkonte për shembull 10 orë, ne mund ta bëjmë për 10 minuta me teknologjinë e re”.
Simoni erdhi në Shtetet e Bashkuara nga fshati Triesh i Malësisë kur ishte vetëm tetë vjeç.
Një nga gjërat më të rëndësishme është të kesh një edukim të mirë. Babai im, ashtu si edhe në rastin e emigrantëve të tjerë erdhi në këtë vend për një jetë më të mirë. Këtë ishin njerëz që kishin shumë energji dhe erdhën këtu me një mision. Dhe kjo ishte një nxitje për njerëz si unë që të përmirësonin vetveten dhe të realizonin diçka.
Prej vitesh ai punon për krijimin e produkteve të reja, si abrazivët, bojërat dhe materialet plastike, të tilla që nuk njihen në tregun amerikan. Klientët e tij janë kryesisht kompani të mëdha, ato që bëjnë pjesë në grupin e të ashtuquajturit Fortune 500. Simoni e nisi gjithçka me një ëndërr.
“Çdo njeri ka ëndrra. Por është fakt se në botën e sotme nuk mund të kesh një ëndërr dhe të zgjohesh mëngjesin tjetër me dëshirë të realizuar. Disa herë, këtë ëndërr duhet ta ushqesh me vite të tëra, sepse duhen vite për të krijuar një produkt të ri. Do të ketë ditë kur gjërat nuk shkojnë mirë… Njerëzit ndonjëherë humbasin besimin por ka rëndësi që të mos i ndahesh ëndrrës që ke”.
Simoni është shumë i lidhur me komunitetin shqiptar të Miçiganit, ku jetojnë një numër i madh njerëzish të ardhur nga Malësia. Sepse ai mendon se rrënjët janë shumë të rëndësishme, janë identiteti i njeriut.
Kur arrin diçka dhe bëhesh pjesëtar produktiv i një komuniteti, kjo të bën të ndihesh mirë, sepse kështu ndihmon për krijimin e një atmosfere të mirë dhe i bën të tjerët krenarë.
Simoni nuk është njeriu që vetëm fiton, por një pjesë të fitimit e përdor për të ndihmuar të tjerët. Është sidomos i angazhuar në çështjen e personave me paaftësi fizike.
“Unë vetë kam një fëmijë me nevoja speciale prandaj jam shumë i ndjeshëm ndaj këtyre gjërave. Ndoshta ky është një faktor që më ka shtyrë të punoj më shumë”.
Kur i përmend fshatin e lindjes, Simoni emocionohet. “Nuk e dija se çfarë më mungonte. Nëse do t’i jepja dikujt ndonjë këshillë, do t’i thosha: merri fëmijët dhe çoji të shikojnë vendlindjen. Unë isha 8 vjeç kur u largova. Tani i dërgoj fëmijët rregullisht atje dhe ata ndihen si në shtëpinë e tyre. Ne kemi në plan të ndërtojmë një shtëpi në Malësi. Disa njerëz kanë filluar ta quajnë atë pjesë të Ballkanit një Montekarlo e re. Është një vend i bukur dhe njerëzit janë shumë më të relaksuar”.
Nën shiun e dendur të Miçiganit, Simoni na fton të shikojmë fabrikën e tij në Madison Hights.
“Nuk ka gjë më të gëzueshme se sa të krijosh një produkt dhe ta hedhësh krijesën tënde në treg. Hera e parë që unë e arrita këtë, ka qenë kur produkti im iu shit rrjetit Home Depot. Në atë kohë, Home Depot kishte vetëm 500 dyqane por ky ishte gjithsesi rrjeti më i madh në botë i shitjes së materialeve të ndërtimit”.
Deri tani Simoni ka nxjerrë mbi dhjetë produkte të reja. “Sot nuk mund të dalësh në treg me një produkt që thjesht zëvendëson një tjetër. Duhet të sjellësh diçka të re, të jesh në gjendje t’i tregosh konsumatorit se përse ai duhet ta blejë atë”.
Lidhur me Shqipërinë, Simoni uron që ajo të ecë sa më shpejt në rrugën e zhvillimit por thotë se vendi ka nevojë të prodhojë. “Një vend nuk mund të shkojë shumë larg në qoftë se është i orientuar drejt shërbimeve. Një vend ka nevojë të prodhojë. Shqipëria ka shumë lëndë të para. Ajo ka gjithashtu njerëz shumë të aftë. Shqiptarët janë shumë inteligjentë. Ata vijnë në këtë vend dhe brenda pak vitesh arrijnë të bëhen pjesë e klasës së mesme”.
Por ai mendon gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për më shumë politikanë të përgjegjshëm.
“Çdo vend është si një familje. Në qoftë se një kryetar i familjes nuk është i përgjegjshëm, familja nuk përparon. E njëjta gjë edhe me shtetin. Duhen zyrtarë të mirë që kujdesen për vendin dhe për popullin e tyre. Kur ke zyrtarë të tillë, kjo do të sillte ndryshimin e madh.”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi