Jahjaga: Me sekretaren Klinton biseduam për avancimin e njohjeve
Faqja 1 e 1
Jahjaga: Me sekretaren Klinton biseduam për avancimin e njohjeve
Jahjaga: Me sekretaren Klinton biseduam për avancimin e njohjeve
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, mori pjesë në një konferencë në Lituani, me temë "Gratë dhe roli i tyre në forcimin e demokracisë-praktikat më të mira." Zonja Jahjaga ishte një nga panelistet në sesionin "Lufta kunder dhunës ndaj grave dhe trafikut njerezor". Në mbyllje të konferencës Presidentja e Kosovës pati një takim me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Klinton. Zëri i Amerikës i mori një intervistë presidentes Jahjaga.
Zëri i Amerikës: Zonja Presidente, ju ndodheni ne Lituani për të marrë pjesë në konferencën "Gratë ndihmojne ne rritjen e demokracise. Praktikat më të mira", një aktivitet i organizuar nga presidentet e Lituanise dhe Finlandes. Ju keni qene edhe nje nga diskutueset ne panelin "Lufta kunder dhunes ndaj grave dhe trafikut njerezor". Cilat jane disa nga çështjet që keni theksuar në diskutimin tuaj? Çfarë përvoje keni sjellë atje nga Kosova?
Presidetja Atifete Jahjaga: Ishte kjo një konferencë e rëndësishme, në të cilën unë, si Presidente e Kosovës, fola për përvojat e mira të vendit tim për të përmendur kuadrin ligjor, kapacitetet parandaluese, praktikat e qëndrimit të opinionit dhe pasojat e rënda të trafikimit të qenieve njerëzore. Përvojat e Kosovës u vlerësuan nga pjesëmarrësit dhe hynë në përfundimet e Konferencës, ku u tha se Republika e Kosovës ka përfaqësim të mirë të femrës në kuvendet komunale, në Parlament dhe në qeveri. U vlerësua grupi grave deputete, jo vetëm si nismë në harmonizimin e qëndrimeve, por edhe në ç’tensionim e raporteve ndërmjet partive politike dhe në fuqizimin e rolit të gruas, por sidomos në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Zëri i Amerikës: Dje pasdite, në mbyllje të konferencës ka diskutuar edhe Sekretarja Klinton, me të cilën mbrëme keni patur rastin të takoheni dhe bisedoni veças. A ka qenë temë e bisedës konferenca, apo edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën?
Presidetja Atifete Jahjaga: Takimi me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton ishte miqësor dhe shumë i përzemërt. Biseduam për qasjen e re ndaj Kosovës, për politikën unifikuese, në përfaqësim të interesave kombëtare dhe shtetërore dhe që duhet të luajë Kosova në rajon si faktor i paqes dhe stabilitetit, por edhe si kontribuese dhe iniciuese e proceseve demokratike. Po ashtu me sekretaren Klinton biseduam për avancimin e procesit të njohjeve, për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve dhe për rëndësinë e përshpjetimit të procesit të anëtarësimeve të Kosovës në të gjitha organizatat rajonale dhe globale. Unë po ashtu e falenderova sekretaren Klinton për ndihmën e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe i shpreha përkushtimin tim dhe të popullit tim që të avancojmë idealet e lirisë, të avancimit të proceseve demokratike dhe të integrimeve euroatlantike.
Zëri i Amerikës: Zonja Presidente, sot zhvillohet një raund i ri bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky i fundit është i interesuar të prekë çështje politike në këto bisedime, ndërkohë që Kosova ka thënë që bisedimet do të jenë vetëm teknike. A rrezikon të ndryshoje agjenda e bisedimeve?
Presidetja Atifete Jahjaga: Shikoni, ky është një proces dialogu mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i ndërmjetësuar dhe i lehtësuar nga BE dhe i përcaktuar me një rezolutë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Po zhvillohet dialog mes palëve të barabarta dhe po synohet të gjehen zgjidhje për disa çështje të konsideruara teknike e që ndikojnë në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, të cilat janë të rëndësishme për të dy shtetet e të dy popujt. Unë besoj në suksesin e këtij dialogu dhe angazhimi mqë për arritjen e marrëveshjeve, zgjidhja e çështjeve që janë objekt i dialogut, tregon gatishmërinë e institucioneve të Kosovës dhe të Serbisë, që nëpërmjet bisedash t’i normalizojnë marrëdhëniet mes tyre. Këto janë bisedime teknike, sepse koncepti parimor është i qartë për të dy vendet, duke respektuar kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, dhe duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të secilit vend. Kjo do të krijojë kushtet, që në periudhë të afërt të bisedojmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, duke pranuar njëri tjetrin dhe duke nënshkruar marrëveshje ndërshtetësore, si dhe duke shkëmbyer ambasadorët, gjë që Kosova e ka bërë dhe po e bën me të gjitha shtetet fqinje. Po ashtu, republika e Kosovës nuk do të bisedojë me askënd për ndarje territoriale, për shkëmbim territoresh e popullatash, që është sanksionuar me ligjet e Republikës së Kosovës. Ky është edhe mandati im si president e vendit, që del nga legjitimiteti që më është dhënë nga populli.
Zëri i Amerikës: Përpjekjet e Kosovës për t'u integruar në BE, a i pengon fakti që atë nuk e kanë njohur të gjitha vendet e Bashkimit? A prisni që kjo situatë të ndryshojë?
Presidetja Atifete Jahjaga: Po Laura, edhe për këtë çështje bisedova me mikpritësit në të gjitha takimet bilateral, duke theksuar se mosnjohja e paravëësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së nuk duhet të jetë pengesë e procesit të qartë të përcaktimit të rrugës së integrimit të Kosovës në BE. Sepse Kosova nuk ka dhe nuk mund të ketë alterantivë tjetër. Përveç që të bëhet anëtare e BE-së dhe në relacionet e veçanta miqësore me SHBA, perspektiva e të gjithë rajonit është që të shkojmë përpara dhe jo të kthehemi në të kaluarën. Dhe Kosova, edhe Serbia, duhte t’i ndihmojnë njëra tjetrës e jo të pengojnë njëra tjetrën në rrugën e integrimeve evropiane.
Zëri i Amerikës: Si mendoni se mund të zgjidhet çështja e veriut, ende të paintegruar me pjesën tjetër të vendit?
Presidetja Atifete Jahjaga: Nuk ka çështje të veriut, kemi problem të caktuar në tri komuna me shumicë serbe, që gjeografikisht ndodhen në very të territorit të Republikës së Kosovës. Këtë e kemi trajtuar dhe do ta trajtojmë si çështje të popullsisë e jo si çështje territoriale, sepse komuniteti serb janë qytetarë të Republikës së Kosovës, garantojnë të gjitha të drejtat kushtetuese dhe ligjore. Komuniteti serb në pjesën më të madhe është integruar në institucionet e Kosovës në nivelin komunar dhe atë qendror dhe po jep kontribut të rëndësishëm në shtetndërtimin dhe avancimin e proceseve demokratike të vendit tonë. Me kohë do të kemi edhe rezultate konkrete të integrimit të struktave lokale të komunave me shumisë serbe, ashtu si çshtë përcaktuar në pakon e Marti Ahtisarit dhe me kushtetën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar dhe të gjitha zgjidhjet në realizimin e respektimti të të drejtave të komuniteteve zbatohen dhe do të zbatohet praktika e zgjidhjes evropiane. Kjo nuk është pjese e asnjë marrëvshjeje, por pjesë e respektimit të ligjit, të parimeve dhe të drejtave ndërkombëtare.
Zëri i Amerikës: Zonja Presidente ju faleminderit për intervistën.
Presidetja Atifete Jahjaga: Me kënaqësi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi