Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nebih Bunjaku:E VETMUAR NË MESNATË

Shko poshtë

Nebih Bunjaku:E VETMUAR NË MESNATË Empty Nebih Bunjaku:E VETMUAR NË MESNATË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 04, 2011 10:19 pm

Nebih Bunjaku:E VETMUAR NË MESNATË 264148_2160133611206_1482529074_32344293_238202_nNebih Bunjaku:E VETMUAR NË MESNATË 187254_1482529074_7974913_n

Nebih Bunjaku:E VETMUAR NË MESNATË

E vetmuar në mesnatë
i thur ëndrra jetës sime
si të dal nga kjo lëngatë
mos të mbytem në vajtime

fillikat unë jam jetime
porsi bimë n’dritë të hënës
pa ngushëllim pa ledhatime
ëndrra fle n’prehër t’nënës

derë më derë për një kafshatë
më këndon mideja buzët çarë
në zemër shpirti kam acar
në burim syri lotin e tharë

nga vetvetja e braktisur
edhe koha më ka harruar
midis balte – e zalisur
nga trishtimi e trishtuar

prindërve të mi të rivarrosur
për ngushëllim nga një kurorë
jeta e tyre paska aq vlerë
sa dordoleci në shi e në borë

nga një lule në cep të varrit
qiriun ndezur në cepin tjetër
ua vë ditëve të pazarit
kur m’i falin miqtë e vjetër

se liria qenka akull
ëndrrën ende s’e ka shkrirë
me dëshmorët bën biznes
ëndrrën n’ëndërr ma ka ngrirë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi