Ramiz Kelmendi:A KA MORAL POLITIKA?
Faqja 1 e 1
Ramiz Kelmendi:A KA MORAL POLITIKA?
Special për lexuesit e faqes sonë
A KA MORAL POLITIKA?
Ramiz Kelmendi
Pa marrë mundin të çapis e të bredhëris nëpër leksikone e enciklopedira botërore për të parë se ç’interpretime, shpjegime e gjykime i kanë bërë mendimtarët e mëdhenj moralit, në përgjithësi, e pale pastaj higjienës së moralit, në veçanti, unë i mora jo pak lakmi mikut tim, sociologut dhe filozofit, akademik Ekrem Murtezait. Jo vetëm për Fjalorin e tij unikal të filozofisë, sa për bagazhin e tij shumë të pasur - njohës e shkencor - pikërisht në këtë fushë.
Ja që shtysa (që të mos them “spuntoja” si ndonjë i moderuar matanë gardhit!), një shtysë pothuajse e dhunshme, për të shkruar këtë kolumne ishte lakmia ime për t’u “fërkuar”, qoftë edhe shkarazi, me pyetjen e të gjitha pyetjeve prej shekujsh: A KA MORAL POLITIKA?
Ç’është e vërteta, unë as idenë e kam se për ç’soj insanësh e pati Noli, edhe pse zuri ngoje ndonjë Maliq Bej, Gani Bej a Faik Bej. Të tërë bejlerë. Po ama, shkurt e shqip, i quajti “rytbexhinj” dhe “ylefexhinj”. Ca syresh, tha, e bëjnë për “rytbe” (demek: për pozitë). Ca të tjerë, shtoi, e bëjnë për “ylefe” (demek: për para). Shkurt fjala, do thoja unë: “rytbeja” dhe “ylefaja” (demek pozita dhe paraja) barazi: sefaja!
Po ama një gazetar, botuesin e “Dritës” së Sofjes, Shahin Kolonjën, “Arnautin”, dhëndrrin e Naimit (i mori të bijën për grua), Noli e paskësh çmuar nga jo pak të tjerë, veçan “rytbexhinjsh” dhe “ylefexhinjsh”. Në një letër dërguar një miku të tij, ai shkruante: “Në e nderonj Shahinë, e nderonj nukë se është journalist, nukë se di të shkruajë, po se është i pari që ka lënë y l e f a n ë… duke flijuar interesat vetjake” (nënvizoi Noli). Pothuajse e njëjta gjë u tha edhe për Hasan Prishtinën e Abdyl Bej Frashërin (dhe jo vetëm), se harxhuan pasurinë e tyre për shtetin, e sot këta harxhojnë pasurinë e shtetit - për vete”.
Ti do më thuash tashti: ik ore, mos na lodh me gjepura të shkuara e të harruara, jemi në mijëvjetshin e tretë, heu! S o t dhe k ë t u kanë ndërruar gjërat rrënjësisht. Kemi shtetin tonë! Kemi pavarësinë! Kemi lirinë! Kemi demokracinë. Jemi Republikë, kupton ti? E ç’ne, me ç’ujë dhe në ç’mulli po na bluan këto tersllëqe e tërte-vërte tua?!
Pa kapitalin e disa opinionistëve, analistëve, komentatorëve, debatuesve, panelistëve dhe kolumnistëve të kësokohshëm (bile për këta nuk vuajmë dhe nuk hjekim keq!), i infektuar leximi e ndjekjeje (dhe jo “përcjelljeve”, sepse programet radio-televizive dhe gazetat nuk “përcjellen”, por ndiqen, shikohen, dëgjohen dhe lexohen), unë jam vaksinuar me kohë nga gripi - i medieve (e jo i derrave!).
Po ç’t’i bëj krimbit aq kërshërizgjues sa të mos vë re, të lexoj, të dëgjoj, të shikoj e të shoh, animë ç’të vënë re, ç’të lexuar, ç’të dëgjuar, ç’të shikuar e ç’të parë, të të luajnë mendtë! Për moralin e kam fjalën, po. Për moralin tonë. Këtë të Sotmin. Këtë të Këtushmin. Nuk dua ta nis, as më ka hije, me deklaratën time publike, në një program televiziv të Naim Abazit ndonjë vjet më parë, kur piketova VETËM tri nga plagët tona më të mëdha, aktuale, kosovare: 1. Papunësinë, 2. Varfërinë dhe 3. Korrupsionin (fjalë kjo fare e panjohur për babanë tim të ndjerë, të cilën ai do ta kuptonte dhe do ta quante, shkurt e shqip – Hajni!).
Para se të “fërkohem” me ndonjë të pakënaqur dhe të revoltuar tonin me pushtetin dhe pushtetarët tanë, ja po marr vetëm këtë mendim të një të huaji dhe jo më pak se të Horhe Amados:
“Asgjë nuk e shkatërron më tepër njeriun sesa pushteti. Ai është diçka monstruoze e që i trembem më tepër se çdo gjëje tjetër. Pushteti ka një fuqi të tillë koruptuese, saqë degradon edhe karakteret më të pastra. Ai asgjëson çdo lloj besnikërie, qoftë ndaj atdheut, ndaj jetës, ndaj luftës për të ardhmen, të tëra i degradon pushteti. Pushteti shkatërron, ai likuidon njeriun te njeriu. Me shumë vështirësi njeriu i kundërvihet pushtetit, qoftë ai suprem, si shef i shtetit, apo i rangut të ulët, një lloj shefi partiak me njëfarë pozite…”!
Mos pandehni, vallë, se edhe kaq (na) del boll? (Përse m’u kujtua, tashmë e harruara “Boll më!”, që mendoj se na lypet edhe sot?!). Jo, jo. Sepse Horhe Amados, edhe po të ishte kosovar, s’do t’ia qëllonte më mire edhe kur tha: “Secili lufton për ndonjë post, njerëzve u premton lumturi. Por, kur ia arrin qëllimit, askush nuk është më në gjendje ta shkulë prej kulltukut, sepse i ruan fort privilegjet, që i ofron pushteti. Ju e dini se njerëzit mësohen me jetë luksoze dhe nuk duan të heqin dorë prej saj”. (Çfarëdo ngjashmërie me ne është – e qëllimtë!).
Ec e mos i rikujto tash edhe vetëm dy vargje të më të madhit poet rugovas dhe jo vetëm, Azem Shkrelit, tek tha, pikërisht për ndonjë “ekzemplar” të Horhe Amados, “Shikon veten në pasqyrë dhe nuk di a ta puthë, a ta pështyjë”.
Unë damkosa, po, tri plagët tona kryesore, që të gjitha pjellë e “higjienës” sonë të “moralit”. Dhe has, përditë, në medie shifra të lemeritshme: papunësia mbi 43 për qind (“Çdo vit, 30.000 punëkërkues të rinj”), varfëria, jo po, herë 50 e herë 60 për qind (dhe, saora, titulli i madh: “Superluksi i pashallarëve”, që ma çoi mallin e “Pashallarëve të kuq” të Kadaresë!). Tjetri, po për Këta: “Dashakeqës dhe keqbërës”. I treti: “Pavarësia për të mirën e pushtetit”, etj. etj. Këta dhe shumë të tjerë, pothuajse të gjithë gazetarë, analistë, veprimtarë, kolumnistë (edhe një “letrar i lirë”!), etj. Po ama, për mua, kulmi qe kur lexova një faqe gazete shkruar deri nga një komandant shumë i njohur i UÇK-së, me titull: “Korrupsioni, erozioni moral i një shoqërie”!!!
Ja që të trija plagët e mia naimabaziane, mjerisht, nuk na qenkan jetime. Jo, jo. 1. Po papunësia! 2. Po varfëria! 3. Po korrupsioni! (Të të shkojë mendja të na pa-gëzim-ojnë Korrupistan). Por, harrova: 4. Krimin e organizuar, 5. Tenderët, 6. Nepotizmin (demek familjarizmin), 7. Marrjen e mitos, 8. Prostitucionin (që kurrën e kurrës s’e kemi pasur trashëgim nga i pari!), 9. Lypësat stërmigjenianë rrugëve e lokaleve, dhe…dhe…dhe…
Meqë e nisa me Nolin, përse edhe të mos e bitis me të dhe me mendimin e tij për kulltukofagët: “Kulltukofagët janë krimba të verdhë me kokë të zezë…këpushë që mund t’i coptosh, po jo t’i çqitësh nga trupi, që kafshojnë e thëthijnë”. Dhe sakaq thërret në ndihmë, si unë Nolin, Noli, jo po, pikërisht Herodotin e famshëm të lashtësisë:
“Në betejën navale të Salaminës, një Athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë, e s’e lëshonte gjersa ia pren; ahere e kapi me dorën e mëngjër, ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjer sa ia prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti – vijoi Noli – përsëri do të shikonte që kulltukofagët t’anë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kulltuku, duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin”.
Dhe, në fund, pyetja që kërkon përgjigje: A KA MORAL POLITIKA?
___________
Falenderojme profesorin e nderuar Ramiz Kelmendi qe po gjene kohe dhe po na nderon me shkrimet e tij.
H. Muhaxheri
Falenderimit tuaj i bashkangjitem edhe une Agim Gashi, i dashur Haxhi!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi