Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHYHRETE AHMA:ZEMREN E MBYLLUR ENDE SE KAM HAPUR...

Shko poshtë

SHYHRETE AHMA:ZEMREN E MBYLLUR ENDE SE KAM HAPUR... Empty SHYHRETE AHMA:ZEMREN E MBYLLUR ENDE SE KAM HAPUR...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 06, 2011 9:35 pm

SHYHRETE AHMA:ZEMREN E MBYLLUR ENDE SE KAM HAPUR... 274138_100000745564260_3812036_n

SHYHRETE AHMA:ZEMREN E MBYLLUR ENDE SE KAM HAPUR...

Kushtuar mikes sime Viktoria Xhakos e cila këto ditë ka halle me shëndetin!

Shtrirë në shtratin, e lodhur dhe drobitur,
nga një cep xhami, kokën kam zgjatur
të shof gjelbrimin, në oborrin tim të bukur
aromen e luleve të marr, që vet i kamë mbjellur.

Zgjatem këmbëdoras, të hap dritaren e hekurt
më vjen ftohtësi, nga prekja e dorëzes së saj
cdo gjë gjallëron, vetëm unë e heshtur
dhe bilbili më duket se këngën ka kthyer në vaj.

Në qast hap librin, përmallshëm i lëshoj sytë,
mjegull më bëhet drita, asgjë nuk shof!...
në një moment kujtohem, për ne të dytë,
si iku kjo jetë, e nuk u lumturuam dot.

Kokën e zhytur, nën jastekun e lagur,
nga lotët e valë, e djersët e ftofta...
zemrën e mbyllur, ende se kam hapur
pres naten e gjatë, do jetë me hënë... ndoshta!.

Sonte më duket shumë e zbehtë kjo dritë...
e neser do jetë diell, me rreze... shpresoj,
Të ngrihem nga shtrati, të ecë si cdo ditë!
e të sfidoj të keqen, sepse dua te jetoj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi