Dhëmbje shqiptare
Dhëmbje shqiptare
Në Krushë, aty ku loton dhembja
Bruna Merko&Lirie Hajdari, BOTA SOT
Një udhëpërshkrim në Krushën e Vogël, aty ku pranverat gjithmonë vijnë me dhembje, me lot, me mall të pashuar. Aty ku u vranë 112 burra, aty jetojnë mbi 100 fëmijë jetimë...
Tri breze të jetës, nënë Hatixhja, burri dhe 3 djemtë e vrarë dhe nipi që ngjall shpresën e jetës
Krusha e Vogël është një fshat i vogël, që gjendet në magjistralen Prizren Gjakovë. Quhet Krushë e Vogël por aty ka ndodhur një masakër e madhe nga forcat serbe. Ne humbëm gjithçka, më të shtrenjtit tanë, thonë me zemër të plagosur e me lot në sy kryshjanët. Dhimbja flet, në zemrat dhe fytyrat banorëve të Krushës së Vogël, të mëdhenj e të vegjël. Është pranverë, fundmars, (mars i mallkuar thonë krushianet), por duket se pranvera vonohet në këtë fshat, larg syve të qeveritarëve tanë, anipse është buzë rruge.
Në familjen Shehu, aty ky “banon” dhembja...
Ishte mesditë, kur mbërritëm në Krushë dhe në atë kohë, rrugët ishin të mbushura plot me zëra fëmijësh, të cilët duket se ishin mësuar me praninë e vizitorëve. Ata janë fëmijë, janë jetimë por na përshëndesin me buzëqeshje. Drama e përgjakshme është e “ulur këmbëkryq” në zemër të fshatit. Përpiqemi të flasim, por për dreq, në ato momente asnjë fjalë nuk duket e përshtatshme. Para syve tanë del shtëpia ku militarët serbë dhe serbët lokalë i vranë dhe i dogjën 112 shqiptarë. Nisemi drejt familjes Shehu të cilës i janë vrarë tetë familjarë, tetë meshkuj të shtëpisë. Portën e shtëpisë na e hap një plakë 80-vjeçe. Sa na sheh, revoltohet. Është e lodhur nga gazetarët. Ajo pret që derën ta hap për djalin e saj, dikur 16 vjeçar, të cilin e kërkon tash e 10 vjet. Në odën e madhe, janë gratë ato që kuvendojnë me mysafirët. Hyrishahe Shehu, prej dhjetë vjetësh kryefamiljarja e kësaj familje, jeton me dy kunatat e saj, që të tria pa bashkëshortë. Na presin ngrohtë. Ka ende ngrohtësi në këto familje ku loti dhe dhimbja i shoqërojnë prej vitesh. Ndërsa Hyrishaja flet, drama e saj sa vjen dhe merr përmasa më të mëdha, kafja bëhet edhe më e hidhur. Asaj, përveç bashkëshortit, Seferit, i lindur më 1949, forcat serbe i kanë vrarë edhe dy djemtë, Adnanin që aso kohe i kishte 19 vjet, ndërsa diplomohej në Prizren, dhe djalin e vogël, Xhelalin 13 vjeçar. Të njëjtën dramë përjeton dhe kunatat e saj, Fatimja dhe Serbezi, që sot rrit fëmijët e saj, pa bashkëshortin Xhaferin, djalin Rinorin, 14 vjeçar dhe vajzën Natyra, të cilët edhe pse i mbajnë mend ato net të kobshme, nuk munden të flasin. Lotët flasin më shumë se fjalët.
Pendesa e një nëne...
E ka të vështirë të flasë. Kohët e fundit nuk ka qenë mirë me shëndet, frymëmarrja e rënduar e nënë Hyrishahes dhe heshtja që pason në atë odë të madhe, na tremb. Kornizat e të vrarëve nëpër mure e bëjnë më të vështirë rrëfimin e saj, pasi nuk ua ndan sytë. E premtja e 26 marsit, për të dhe shumë gra të tjera të Krushës së Vogël është gdhendur fort në kujtesën e tyre. “Na ndanë nga burrat dhe fëmijët tanë. Policët të armatosur na prinin përpara pa ditur se nga po shkojmë. Djali i madh më mbeti me burrin. Ne të tjerët u nisëm, kur rrugës së fshatit një polic në gjuhën serbe ka bërtitur dhe në ato momente e kam dëgjuar djalin kur më ka thënë: “Oh nanë mua po më thonë kthehu!”. Edhe djali i vogël u kthye. Kjo më ka mbetur peng në zemër, nuk munda ta merrja djalin me vete. Nuk isha në gjendje as të bërtisja se mendoja mos po ju bëjë sherr të gjithëve. Nuk dija kah t’ia mbaja. Të gjithë i kishin kthyer automatikët kah ne, dolëm nga rruga dhe mësymë Drinin. Nga dhimbja që lash djemtë dhe gjithë të tjerët desha të mbytem, ç’më duhet më e zeza jetë. Thashë të mbytem në lum, por vajzat më ndalën”, rrëfen ngadalë me dhimbjen që e shoqëron në çdo fjalë, nënë Hyrishahen.
Rrëfimin e saj e ndalë kunata Serbezi. Ajo tregon sa herë ju ka mbetur buka në gjysmë, kur nëpër fshat i kanë parë policët, tregon se si u kanë fshehur këpucët meshkujve për të mos i parë. Ndërsa ka vetëm një lutje të fundit që na i thotë teksa na përshëndet, të rikujtohen nga institucionet më të dashurit e tyre, njëjtë si dëshmorët e luftës për liri, pasi ata janë dëshmorët e Kosovës!
Largohemi nga kjo shtëpi, ku gëzimi i ka lënë vend dhimbjes, kujtimeve, ankthit për të pagjeturit.
Nëna Sadije që nuk pati t’i jap bukë djalit
Vlora Hajdari, 17 vjeçare, sapo kishte mbaruar mësimin dhe i ngjitej tatëpjetës për në shtëpi. I bashkangjitemi. Duket vajzë e shkathët, megjithëse mbarte me vete drama të mëdha. Është pjesë e këtij fshati-jetim, pavarësisht se nuk mban mend shumë nga ato net të tmerrshme, ajo di që prej 10 vjetësh është pa të dashurin baba dhe vëlla. Na drejton me mirësjelljen më të madhe nga shtëpia e saj, thërret nënën e saj dhe para nesh vjen një grua me pamje të fortë, jeta e ka bërë të tillë. Asaj serbët ia vranë bashkëshortin Abazin dhe djalin e madh Abedinin, që asokohe i kishte vetëm 14 vjeç. Në familjen e gjerë Hajdari janë vrarë 14 meshkuj. Sadija e ka të vështirë të flas. “Ju e dini, ishte 26 marsi kur na dëbuan nga fshati. Ishim të gjitha femra, kisha djalin e vogël Sylejmanin, 1 vit e gjysmë dhe 5 vajzat me vete, më e madhja i kishte 18 vjet”, nis rrëfimin ajo, që sot kujdeset e vetme përballë kësaj jete të vështirë, vetëm me një ndihmë prej 130 euro. Ajo kërkon vetëm një gjë në këtë shtet të ri, me gjithë vështirësitë financiare, gjetjen e burrit dhe varrosjen e tij pranë djalit, të cilin e ka gjetur në varrezën masive në Shirokë, para 2 vjetësh. Historia është e njëjtë, edhe për këtë nënë, ndërsa mes lotëve kujton momentet e ndarjes me djalin Abedinin. “Më kujtohet një moment kur Abedini, djali, më kërkoi bukë, një troshë bukë, dhe nuk pata t’i jap. E kam këtu, pikë në zemër e nuk e harroj”, përlotet e mjera nënë.
Parandjenja se diçka e tmerrshme po ndodhte
Fatjon Asllani, një 13 vjeçar, me të pyetur për ndonjë familje, na tregon se ai ka babën, gjyshin dhe dy axhallarët të vrarë. Gjyshja, e Fatjonit, Hatixhja 65 vjeçare, na pret me zemërgjerësi. Asaj i kanë varë bashkëshortin Muharremin, djalin Nysretin, Nexhatin dhe Përparimin, kunatin Ademin me dy djemtë: Hasimin dhe Feimin. Edhe pse e shtyrë në moshë, ajo mban mend ngjarjen sikur të kishte ndodhur dje. “Më 25 mars, forcat serbe kishin rrethuar fshatin. Kur e pamë se ishin të rrethuar, meshkujt ikën pas shtëpive, e më vonë edhe gratë dhe fëmijët, ata qanin”, rrëfen nënëlokja. Serbët na thanë “në daçi shkoni mbytuni në lumin Drin, në daçi shkoni në Shqipëri, por ikni nga këtu”. “Kisha një parandjenjë se diçka do të ndodhte. “Ja këtu u vranë dhe më pas u dogjën mbi 100 burra dhe fëmijë, për të mbuluar gjurmët i hodhën disa në lumin Drin. Kemi gjetur vetëm 26 prej tyre, të tjerët nuk e dimë. Shpëtuan vetëm 6 prej tyre”, - na tregon ai. Është i heshtur, i rëndë portreti i këtij të riu, që të ardhmen e vet e sheh vetëm këtu në fshat. Na përcjell deri në fund të fshatit.
Largohemi nga Krusha e Vogël duke marrë me vete ankthin e përnatshëm të krushianëve dhe harenë e fëmijëve teksa në përshëndesnin me dorë...
Atje mbeti dhembja, mbetën lotët, mbetën varret e 112 burrave të vrarë të Krushës, mbetën 100 fëmijët jetimë, mbeti kujtimi i paharruar i golgotës dhe shpresa për të ardhmen.
Krusha e Vogël është vendi i krimit të kriminelëve serbë!
Krusha e Vogël është vendi i dhembjes shqiptare!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Aty ku hallet nuk mbarojnë e mbijetesa sigurohet nga furrtarët

Kastriot Shehdadi, BOTA SOT
Lugishta, vendi ku më së voni lind e më herët perëndon dielli
Diku në Kosovë, atje tek një fshat relativisht i madh, por me shumë kurbetçinjtë për të siguruar mbijetesën me zejen e bukëpjekësit, fshat që kufizohet me Shqipërinë, vizitorët janë më të veçantë! Është Lugishta e Hasit që ka Teqenë e njohur dhe shejhët e tyre, siç tregohet që nga Shejh Salihu, pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si përfaqësues hasjan. Në ndëshkim të shërbesave të tyre jo vetëm shpirtërore, por edhe kombëtare, Shejh Kadriu, që na bëri mikpritje jashtëzakonisht të ngrohtë, tregon se Teqja është djegur tri herë. “Dy herë është djegur nga serbët ndërsa njëherë nga osmanlinjtë”, thotë Shejh Kadriu”! Dhe, në këtë Teqe besim kishte edhe figura e shquar kombëtare, Bajram Curri, që Shejh Kadriu thotë se “ka qenë mehyb”!
E nisëm rrëfimin nga zeja e këtyre banorëve në mërgim! Nga Lugishta, thonë në këtë fshat, kryesisht mërgimtarët punojnë zejen e furrtarit dhe atë në vendet e rajonit! Furrtarë të shumtë në Bosnjë, Sanxhak, Kroaci, Maqedoni, Vojvodinë! Nga kjo zeje hasjanët e Lugishtës sigurojnë jetën e tyre! Bujqësi thuaja nuk ka, pasi as ujë pothuajse nuk ka! Është Has i Thatë, ka një shkollë dhe një ambulancë të vogël, me një teknik, siç thonë me ironi! “Unë mbahem nga zeja e furrtarit të djalit tim që punon në Novi Pazar”, shprehet Ahmet Seferi, paksa i lehtësuar se në mungesë të punës këtu, të paktën biri është treguar me zotësi dhe tek kalon kufijtë e Kosovës siguron bukën për familjen! Ne kemi problem edhe me rrjetin e dobët të rrymës që duhet ndërruar patjetër në tërë fshatin, shpreh problemin tjetër të banorëve, Ahmet Seferi! Dhe, pasi na zuri mbrëmja dhe patëm fatin që ky fshat të mos jetë në atë kohë i shkyçur nga KEK-u për reduktime apo ndonjë defekti tjetër, rënie blloqesh…poçet elektrike ngjanin në qirinj jokualitativ! Edhe kështu jetojnë treqind shtëpitë, me tremijë banorë të fshatit Lugishtë të ndarë në pesë lagje! Ujin, ujin!!! Nuk e harruam, por ka njeri që nuk ka dëgjuar se “uji mund të pihet dhe me lugë”?! Ironizim apo realitet!” Verës thuaja fare nuk ka, dimrit jokënaqshëm. Siç thotë populli uji pihet me lugë dhe bartet me gomarë në këtë shekull”, shprehet Shejh Kadriu, në sytë e të cilit dallohet thellësia e shikimit të thellë, që nuk ka nevojë më të flet për të kuptuar pakënaqësinë e tij për këtë “harresë”! Komuna, dhe disa shoqata, thotë më tej Shejh Kadriu, kanë bërë disa investime, por mos t’iu duket çudi kur them se “është e barabartë me zero”! Ja, konfirmojeni vet se çfarë asfalti është, thotë Shejhu që na bën nikoqirllëk! “Në këtë pranverë çdokush do bindet për kualitetin e asfaltit sepse me të kaluar të sezonit dimëror kjo rrugë do të zhvishet nga shtresa e saj! Do të mendohet se kanë kaluar kalorës mesjetar e jo makineri motorike e kohës!”, thotë ai.
Fshat ku më së voni lind dhe më herët perëndon dielli
Lugishta në luftën e dhjetë viteve më parë ka mbi gjashtëdhjetë të vrarë, ndërsa fshati ishte djegur! Pozicioni i saj gjeografik që kufizohet me Vllanën e Shqipërisë, rajon tjetër hasjan, që është i ndarë në tri pjesë Hasi, në atë të Shqipërisë dhe përbrenda Kosovës në Prizren dhe në Gjakovë, ka imponuar shumë prej luftëtarëve të lirisë të kalojnë këtej, të gjejnë strehim në Lugishtë dhe nga këta të përcillen për në Shqipëri! Lugishasit, në luftë kanë marrë pjesë edhe të uniformuar! Malet e larta që kufizojnë Lugishtën, të krijojnë përshtypjen se këtu më së voni dielli lind e më herët perëndon! Hasjanët, kur janë zënë ngushtë dhe kur kanë dashur të shprehin pafajësinë e tyre apo ndonjë zotim tjetër janë betuar “përbe” siç thonë popullorçe tek një vend mistik! “Pasha Varrin e Pashtrikut”, ky ka qenë betimi i tyre! Tek ky “Varr i Pashtrikut” të shpie Lugishta! Si fshat, i përket territorit të komunës së Prizrenit, por janë shumë të lidhur me Gjakovën! Këto lidhje, thotë Shejh Kadriu, i vënë kontaktet e Teqesë!
“Në letër më latë boll kallamboq, por në kosh jo”!
Para se të largoheshim nga Lugishta, si për të mos harruar kujtimet e dhimbshme në histori të këtij fshati, Shejh Kadriu na kujton një tjetër dhimbje kohe! “Ishte koha e “otkupit” (mbledhja e tepricave “të fitimit”) si i thoshin atëherë, kur mblidhnin të mirat tona që siguroheshin me të zitë e ullirit dhe shteti i atëhershëm mblidhte dhe jepte sipas tekeve të saja! Njëri ndër ata që shpërndante misrin, i kishte thënë një lugishtasi, si zot shtëpie, se ka marrë mjaft misër dhe duhet të jetë i kënaqur me shtet-pushtetin! Por, i rënduar nga hallet e veta si kryefamiljar, lugishtasi pak si me humor, por ia kishte përplasur tërë të vërtetën kur i qe përgjigjur “në letër më latë boll kallamboq, por në kosh jo”!”, rrëfen Kadriu.
Vetëm para dy vjetëve Ministria e Kulturës ishte kujtuar se diku në një skaj të Kosovës, në Lugishtë ekziston diçka që ia vlen të mbrohet, dhe kishte investuar në rindërtimin, Teqesë së Lugishtës si monument i trashëgimisë kulturore, historike dhe shpirtërore, e cila qe djegur nga serbët!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi