Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:PËR JU, MIQTË E MI TË SHTRENJTË!

Shko poshtë

Viktoria Xhako:PËR JU, MIQTË E MI TË SHTRENJTË! Empty Viktoria Xhako:PËR JU, MIQTË E MI TË SHTRENJTË!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 07, 2011 2:57 pm

Viktoria Xhako:PËR JU, MIQTË E MI TË SHTRENJTË! 203184_100000525636701_4332377_n
Viktoria Xhako:PËR JU, MIQTË E MI TË SHTRENJTË!

Muaji maj, muaji i luleve, muaji i dashurisë, është muaji im i fundit, i lumtur. U ktheva nga Tirana me zemrën plot dashuri nga takimet me të gjithë të dashurit dhe miqtë e mi. U ktheva nga Tirana, e gëzuar për botimin e librit tim të parë, e gëzuar për ndihmën e madhe që më dhanë miqtë si për botimin, ashtu edhe për shpërndarjen e tij. Aq e gëzuar sa tani ndihem në faj,se nuk do të jem në gjendje t’ua shpërblej.
U ktheva nga Tirana e gëzuar se në valixhen time u radhitën librat dhuratë nga të dashurit e mi Minerva Kumi, Mihallaq Qilleri, Tonin Nikolli, Vasil Tabaku, Vullnet Mato, Pëllumb Gorica, Mentor Thaqi (nëpërmjet mikut tim Vullnet), Edvin Prifti (mjek kardiolog), Jona Kukeli, të cilët, së bashku me librin tim, krijuan një minibibliotekë, që e la gojëhapur njërin nga punonjësit e aeroportit të Rinasit. Ai u detyrua të pohojë se i njihte ata emra.
Unë i fotografova ata libra në ballkonin tim, mbushur me lulet e muajit maj. Vura pranë tyre edhe laptopin, mikun dhe shoqëruesin tim gjatë qëndrimit në Tiranë. Fotografova kështu lumturinë time, pa e ditur se ajo do të ishte e fundit, se pak javë më pas, fati do të më godiste egërsisht. Tani jam mjaft e gëzuar, që ky kujtim do të më shoqërojë dhe unë dua ta ndaj me ju! Dëshiroj të mbetem në kujtesën tuaj ashtu si më njohët në shtatorin e vitit të kaluar. Prej disa ditësh nuk marr mjekim, që të ndjehem e kthjellët për t’i shkruar këto radhë, për t’u përshëndetur me të gjithë ju.
Tani, me vargjet e mia të fundit, më lejoni t’ju falenderoj për gjithë dashurinë dhe respektin që më keni dhuruar, gjatë vitit të vetëm të lumtur të jetës sime!
ZOTI bekoftë zemrat tuaja të arta!!!


HARROVE KALENDARIN…

…Atë ditë të ngrohtë janari,
Avionit të ëndrrës i zbrita, atë ditë.
Nxitimthi kalova nën harkun e shpresës,
Për të marrë nektarin e puthjes nga e nxehta buzë.
Të kujtohet?...

Ditë e ngrohtë janari... ish ajo ditë!

Ti solle me vete portretin tënd pikturë,
Mbështjellë në letër me ngjyrën e ujit të kthjellët.
Me të zbukurova murin e zhveshur të vetmisë.
Përballë dritares e vura, nga hynte rrezja e diellit.

E mahnitur buzët mbështeta,
Të pi, të pi, ta shuaj etjen e pritjes së gjatë.
Kur ti papritmas zbrite nga portreti,
Në cep të shtratit m’u ule atë çast.

Shkujdesur u ule në atë cep shtrati,
E nise me ngjyra fjalësh të vizatosh jetën.
Unë faqen mbështeta në supin tënd të fortë,
Lodrova në qeshjen gurgulluese,
U përkunda brenda blusë së thellë të deteve.

Bëre kafenë, e pimë të dy.
Sikur të pinim nektar dashurie.
“Mos vështro orën, të lutem, edhe pak”.
Sytë m’u dogjën nga lotët valë të nxehtë,
Kur ti ike, brenda kornizës u fute prapë.

Po ti, i dashur, harrove të më sjellësh kalendarin,
Të shënoja aty sekondat e gjata të lumturisë,
Kthyer në grimca, shpërndarë qiellit tim të pritjes...
........................................
Përsëri endem në qerthullin bosh të vetmisë.
.......................................

Pres tani të vijë agimi i bardhë,
Kur rrezet e diellit të lozin me ty,
Të ta prek lehtas ballin e lartë,
Të shoh imazhin tim brenda liqeneve sy.

Ditë e ngrohtë janari.....ish ajo ditë!
...................................
S’e dija.........
Prapa portës së ëndrrës,
Makthi më kish zënë pritë.......
......................................

Nga gjumi i vdekjes zgjohem lemerishëm,
Nga fundi i ferrit ngrihem e zbehtë, ngadalë.
Prek sytë, flokët. Nuk ndiej rrahjet e zemrës.
Mos jam një grusht pluhur, flakur matanë?

Mbledh copat e trupit tim kujdesshëm,
Në transparencën e një qeseje plastike.
Shkencës mund t’ia fal, po të jetë nevoja,
Nëse do t’u vlejë zemër munguar........... që kur ti ike.

Sy çapëlyer vazhdoj ta jetoj atë ëndërr të çmendur ........
Ah!......
Ti, po lexon në shpirtin tim të vrarë?
Po shoh sërish në syrin tënd...lotin e bardhë?

.............................................

Ditë e ngrohtë janari......ish ajo ditë!!!



E shtunë 2 korrik 2011 ora 05:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:PËR JU, MIQTË E MI TË SHTRENJTË! 263024_240243539336499_100000525636701_980270_2048754_n
Viktoria Xhako:PËR JU, MIQTË E MI TË SHTRENJTË! 263447_240244016003118_100000525636701_980271_4790652_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi