Berisha: Të sigurtë drejt mandatit të dytë qeverisës

Kreu i qeverisë shpalosi në Kuvendin e 9-të të PD në Durrës programin për katër vitet e ardhshme
E djathta shkon drejt një mandati të dytë qeverisës, pasi Shqipërinë, vendin që katër vite më parë e bënë që të braktisej e bojkotohej nga biznesi ndërkombëtar, e shndërroi në një nga vendet më tërheqëse të sipërmarjeve të huaja në rajon e më gjerë. Kryeministri tha se, të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë se gjatë muajve të fundit, mediat më serioze në botë kanë cilësuar Shqipërinë si vendin më të sigurt për investimet, vendin më tërheqës, si vendin ku duhet të investohet. Ai tha se kjo ka qenë jo e lehtë në një vend ku klanet mafioze dominonin dhe kontrollonin portet, aeroportet, kontrollonin territorin, ku bashkëpunimi i tyre me qeverinë nuk njihte asnjë ligj, asnjë rregull, veçse impononte gjobën dhe taksën. "Ne e kemi arkivuar këtë kohë. Si rrallë ndonjë vend tjetër, në një hark kohor dymujor, ne kemi firmosur 3.5 miliard kontrata koncesionale. Dy vite më parë unë isha për vizitë zyrtare në një vend mik dhe atë ditë, kryeministri i atij vendi, do të firmoste me një firmë koreane kontratën prej 1 miliard dollarësh për ndërtimin e makinave. Me vete mendoja, vallë kur do të vijë dita që edhe ne të firmosim kontrata 1 miliard dollarësh. Por dita erdhi shumë më shpejt nga sa e kisha menduar unë", nënvizoi numri një i ekzekutivit. Duke iu referuar privatizimeve, Berisha theksoi se aktualisht qeveria shqiptare ka dhjetëra koncesione të tjera në parapërgatitje, me të cilat jo vetëm zhvillon Shqipërinë, por punëson me shpejtësi shqiptarët. "Sot, bota e zhvilluar po përjeton stuhinë më të madhe të kohërave, ajo po përjeton një kolaps të plotë financiar, përjeton një krizë financiare, si simotër të krizës financiare që pësoi Shqipëria në vitin 1997. Skemat piramidale dhe fondet e tyre, binin njëra pas tjetrës. Në një kohë kur prodhimi botëror ka rënë në nivelet e 60 viteve më parë, Shqipëria shpallet dhe deklarohet si ekonomia më solide, së bashku me Azerbajxhanin", tha kryeministri. Ai theksoi se ekonomia shqiptare është një ekonmi tregu dhe është e lidhur më shumë se të tjerët me botën dhe pasojat indirekte kanë ndikimin e tyre. Megjithatë, tha kryeministri, ne mbahemi dhe parashikimet janë se ne do të kemi rritjen më të lartë ekonomike në Europë. "Janë 5 institucione ndërkombëtare më seriozet në botë që bëjnë këtë parashikim. Por nga se erdhi kjo gjë? Erdhi, sepse shpërthyen puse nafte a gazi, miniera floriri? Jo! Kjo erdhi nga parimet e ndershme dhe të drejta që ne vendosëm në themelet e ekonomisë, erdhi nga reformat tona, rezultati i të cilave, në pamje të parë, duket si i pabesueshëm", vlerësoi kryeministri në fjalën e tij gjatë takimit me qytetarë të Durrësit.
E djathta, para qytetarëve me një program transformimesh
Kryeministri Berisha ka shpalosur nga qyteti i Durrësit programin e ri për mandatin e dytë qeverisës. I pranishëm në Kuvendin e 9-të të Partisë Demokratike të qytetit bregdetar kreu i qeverisë vlerësoi se, e djathta del në këtë fushatë elektorale para zgjedhësve shqiptarë me një program të ri, program transformimesh të mëdha, me një program që do të shndërrojë mbarë Shqipërinë në vendin e ritmeve më të shpejta të zhvillimit. Duke vlerësuar se këto katër vite ishin vite të transformimeve të thella, Berisha tha se lufta e kësaj mazhorance me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimi me shpejtësi i 260 grupeve kriminale dhe organizatave të krimit, bëri të mundur që në Shqipëri të sundojë ligji dhe jo bandat, bëri të mundur që Shqipëria të ketë treguesit e kriminalitetit qartësisht më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo luftë bëri të mundur që vitin e kaluar, Shqipërinë ta vizitojnë 2.7 milion vizitorë, kundrejt vetëm 300 mijë që hynin në kufijtë e saj në vitin 2004. Ai vuri në dukje se ishte pikërisht kjo luftë që bëri që Shqipëria të dalë nga harta si rrugë kryesore e drogës. "Kjo luftë bëri të mundur që qytetarët shqiptarë të zhvillojnë të qetë veprimtarinë e tyre të biznesit. Gjithashtu, kryeministri tha se lufta kundër krimit të organizuar është një luftë e pandërprerë. "Zero tolerancë do të jetë sërish qëndrimi ynë. Ne kemi arritur vërtet të kemi tregues kriminaliteti nën mesataren e BE-së, por ne do të synojmë të arrijmë treguesit më të ulët të BE-së në këtë drejtim", tha Berisha. Duke përshëndetur delegatët dhe drejtuesit e PD-së së Durrësit, si dhe të gjithë qytetarët e këtij qyteti, të cilët katër vite më parë, me votën e tyre u shndërruan në një faktor madhor të reformave dhe transformimeve të mëdha, kreu i qeverisë vlerësoi se vota e qytetarëve shqiptarë u shndërrua në faktor madhor të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe përparimit të saj drejt Bashkimit Europian. "Dua të përshëndes të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e PD-së të Durrësit, por së bashku me gjithë qytetarët e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë, ne ndajmë këto ditë gëzimin, krenarinë, ndajmë përgjegjësitë, sepse në datën 4 prill shohim të realizuar projektin tonë ëndërr, projektin që Durrësi në shekuj e mijëvjeçarë e brumosi, projektin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e kombeve të qytetëruara, projektin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO", tha kryeministri.
Në vijim, ai vlerësoi se qyteti i Durrësit mbeti, në shekuj e mijëvjeçarë, kryeurë e lidhjes së kombit me kombet e qytetëruara. Pas shekujsh, theksoi kryeministri, ky qytet sheh veten dhe vendin e tij të vendosur në gjirin e familjes së kombeve që u takon. "Theksoj sërish se qytetarët e Durrësit meritojnë një mirënjohje të thellë, sepse, që në fillimin e ndryshimeve të para, deri në realizimin e këtij projekti ëndërr, ata qenë në krye të përpjekjes sonë për arritjen e këtij objektivi madhor historik", tha ndër të tjera kryeministri. Berisha tha se NATO për shqiptarët është akti më madhor në historinë e tyre, pas shpalljes së Pavarësisë. Duke theksuar se mbledhja e Kuvendit të 9-të të PD së Durrësit vjen në kuadrin e analizës së punës, kryeministri theksoi se qëllimi kryesor është përcaktimi i vizionit të PD për Durrësin e katër viteve që vijnë.
PD nis fushatën me një bilanc të qartë ndryshimesh
Partia Demokratike hyn në këtë fushatë zgjedhore me një bilanc ndryshimesh të mëdha. Duke folur gjatë një takimi me banorë të Durrësit, kreu i ekzekutivit tha se katër vite më parë kjo mazhorancë u zotua për një qeveri me duar të pastra dhe sot Shqipëria, nga vendi më i korruptuar i planetit në vitin 2005, ka lënë pas 95 vende në luftën kundër korrupsionit. Berisha tha se këtyre objektivave Partia Demokratike do t'u qëndrojë po njëlloj, duke e vënë theksin në luftën pa kompromis dhe me vendosmëri të plotë kundër këtij kanceri të shoqërisë, do ta vazhdoj me të gjithë forcën e ligjit. "Babëzia është shtylla e turpit, është shtylla e fatkeqësive të mëdha. Kriza botërore e sotme ka një faktor kryesor dhe ky faktor është babëzia. Nuk ka nevojë të nxjerrim mësime nga të tjerët, ne duhet të nxjerrim mësime nga jeta jonë e përditshme", tha kryeministri. Ai theksoi se kjo mazhorancë do të vazhdojë të punojë duke ngushtuar çdo ditë e më shumë hapësirat për korrupsionin dhe të korruptuarit. Duke u rikthyer në kohë, kryeministri Berisha theksoi se katër vite më parë, qeveria dhe administrata e vendit shpenzonte 3.2 përqind të GDP-së si shpenzime operative, dërsa sot ajo ka një nga përqindjet më të ulëta në Europë dhe shpenzon vetëm 2 përqind, për vete dhe administratën. "Nëse qeveria e mëparshme ishte e mbushur me konflikte interesi dhe ministri Duka mbante monopolin e ushqimeve, tjetri të naftës e kështu me radhë, sot në administratë vërtet ka të korruptuar, por nuk ka ministër a zyrtarë që mbajnë monopolet private të tregtisë së tyre. Kjo përbën një diferencë si nata me ditën. Sot sërish qytetarët përballen me korrupsionin, por duke filluar nga marsi, taksat do të paguhen lehtësisht dhe nuk do të ketë më pazare mes taksambledhësit dhe taksapaguesit. Ne e filluam nga 1 janari i vitit të shkuar me vendosjen e prokurimeve elektronike. Të gjithë tenderët nuk bëhen më me praktika manuale, por që të gjitha elektronike", vijoi numri një i ekzekutivit. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe mbetet një përparësi madhore e kësaj qeverisjeje. Duke theksuar se në katër vite janë penalizuar mbi 140 zyrtarë, kryeministri garantoi se për aq kohë sa kjo mazhorancë të jetë në pushtet, do të bëhet ç`është e mundur për të vendosur para ligjit këdo që kërkon të mbushë xhepat me paratë e qytetarëve.
Lufta antikorrupsion mundësoi rritjen më të madhe të pagave në Europë
Pas katër vitesh, qeverisja e djathtë arriti që me betejën e saj antikorrupsion të krijojë për shqiptarët mbi 4 miliard dollarë të ardhura më shumë se sa qeveria e mëparshme. Kreu i qeverisë tha se me këto para u mundësua rritja më e madhe e rrogave në Europë e më gjerë. "Kemi rritur rrogën mesatare të administratës me 68 përqind, dyfishuar rrogat e arsimtarëve, në 1 maj dyfishojmë rrogat e mjekëve, në 1 maj dyfishojmë pensionet në fshat, ndërkohë që pensionet në qytet i rrisim nga 48-70 përqind, në 4 vjet", tha Berisha. Gjithashtu, ai vuri në dukje se falë të ardhura që u nxorën nga kthetrat e korrupsionit, qeveria e shndërroi Shqipërinë në një kantier të vërtetë ndërtimi, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. "Me këtë luftë kundër korrupsionit, ne ia dolëm të bëhemi një vend krejtësisht tjetër, të kuotohemi vitin e kaluar, si qeveri të cilën ju e votuat, kampione në luftën kundër korrupsionit. Këto janë afirmimet e institucionit më të rëndësishëm të vlerësimit të kësaj lufte, Transparency International. Në këtë luftë ne lamë pas 95 vende, por kemi para 93 vende. Ndaj ka vetëm një alternativë: ta vazhdojmë këtë luftë, të mos kthehemi pas, sepse pas na pret fundi në ferrin e Dantes, në sistemin e kleptokracisë. Ne e provuam atë", vijoi më tej kreu i ekzekutivit. Ai vuri në dukje se është lufta kundër korrupsionit ajo që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë tha se vendet anëtare dhe vendet e Aleancës nuk do të votonin në asnjë rrethanë, në Parlamentet e tyre, Protokollin e Anëtarësimit të një vendi që rreshtohej në 24 vendet më të korruptuara. Ata, tha kryeministri, do të kishin turp t'ua paraqisnin Parlamenteve për ratifikim një protokoll të një vendi të tillë. "Ne dëshmuam seriozitet, përkushtim dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqimisht në këtë linjë. Ndaj dhe ata, të cilët janë të interesuar të vazhdojmë betejën kundër korrupsionit, me suksese edhe shumë herë më të mëdha, ata të cilët janë të interesuar që ta shohin Shqipërinë gradualisht të lerë pas 100-150 vende, le të vazhdojmë rrugën së bashku. Kjo është rruga e luftës kundër korrupsionit. Ne zotohemi se, me dorë të hekurt, me forcën e ligjit, do të shtyjmë përpara këtë luftë në të mirë të së ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë", tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi