Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:LIRIKE FSHATI

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:LIRIKE FSHATI Empty Hyqmet Hasko:LIRIKE FSHATI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 08, 2011 7:17 pm

Hyqmet Hasko:LIRIKE FSHATI 268314_238428372852792_100000568930657_911269_5020007_nHyqmet Hasko:LIRIKE FSHATI 276126_100000568930657_7930583_n

Hyqmet Hasko

LIRIKE FSHATI

Lirikat e shpirtit tim ndjekin fushën,
Hargliten mes grurit që zverdhëllon.
U rënduan kallijtë e u kërrusën,
Sikur tokës diçka duan t' i thonë.

Marr një kalli e shkërmoq në duar,
Ndjej lirikën e djersës aromë jete ,
Ndaj nuk mund të rri pa kënduar,
Lirizmin e vendlindjes marr me vete.

Eci, rend nëpër fushen e artë,
Kur agimi nga lulet mbledh vesën.
Kush mëngjeseve fushën ka parë,
Dhe s'u mbush me frymarrjen e jetës.

Përmbi flokët një kurorë me kallinj,
Do ta vë pësipër, si kurorë hëne,
Që era mbi kokë të më fëshferijë,
Lirikën më të bukur të një zemre.

Dhe lirikat i ndjej në shpirt me endje,
Dielli përvëlues arave te korrikut,
Dua të më ngrohë vargjet kënge,
Si pranvera shpirtin e vetë lirikut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi