Vullnet Mato:DOLI NGA SHTYPI LIBRI I RI I POETIT HYQMET HASKO
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato:DOLI NGA SHTYPI LIBRI I RI I POETIT HYQMET HASKO
Vullnet Mato:DOLI NGA SHTYPI LIBRI I RI I POETIT HYQMET HASKO
SHPIRTI I NJË POETI QË SHPREHET
ME AFSH DHE MALL
Mendime për librin poetik të Hyqmet Haskos
“E PËRHERSHE DASHURIA”
Më duhet te them si fillim, se krijimtarinë poetike të poetit Hyqmet Hasko, e kam njohur vonë. Por siç ndodh zakonisht kur gjen rastësisht një lendinë të blertë me bar të butë dhe lule shumëngjyrëshe që të tërheqin të ndalesh ne të, lëndina lirike e Hyqmetit më bëri për vete dhe më mbajti të ndalem mes hijeshisë dhe aromës çlodhëse të saj.
Pak nga pak vura re se ky poet, nuk është nga ata alpinistë të ngjitjes poetike, që nxitojnë të arrijnë gërxhet e akullta të lexuesve dhe rrëshqasin diku nga mesi, për të rifilluar ngjitjen serish. Por një tip ngulmues për t’u ngjitur hap pas hapi me këmbë të vendosura mirë në tokë, që bën rreth vetes shumë miq, shokë poetë dhe lexues pasionantë, ku mund të hedhë litarët dhe të sigurojë ganxhat e ngjitjes së tij.
Vargjet lirike të Hyqmetit shquhen për ngrohtësi, sinqeritet dhe për ngacmime te forta emocionale me temat e larmishme jetësore që trajton. Por sidomos me temën e dashurisë, të cilën e ka më përzemër, ai të befason.
“Nga kurmi yt unë mora bukurinë./Aty të gjitha zanat vallëzojnë e marrin jetë./Malet, fushat, kodrat, lulet plot blerim,/Dashuritë aty kanë nga një planet.”( Poezia Kurmi yt)
Mjaftojnë vetëm këto pak vargje, për të kuptuar se si ai bën portretizimin e një trupi te bukur femëror pa bërë përshkrime të gjata, të kërkuara dhe formaliste.
Shpalosja e botës komplekse të njeriut dhe sidomos të femrës në dashuri, depërtimi në labirintet e dëshirave, shpresave, ëndrrave dhe shqetësimeve jetësore në subjektin lirik, bëjnë dallimin e këtij poeti të ngrohtë, nga bashkëkohës dhe moshatarë të poezisë së tij. Struktura ritmike e vargjeve dhe mjetet shprehëse figurative, përcaktojnë edhe pozicionin reflektiv të artit që ai ndërton në çdo poezi.
Tek një sy që pikon loti,/Është një lumë i zemëruar./Është një zemër, fole zogu,/
Majë një peme, pa banuar. ( poezia “Tek një sy që pikon lot”
Me rreth njëqind poezi, libri i tij me titullin kuptimplotë ”E përjetshme dashuria” ka një unitet të theksuar nga pikëpamja e ligjërimit poetik dhe niveli i përafërt artistik. Ndonëse mbizotërojnë në të motivet e dashurisë, lajtmotivi i humanizmit njerëzor, dhimbshuria për prindërit, fëmijët dhe njeriun e mirë nuk mungojnë të duken shpesh në faqet e tij. Libri arrin të trajtojë me një ndjeshmëri të hollë lirike shprehjen melodioze të poezisë së mbështetur mirë në taban popullor e kombëtar.
“fjalët s’mund të vihen në rresht,/Si një togë ushtarësh për marshim.”
Në lojën ritmike të vargjeve hyjne vajzat, gratë, Dielli, Hëna, planetët, të cilët hedhin një valle plot tingëllima të ëmbla që të emocionojnë. Hyqmeti zotëron mirë ndërtimin stilistik të vargut, po sidomos mënyra e veçante dhe origjinale, se si ai hyn në poezi me vargun e parë, me kanë bërë përshtypje.
Inatin tek unë, moj erë, të lutem mos e shfry,/Më mirë më merr me vete, e më bëj fllad,/Të dy bashkë të fryjmë furishëm për dashuri, /Dhe për miken gjithë lulet t’i bëjmë mjaltë.”(“ Fryn kjo erë”)
Frymëzimi poetik i tij merr shkas nga ngjarje, personazhe dhe fenomene te thjeshta dhe rastësore, por marrin pastaj vlera përgjithësuese të mëdha.
“Këtë vit, paske më pak gjethe,/Dukesh, si burrë që i kanë rënë flokët./Të është rralluar cicërima e zogjve,/Dhe rrezet e diellit prekin tokën.” (“Bisedë me lisin plak”)
Në këtë libër është vetë shpirtin i poeti jugor që shprehet me afsh e mall për njerëzit, tokën dhe gjithçka të mirë e të bukur në jetën shqiptare.
/Kur trëndafilat, e vendit tim nisin të lulëzojnë,/Aromën e trëndafiltë të shpirtit emigrantëve ju dërgojmë./
Është për tu përshëndetur kjo përmbledhje e parë poetike e Hyqmet Haskos, mjaft premtuese për botime të tjera që pasurojnë lirizmin e poezisë shqipe.
Vullnet Mato – shkrimtar, redaktor i librit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi