Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes

Shko poshtë

Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes Empty Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 16, 2011 3:09 pm

Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes 38203_410210514076_644509076_4717744_6555921_n

Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes
(02.09.1948-17.07.2006)

Mërgata shqiptare e lënun pasdore nga të gjitha institucionet e të dy shteteve, nuk e ka merituar një harresë të tillë. Kjo mërgatë mbajti shpirtin e popullit, shpirtin e shteteve shqiptare, organizoi ndihma për të varfërit, për shkollën shqipe, për jetën dhe vdekjen, për LUFTEN, për ardhmërinë...
Shumë nga këta aktivistë e veprimtarë më nuk janë në mesin e të gjallëve. Ata shkuan për tu pre në qetësi në dheun e tyre shqiptar, por shumë nga ata u bënë hi, u varrosen në varre të huaja,thjesht u harruan.
Një nga veprimtarët të cilët su ndalen për qështjen shqiptare ishte edhe Veli Selimi, të cilin e njoha dhe të cilit në shenjë kujtimi ia dhuroj këtë këngë.

Pesë vite i dashur miku im për ne ishin të gjata pa Ty.
Të lehtë dheun shqiptar Veli Selimi!


Agim Gashi
Këngë për Veli Selimin

O moj sharki ti me më ngue mue
E ti za mos me më tradhëtue,
Se nji kangë burri du me këndue
Ja këndoj kangen-o, nji zemër trimit
Veprimtarit Veli Selimit.

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Gojambli mërgimtar, o Veli Selimi.

II
O lamtumirë i tha Kosoves
Me fitu bukën e gojes,
Me nji zemër e atdhetari
Kurr su ndal Ai për liri
Bashkë me shokë edhe vllazni.

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Syshkëmbi mërgimat ,o Veli Selimi.

III
Jetoj n´Julish ky burr bujar
Formon klubin “Bashkimi Kombëtar”,
E shqiptarët o me i bashkue
Atdheut tonë me i ndihmue
Jem n´rrezik duhet me luftue!

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Syshqiponje ,o Veli Selimi.

IV
O zemërambëli me fjalë bashkimi
Shumë I dashtun Veli Selimi,
Fjala e Tij nji fjalë kushtrimi,
Si për pleq edhe të ri
Populli thoshte ka nji parti.

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Gojambli kurbetçar, o Veli Selimi.

V
Sot këtë kangë kur e këndojmë
Vlla Veliun e përkujtojmë,
Me ja nderue fjalen e vepren,
Pë Kosovë se kursej djersen
Për me e pas ma të mirë të nesermen.

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Vëllaui jonë ,o Veli Selimi.

VI
Sot n´Kuçicë te ato vorre
E rrok flladi nji përmendore,
Ku pushon ai atdhetari,
N´përjetësi po kurbetqari
Veli Selimi Veprimtari…

I lindun n´Kuçicë në zemër të Drenices
E kishte ai gjakun e Azem Galices,
Ishte burr me nder, kishte zemër trimi
Syshkëmbi mërgimtar ,o Veli Selimi.

Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes 36940_410210609076_644509076_4717746_3641032_n

Veli Selimi në një aktivete

Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes 35131_410210659076_644509076_4717748_5857194_n
Ngjallte edhe sportin shqiptar në mërgim

Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes 37870_410210759076_644509076_4717755_745446_n
Si ndahej as punëve më të rënda për mbajtjen e familjes dhe për ta ndihmuar Kosoven

Veli Selimit në pesëvjetorin e vdekjes 38268_410214189076_644509076_4717796_2776455_n
Poeti Adem Gashi dhe Veli Selimi në shtëpinë e Nobelistit gjerman Heinrich Böll

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi