Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Mbi pazargjikët e kulturës

Shko poshtë

Teki Dervishi:Mbi pazargjikët e kulturës Empty Teki Dervishi:Mbi pazargjikët e kulturës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:34 pm

Mbi pazargjikët e kulturës

Teki DËRVISHI


Konceptin “marrëdhënie kulturore” e ka shpikur Zhdanovi, (stalinizmi) në përpjekje për të hibridizuar një numër të madh kulturash nacionale aziatike, të fitojnë një amalgamë që shprehet ekskluzivisht në gjuhën ruse dhe shkrimin cirilik. Këto “marrëdhënie kulturore” të Zhdanovit i nxori nga “naftalina” e sistemit stalinist pikërisht trashëgimtari i stalinizmit, klika e fortë politike lindore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kështu që kjo organizatë dekadente politike e akulturoi Kosovën deri në pikë të fundit.
Epidemia dhjetëvjeçare e akulturimit të Kosovës e udhëhequr (dhe e sponsorizuar) nga mentorati politik (joakademik) i OSBE-UNMIK-ut ka arritur ta nxjerrë në skenë formatin e një “tipi kulturor” që preferon “komedinë” e tipizimeve (citim i lirë) “të karaktereve adoleshente nos sense” (Arbër Xhaferi), duke përjashtuar kështu çdo lloj natyre humanitare që është subjekt elementar i kulturës, dhe duke eliminuar konfliktin e natyrshëm që krijohet gjatë proceseve të zhvillimit të shoqërisë në një stad politik, duke eliminuar kështu çdo mundësi minimale të emancipimit, që nxjerr në dritë tipin e individit apolitik. Një ditë do të zgjohemi në mëngjes dhe do të shohim se për dhjetë vjet, nuk e kemi krijuar asnjë vepër që e shpreh kohën, që i reziston terrorit të imponuar kulturor dhe do të përballemi me kronikat (patetike) publicistike të “qëndrimeve” që për çdo sekondë i ka demantuar koha, do të përballemi me libra (shumë) të monografive historike të shkruara para se të përfundojë “ndodhja e historisë”. Kështu sot kemi një shoqëri pa antagonizma. Të gjithë mendojnë njësoj, si në Sovjet Sojuz, ose nuk mendojnë fare. Nuk janë nga këtu! Janë lodhur me politikë, kërkojnë diçka elementare, bukë. Dhe kanë të drejtë.
Nuk njihet as nuk shihet në kronika ndonjë përjashtim valorizimi akademik, për shkak se kritika nuk bëhet pa objekt. Nuk mund të kesh kritikë për roman, pa pasur roman. Valorizimi ka rënë në zhanrin e “recensionit” gazetaresk. Tortura politike 10-vjeçare krijoi një “shoqëri gjeografike” (pa identitet). Në historinë njerëzore nuk njihet ndonjë “rast” që grumbulli gjeografik të dëshmohet me ndonjë nivel minimal të kulturës. Se pikërisht kultura është material që ndërron identitetin dhe ajo e përjashton grumbullin nga “shoqëria gjeografike” (pa identitet) dhe e shfaq në një shoqëri të emancipimit të lartë në të gjitha sferat e “aktiviteteve” shoqërore. Mbase është e mundur të krijohet një identitet i ri politik, por jo edhe kulturor.
Okupimi dhe dhuna politike (jo ushtarake-policore) stimulon varfërinë, saboton zhvillimin ekonomik, dhe kështu akulturon një grumbull deri në zhbërje identitetin “të vjetër” historik. Ndaj “ndërkombëtarët”, para se ta akulturojnë Kosovën, e shkatërruan ekonominë e saj, e zbritën nën çdo nivel që kishte edhe para lufte, e përfunduan konceptin e Milosheviçit që të krijohet “klasë proletare” nga shoqëria kombëtare të transformohet në shoqërori civile. “Marrëdhëniet kulturore” si biletë për “integrime evropiane”, na kujtojnë “marrëdhëniet e përvojës” njerëzore, harrojnë marrjet (dhe dhëniet) e përvojës, që kur janë “të lira” pjellin epigonizmin, kurse kur janë të imponuara me dhunë politike, sjellin robërinë! Nuk ka grumbull (popull, njerëz) që ka arritur të bëhet komb (nacionalitet) para se ta fitojë lirinë, pavarësinë. “Marrëdhëniet kulturore” i ka shpikur Zhdanovi, (stalinizmi) në përpjekje për të hibridizuar një numër të madh kulturash nacionale, në një amalgamë që shprehet ekskluzivisht rusisht. Këto “marrëdhënie kulturore” të Zhdanovit, i nxori nga “naftalina” pikërisht trashëgimtari i stalinizmit, klika e fortë politike lindore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ku do të mbesin krijuesit e kulturës multietnike të dhjetë vjetëve të UNMIK-ut, kur t’u largohet sponsori. Më interesante do të jetë për historinë kritika dhe analiza akademike. Ajo do të na ballafaqojë me një provincë antikrijuese gjeografike-politike, me një sinkopë, me një kthesë të fortë devijuese nga tradita dhe trashëgimia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi