Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi, përgjigje negative EULEX-it

Shko poshtë

Krasniqi, përgjigje negative EULEX-it Empty Krasniqi, përgjigje negative EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 16, 2011 9:41 pm

Krasniqi, përgjigje negative EULEX-it


Krasniqi, përgjigje negative EULEX-it J-krasniqi-1229
Përkundër presioneve të vazhdueshme politike, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk ka lëshuar pe sa i përket çështjes së imunitetit të deputetëve që janë nën hetime.
Ai të premten në orët e pasdites ia ka kthyer përgjigjen negative shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac. Këtë e ka konfirmuar vet kryeparlamentari Krasniqi, i cili citohet të ketë thënë për mediet, se letra që i është dërguar EULEX-it nuk ka pësuar ndryshime përmbajtjesore nga drafti i parë.
“Letra ka mbetur e njëjtë. Ka pasur disa ndryshime, të cilat më shumë kanë qenë gjuhësore, se sa përmbajtjesore”, ka thënë ai, duke shtuar se EULEX-it i është bërë me dije se iniciativën për heqjen e imunitetit mund ta bëjë vetëm Prokurori i Përgjithshëm, bazuar në Nenin 9, pika 3 e Ligjit për Deputetët.
Sipas draft-letrës, theksohet se bazuar në Kushtetutën e Kosovës, qeveria vetë mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetit.
“Në rastin konkret, do të ishte normale që qeveria, e cila ka shprehur interes për një rezolutë të tillë, ta paraqesë këtë iniciativë në Kuvend dhe Kryesia e Kuvendit do ta trajtojë atë sipas rregullores së Kuvendit dhe shqyrtimi i saj do të bëhet në pajtim me rendin e përcaktuar në rregulloren e Kuvendit”, thuhet pos tjerash në letrën e Jakup Krasniqit.
Sipas kësaj letre, nuk ka nevojë të miratohet një rezolutë përderisa qeveria me Kushtetutë i ka të përcaktuara të drejtat e saj në këtë drejtim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi