Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është AAK-ja opozitë destruktive?

Shko poshtë

A është AAK-ja opozitë destruktive? Empty A është AAK-ja opozitë destruktive?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:35 pm

A është AAK-ja opozitë destruktive?

Donika Kada-Bujupi, deputete (AAK)
Debate

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në periudhën e parë të këtij mandati, kur ishte fjala për aspekte jetike për bërjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur (këtu nënkupton pakon e Ahtisarit, votimin e të gjitha ligjeve që dalin nga kjo pako dhe elementet tjera legjislative të cilat ndërlidhen me bazën legjislative që është kërkuar për t’u bërë Kosova shtet), ne si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, kemi qenë shumë fleksibilë, kemi qenë shumë unikë dhe do të thotë se në të gjitha periudhat kemi qenë bashkë pozitë e opozitë.
Por tash pas bërjes së Kosovës shtet dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mund të them se është partia e vetme opozitare që kryen punën e vet duke ngritur zërin për qytetarët e Kosovës.
Por ne nuk mund të quhemi parti destruktive kur flasim për mungesë të planit të qeverisë, sepse ai shihet vërehet dhe preket çdo ditë nga jeta e vështirë që po vazhdojnë ta bëjnë qytetarët. Ne kërkojmë zgjidhje për energjetikë. Ishte një premtim shumë i madh që është bërë nga qeveria Thaçi, por jo vetëm që nuk ka zgjidhje, por përkundrazi ka devalvuar gjendja, është vonuar procesi i ndërtimit të termocentralit të ri, i cili vendin do ta nxirrte nga kriza energjetike dhe do të hapte shumë vende të reja pune.
AAK-ja ka ngritur zërin për politikën e jashtme, sepse kemi një kolaps të përgjithshëm në këtë drejtim, sepse nuk kemi ende një plan të diplomacisë, të lobimit për pavarësi të Kosovës. Ka katërmbëdhjetë muaj që Kosova është bërë shtet dhe ndoshta mund ta arsyetojmë se deri tani nuk kemi pasur plan diplomatik, por çështja është se as nuk ka filluar hartimi i këtij plani.
Flasim për ngecjet në zhvillimin ekonomik. Për derisa dita- ditës kemi rritje në tregun e punës, kemi shumë të rinj që kërkojnë punë, nga ana tjetër kemi një qeveri e cila nuk harton një plan për zhvillimin ekonomik. Përkundrazi kemi një qeveri e cila të gjitha mjetet e tatimpaguesve të Kosovës i shpenzon në mini-projekte, në një formë duke kompensuar votën e marrë nga një pjesë e qytetarëve të Kosovës dhe në këtë mënyrë merr mjetet për shpenzimet kapitale të cilat do të krijonin një politikë zhvillimore ku do të kyçeshin të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo qeveri në këtë aspekt bën politika parciale. Kemi ngritur edhe çështjen e sigurisë dhe kemi kërkuar debat për sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Mitrovica edhe më tutje vazhdon të jetë e ndarë. Nën udhëheqjen e kësaj qeverie kufiri ka kaluar në urën e Ibrit dhe kjo po vërehet edhe nga aktivitetet e fundit të bëra nga policia e Kosovës kur zyrtarët e lartë serbë nuk ndalohen në kufirin administrativ në pikën 31, por ata ndalohen në urën e Ibrit dhe kjo nënkupton realisht që dikush po e faktorizon ndarjen e Kosovës dhe është qeveria ajo e cila duhet t’i thotë stop kësaj çështjeje.
E kemi ngritur edhe çështjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar që janë pengesë për zhvillimin e çdo vendi, sidomos për zhvillimin e një shteti të ri dhe sytë e botës janë në drejtim të shtetit të ri. Nuk kemi asnjë platformë nga ana e qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që po ndodh në Kosovë, Në anën tjetër kemi raporte të shumta vendore e ndërkombëtare që bëjnë thirrje që të bëhet diçka në këtë drejtim dhe Kosova nuk guxon të dalë nga binarët.
Në të shumtën e rasteve të gjitha kritikat që ngiten në drejtim të qeverisë ndërlidhen nga kritikat që vijnë nga qytetarët e Kosovës, nga sovrani , nga populli. Në të shumtën e kohës si deputetë jemi në teren, në komuna dhe për çdo ditë marrim kritika, ankesa dhe kërkesa për pensione të ulëta, për papunësi, për energjetikë për ujë, për korrupsion. Janë këto çështje me të cilat ballafaqohemi për çdo ditë dhe është punë e jona që t’i ngrejmë në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të dëgjohet zëri i qytetarëve tanë.
Por ne si grup parlamentar i AAK-së absolutisht nuk jemi destruktivë. Ne e bëjmë punën tonë dhe jemi shumë konstruktivë dhe do të vazhdojmë të jemi konstruktivë, sepse vetëm kritikat e mirëfillta do të përmirësojnë gjendjen e përgjithshme në vend.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi