Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e imunitetit

Shko poshtë

Qeveria i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e imunitetit Empty Qeveria i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e imunitetit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 20, 2011 8:07 pm

Qeveria i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e imunitetit Qveria-kushtetusja

Qeveria i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e imunitetit

Qeveria i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e imunitetit 20%20Qeveria

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, lidhur me qartësimin e imunitetit të të gjithë bartësve të institucioneve shtetërore të Kosovës, duke u nisur nga presidenti, kryeministri, anëtarët e Qeverisë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Thaçi ka thënë se është obligim institucional që para qytetarëve dhe botës demokratike që kësaj çështje t’i jepet përgjigje legale.
“Duke u nisur nga fakti se Gjykata Kushtetues është institucion i pavarur për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, propozojmë që të merret vendim që kërkohet që Qeveria të referojë për Gjykatën Kushtetuese pyetjet të cilat i parashtrova këtu. Pra që Qeveria i referon Gjykatës Kushtetuese parashtresë për sqarim lidhur me imunitetin e presidentit të Republikës së Kosovës, kryeministrit të Republikës Kosovës, gjithë anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe bartësve tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se këtë kërkesë, Qeveria e Kosovës e bën duke u bazuar në nenin 92 pika 10 e Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 113 të Kushtetutës e cila e parasheh edhe Qeverinë si palë që mund të ngris një kërkesë të tillë para Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i Qeverisë ka ardhur pak pas deklarimit të eurodeputetes Ulrike Lunaçek, e cila e pyetur për çështjen e imunitetit, ka thënë se po të ishte ajo e dyshuar për vepër të rëndë, vetë do të inicionte heqjen e imunitetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi