Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ulrike Lunaçek bën thirrje për dorëheqje

Shko poshtë

Ulrike Lunaçek bën thirrje për dorëheqje Empty Ulrike Lunaçek bën thirrje për dorëheqje

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 20, 2011 8:12 pm

Ulrike Lunaçek bën thirrje për dorëheqje


Ulrike Lunaçek bën thirrje për dorëheqje 20lunacek-200711Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, u ka sugjeruar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kanë problem me ligjin, që të japin dorëheqje për t’i mundësuar drejtësisë të kryejë punën e vet. Këto komente, Lunaçek i bëri gjatë një konference për media të organizuar në përmbyllje të vizitës së saj tri ditore në Kosovë.

Çështja e imunitetit të deputetëve nën hetime është bërë tashmë tema dhe interesimi kryesor në diskutimet e zyrtarëve evropian dhe atyre të institucioneve të Kosovës.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, i ka këshilluar deputetët kosovarë që janë nën hetime të mos fshihen prapa imunitetit por të japin dorëheqje.
Ajo ka thënë do të jepte dorëheqje si euro-parlamentare në rast se do të zhvilloheshin hetime ndaj saj. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk është i paprekshëm, ka thënë Lunaçek.
“Mendoj se kjo e dëmton imazhin e parlamentit dhe qytetarëve, sepse ne si ligjvënës jemi ata që prezantojmë qytetarët”, ka thënë Lunaçek.
Andaj, ka shtuar ajo, deputetët nuk mund të fshihen prapa imunitetit dhe të thonë se kjo na mbron, pasi që veprat kriminale janë përgjegjësi individuale e secilit.
Në interesimin e gazetarëve se a bëhet fjalë për dorëheqjen e Fatmir Limajt, Lunaçek ka thënë: “Do të ishte gjëja më e lehtë. Por, nëse kjo nuk ndodhë, atëherë duhet të qartësohet çështja e imunitetit”.
Lunacek ka theksuar se ia ka bërë me dije edhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, se duhet të qartësohet çështja e imunitetit.
“Nuk e di se çka përmban Kushtetuta, por Kuvendi duhet ta gjejë një zgjidhje”, ka theksuar Lunaçek.
Në bazë të informacioneve që ka marrë gjatë vizitës së saj në Kosovë, Lunaçek ka thënë se pret që çështja e imunitetit të zgjidhet shumë shpejt.
Çështja e imunitetit po interpretohet në mënyra të ndryshme nga kreu i Kuvendit të Kosovës, në njërën anë, dhe nga kreu i EULEX-it, në anën tjetër.
Shefi i EULEX-it ka përsëritur edhe të martën se pret nga Kuvendi i Kosovës ta qartësojë çështjen e imunitetit, përderisa kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka deklaruar se imuniteti është shumë i qartë dhe ata që nuk e kanë këtë qartësi i ka sugjeruar të shkojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi