Mentor Thaqi:Dy poezi
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi:Dy poezi
Mentor Thaqi:Dy poezi
NJËQIND VJET MIQËSI!
(Miss Edith Durhamit, Nderim!)
Njëqind vjet miqësi,
bujari nga soj Bujarësh,
Mis, Princeshë Hyjnore,
Shqiptarëve jetën dhuratë,
Uratë,
plot edukatë,
për vepër njerëzore,
vet në brëndi, lëngatë,
sëmundja g´rryente prore!
- Dekorim nga hegjemonia
e nga tirania,
as e dua e as më duhet,
se na vret bujaria,
le të marrin vesh
tandemët krajli,
Knjaz pa bazë
e Krajl për fjalë,
era ç´njerëzillëk iu vie
në njëqind vjet hegjemonie!
Eh, medet
ai Kryq i shenjtë
n´duar t´kujt ka mbetë,
ke vrasësit me "t´drejtë",
e stolisin me Ar,
e dhurojnë për Jetë,
atë simbol hyjnor,
për të u bënë therorë,
martir e dëshmorë,
të Zotit, me Orë!
Dekorojnë miqtë
për heshtje t´fëlliçtë,
fshehtas dhe perfid
shfarosin n´gjenocid,
ky farë soji hibrid
skileçar i lig!
Ah, vraji o Zot,
këtë soj të ndot!
Po jo more, jo qebesa,
unë nuk jamë bukëshkalë,
t´më pushtoj mëndjeharresa
e t´mos thëm ca fjalë,
për Malësorë e Rrafshjanë,
k´ta Arbërorë-Albanë!
Kjo racë bujare,
më e lashta n´Evropë,
Pellazge-Shqiptare
që njihet që n´kokë.
E pashme, e tjerrur,
lëkurëndritur, shtat-hedhur
me tradita e zakone,
s´iu gjenë dot shabllone
dhe veç me një t´metë
që s´e kuptojnë dot vet,
janë besnik të tepërt,
mendojnë si për veten,
dhe Besa në vepër,
iu kushtoi gjithë jetën,
se besnik duhet t´jeshë
por, besë çdokujt mos tí zëshë
e jo secili deklarues taktik,
mund të jetë edhe mik!
Po Anglia ime
që s´heqë dot mëkatet,
pse mbanë anë t´pabesit?
Mos janë gjë inatet
që pushtuan tokën time,
apo farë e interesit
dhe zhytje nínjorime?!
Po, nuk na bën nderë
dhe do ishim t´mjerë,
të mos njohim vlerë,
shqiptartë n´besë për t´prerë!
Ah Lordi im Gray,
a do na pëlqej
që Anglinë tonë,
dikush don ta zh´bëj
pse nuk jem si tjerë
dhe kemë tonën vlerë?!
Mos hezitoni Ju lutem, imlord,
i ftoni krerët e Shqipes dhe Shqipnisë,
le ta kenë përkrahjen tonë sot,
shpëtim nga k´thetra t´hegjemonisë,
shpërblim do kemi nga ynë Zot,
Liria e tyre, si Liria e Anglisë!
Imlord,
Shqiptarët janë të urtë,
besnik e bujarë unikal,
me moral e stoicizëm të gurtë,
për mikun kanë zemrën mal!
Janë të mençur, jo fort të dijtur,
mësojnë më shpejt se gjithë t´jerët,
shumë të ndershëm, t´pa koritur,
rastin nuk ua dhamë më heret!
Po t´i kisha dhe dy jetëra,
përta do vlente, si e para dhe tjetra!
Jam Edith Durham,
me rrënjë në Angli,
tash kam dhe një Vatan
që i thonë Shqipni,
se këtu hëmgra buken
misërnike të rreshkur,
jo, nuk e përmbysë dot kupen,
as do rri e heshtur!
Fundja, borxh i kam vetes,
t´i shërbej t´vërtetës!
QE MOT I LIG!
(Sali Manit, Nderim postmortum)
Qe mot i lig,
na la izhig!
As të pamë
e as të thamë,
Lamtumirë mik!
As n´Amerikë
e as n´Koplik,
jo, s´i vumë pikë,
se s´patem ndarje,
atë mot të lig,
si ditë shi-qarje,
na ike vëlla-mik
dhe s´bëre ç´ngjarje,
na le Çiflig
Veprën Bujare!
Eh, n´Malsi t´Madhe
dhe sot jehon,
kënga shqiptare,
Saliu këndon,
në daç malësorçe,
në daç dasmorçe,
o folklorçe
o popullorçe!
N´daç me Lahutë,
ëmbël dhe butë,
e n´daç epike
këngë kreshnike,
po as lirikën
nuk e la pas,
vargjet ritmike,
tallas-tallas,
që mbetën hite
n´melose etnike,
ishin këngë nami,
nga Sali Mani!
Po po, rron Sali Mani,
siç rron melosi,
i madh është nami,
sa vet Eposi!
Dhe, Kombi im,
i bën Nderim,
e çmon, e don, e nderon, ...
me dashuri e përkujton!
Po, rron Saliu, rron Melosi.
Nderim Njeriut!
Këtij, Këngëtar-Kolosi!
Këngën, me Art, vulosi!
Mentor Thaqi VS., 20.07.2011
PS. Vargjet dolen nga inspirimi
duke dëgjuar këngen e Sali Manit
" U trashëgoftë, ky çift i ri"!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi