Arben Malaj:Anëtarësimi në NATO - siguri dhe prosperitet në rritje
Faqja 1 e 1

Anëtarësimi në NATO - siguri dhe prosperitet në rritje
Iniciativa A3 në procesin e anëtarësimit në NATO rezultoi e suksesshme për tre vendet tona, Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë. Ajo sot është A3+2 duke përfshirë edhe dy vende të rajonit tonë, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi. Jo shumë vonë ajo do të jetë A3+2+2, bashkëpunimi në fushën e sigurisë është i hapur edhe për Serbinë dhe Kosovën.
Nga OpEd - Të Tjerë më 29.03.2009 në ora 14:15
Arben Malaj
Anëtarësimi në NATO është një stad cilësisht i ri i integrimit të vendit tonë, i cili mund dhe duhet të sjellë efekte pozitive për sigurinë dhe prosperitetin. Eksperiencat nga zgjerimet e NATO-s dhe BE-së vërtetojnë korrelacion pozitiv midis rritjes së sigurisë dhe përfitimeve ekonomike dhe anasjelltas, bashkëpunimet ekonomike lehtësojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Për përfitimet nga anëtarësimi në NATO, përgjithësisht theksohet artikulli 5 i Marrëveshjes se Uashingtonit, i cili i garanton mbrojtje kolektive çdo vendi anëtar që kërcënohet nga sulme potenciale. Por një nga parimet themelore të Marrëveshjes së Uashingtonit thekson se brenda aleancës, bashkëpunimi politik është i papajtueshëm me praninë e konflikteve ekonomike ndërmjet vendeve anëtare. Ky parim themelor duhet të ndikojë edhe midis vendeve kandidate apo të përfshira në programe të partneritetit për paqen. Kjo filozofi, nëse aplikohet përpara anëtarësimit, rrit jo vetëm numrin e vendeve përfituese por edhe kohëzgjatjen e përfitimit. Vendet përfituese në rajone me histori konfliktesh e fillojnë më shpejt angazhimin për të eliminuar konfliktet ekonomike duke rritur sigurinë dhe prosperitetin e tyre.
Ballkani Perëndimor është në një moment historik për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për të përshpejtuar reformat e domosdoshme. Iniciativa A3 në procesin e anëtarësimit në NATO rezultoi e suksesshme për tre vendet tona, Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë. Ajo sot është A3+2 duke përfshirë edhe dy vende të rajonit tonë, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi. Jo shumë vonë ajo do të jetë A3+2+2, bashkëpunimi në fushën e sigurisë është i hapur edhe për Serbinë dhe Kosovën. Teorikisht, nuk ka një lidhje kushtëzuese midis anëtarësimit në NATO dhe BE, pra jo çdo vend i NATO-s është detyrimisht vend i BE dhe jo çdo vend i BE duhet të jetë paraprakisht vend i NATO-s. Pas rënies së murit të Berlinit, proceset e zgjerimit të NATO-s dhe BE-së, duket se janë më të ndërthurura. Anëtarësimi në NATO dhe BE imponon reforma të njëjta për standardet moderne të demokracisë, ekonomisë dhe sigurisë. Në këtë kontekst, cilësia e reformave që kryhen për anëtarësimin në NATO japin efekte pozitive edhe për procesin e anëtarësimit në BE, duke e bërë atë me te afërt.
Shembuj konkrete na qartësojnë përfitimet nga rritja e sigurisë në rajon. Vetëm gjatë konfliktit të shpërbërjes se ish R.F. Jugosllavisë ekonomia e saj pati rritje negative - 38%. Gjatë konfliktit në Kosovë -17%. Ekonomia e Serbisë gjatë konflikteve dhe luftërave ra rreth 55%, po të kemi parasysh rritjen mesatare do të ishte 5-6% në vit , duhen 9-11 vjet të kompensohen këto kosto të rënda ekonomike e sociale. Jo pak ndikohen negativisht ekonomitë e të gjitha vendeve tona nga politikat me theks nacionalist apo proteksionist, qoftë kur ato janë të përkohshme apo thjeshtë „reciprocitet“ midis palëve. Nga këndvështrimi ekonomik, anëtarësia e plotë në Aleancë sjell përfitime të drejtpërdrejta e të tërthorta. Siguria si parakusht i zhvillimit ekonomik ndihmon për krijimin e besimit për investitorët e huaj, ul koston e sigurimit te eksportit te mallrave dhe kapitaleve duke rritur investimet e huaja, lehtëson modernizimin e prodhimit dhe të shërbimeve, rrit presionin për modernizimin e administratës publike, rrit presionin publik për efikasitetin dhe paanshmërinë e sistemit te gjyqësorit. Këto përfitime direkte dhe indirekte duhet të jenë reale dhe të preken në jetën e tyre të përditshme nga qytetarët e vendeve anëtare. Çdo vend i ri, anëtar në aleancat Euro-Atlantike ka mundësi në rritje të përfitojë, por anëtarësimi jo automatikisht dhe në mënyrë të përhershme, dhuron përfitime afatgjata ekonomike e sociale. Pas rënies se murit të Berlinit, shpesh është diskutuar që misioni i NATO-s të mund të ristrukturohet, por çdo mision i saj i ri do të synojë zgjerimin e paqes dhe rritjen e prosperitetit kudo në botë. Shqipëria do të jetë një kontribuues aktiv dhe përfitues konkret nga anëtarësimi në NATO. Këto mundësi në rritje do të duhet të arrihen dhe të shtohen, duke lënë jashtë kulturës sonë politike, copëzimin historik dhe parcelizimin partiak të meritës së hyrjes në NATO, të anëtarësimit në BE si edhe të sfidave të tjera kombëtare.
(Autori i shkrimit është Anëtar i Komisionit Ad –Hoc për NATO, Kuvendi i Shqipërisë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi