2 prill ‘91, misteret që mori me vete Nafiz Bezhani
Faqja 1 e 1
2 prill ‘91, misteret që mori me vete Nafiz Bezhani
2 prill ‘91, misteret që mori me vete Nafiz Bezhani
BEJDO MALO
Kur u ngarkova me detyrën e avokatit
mbrojtës të katër familjeve të dëshmorëve
të demokracisë, të vrarë më 2 prill 1991,
shumë shokë dhe miq e quajtën të nxituar
vendimin tim dhe më qortuan. Në fakt, unë e kisha të
qartë se në këtë proces nuk ndeshej drejtësia me
krimin, por opozita me pushtetin, pra unë do të isha
para një lufte të egër politike". Këto janë fjalët e fundit
të juristit të mirënjohur, Nafiz Bezhani. Avokati i
nderuar vdiq në vetmi të plotë, në një ditë prilli para
tre vjetësh, në shtëpinë e tij në hyrje të bllokut të
ambasadave. Por ai iku duke marrë me vete tërë misteret
e 2 prillit të vitit 1991. Vdekja e tij ishte e shpejtë
dhe me pak mister, si vdekja e zotit Hajri Mezini, që
kishte kryesuar po të njëjtin komision si Bezhani.
Avokati shkroi njërin nga librat më të plotë për 2 prillin,
por misterin e vërtetë ai nuk mundi ta thoshte dot.
Mjegullnaja e 2 prillit vazhdon të troshitet ende në
politikën shqiptare. Politika e mori peng procesin për
zbardhjen e së vërtetës së 2 prillit 1991. Edhe pse në
grupet hetimore ishin përfshirë shumë hetues me eksperiencë,
ata nuk ishin lejuar të vepronin lirshëm në
zbatim të ligjit, për të arritur në zbulimin e së vërtetës
mbi këtë ngjarje, por u ishin dhënë drejtime të caktuara
që, në fakt, u bënë pengesë për zbulimin e së
vërtetës. Duke shfletuar dosjen "top sekret" të procesit
të "2 prillit", sidomos procesverbalet hetimore,
aktet e ekspertizës, të quajtura "shkencore", nuk
mund të gjesh të provuar asgjë tjetër veç kërkesat e
politikës, që këmbëngulte me çdo kusht të provohej
se vrasjet e Arben Brocit dhe Nazmi Kryeziut ishin bërë
me automatik "Kallashnikov" të qëlluar nga dezhurni
i Komitetit të Partisë. Fajësia e autorëve të kësaj
masakre vërtetohet edhe në qoftë se dy të vrarët nuk
janë qëlluar nga dera e Komitetit të Partisë, njëlloj siç
mundet të mos rezultonte e vërtetë në qoftë se provohet
se është qëlluar nga dera e saj. Avokati i nderuar
arriti që nëpërmjet librit të shërbimit të Ministrisë
së Punëve të Brendshme, për datën 2 prill 1991, të
zbardhte bisedat telefonike që ishin kryer midis kryetarit
të Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër
me udhëheqjen e ministrisë, si dhe me njoftimet që
kishte bërë nëpërmjet telefonit kjo ministri për kryetarin
e Këshillit të Ministrave. Ai mundi të marrë protokollin
e mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së për
analizën që i kishte bërë ngjarjes. Por në tërë këtë dokumentacion
mungonte një nga veprimet ligjore të
rëndësishme dhe të domosdoshme që, pa dyshim,
do të ndihmonte shumë në orientimin e saktë të
hetimit: mungonte ekspertiza hetimore që duhej të
bëhej të paktën për vrasjen e Arben Brocit dhe Nazmi
Kryeziut. Zoti Nafiz Bezhani ka shkruar: "U habita për
këtë mungesë. Si mundet vallë të mos bëjnë asnjë ekspertizë
hetimore për një tragjedi kaq të madhe?!
Praktika jonë hetimore ka treguar se edhe kur përplasen
dy makina, ekspertët do të shkojnë për të kontrolluar
vendin e ngjarjes dhe në të shumtën e rasteve
bëjnë edhe ekspertizën hetimore për të përcak-
tuar fajësinë. Po në Shkodër, që u bë "kasaphanë"
tronditëse, përse të mos bëhej asnjë ekspertizë hetimore?
Duke e konsideruar të rëndësishme dhe të
qëllimshme këtë mungesë, i kërkova hetuesisë që të
bënte menjëherë, të paktën një ekspertizë hetimore,
atë të vrasjes së Arben Brocit. Për këtë qëllim, bisedova
me të ëmën e Arbenit, për t‘i marrë përkohësisht
pantallonat që mbajnë shenjat e plumbit vdekjeprurës,
sigurova edhe një listë me disa nga ishdemonstruesit
e vijës së parë, që kishin parë qartësisht
vrasjen e Arbenit dhe mund të përshkruanin
vendin dhe pozicionin e vrasjes së tij, me qëllim që
të vendosej manekini në pozicionin ekzakt të vendit
të vrasjes së Arbenit. Një organizim i tillë i ekspertizës
hetimore do të tregonte saktësisht rrugën nga
kishte ardhur plumbi vdekjeprurës, duke përcaktuar
kështu edhe pistën e saktë të vazhdimit të
hetimit. Por, hetuesia nuk e përfilli kërkesën time".
Mjafton kaq për të kuptuar se sa e mistershme mbetet
zbardhja e së vërtetës. Pjesa më qesharake në
dosje është ekspertiza balistike e kryer nga një i ashtuquajtur
"shkencëtar", ku tregohet flurudha e
plumbave që kanë vrarë dy dëshmorët, në një rrugë
të jashtëzakonshme. Sipas tij, plumbi i dalë nga
automatiku "Kallashnikov", pikërisht nga dritarja e
dezhurnit të Komitetit të Partisë së Rrethit, është
përplasur në rrugë dhe ka bërë rikoshetë, duke u
ngritur përpjetë e duke e goditur Arbenin në bel,
pastaj është ulur disa centimetra poshtë barkut. E
njëjta gjë paska ndodhur edhe me vrasjen e Nazmi
Kryeziut. Arben Broci ishte një nga firmëtarët dhe
themeluesit e PD-së dhe protagonist i lëvizjeve studentore.
"2 Prilli" ndodhi sepse ishte përhapur fjala
që Partia e Punës kishte fituar dhe se këtë fitore e
kishte arritur me manipulimin e votave. Në këto
kushte, shkodranët, dhe sidomos të rinjtë e gjimnazeve,
kishin dalë të protestonin përpara Komitetit
të Partisë. Por një variant se kush i vrau protestuesit
më 2 prill e ka shkruar kriminalisti Estref Myftari,
dhe sipas provave që ai ka gjetur, autore ka qenë
policia. Por tërë e vërteta u ngatërrua, sepse shefi i
hetuesisë së asaj kohe, Qemal Lame, u arratis nga
Shqipëria në Gjermani dhe Ferit Sula, që drejtoi
hetimin e dosjes "2 Prilli", është strehuar në Belgjikë.
Këta dy personazhe kanë kyçur gojën, duke mbjellë
një tjetër tymnajë për 2 prillin. Pas këtyre dy personazheve
"protagoniste" të 2 prillit janë dhe dy personazhe
të tjerë, të cilët deri tani janë kontestuar nga
familjet e viktimave për të vërtetën e 2 prillit. Ata
janë juristët Ilir Panda dhe Besnik Ymeri, ky i fundit
protagonist i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë. Ajo që
mbetet absolute nga tërë dosja dhe nga procesi verbal
i firmosur nga eksperti i kriminalistikës ligjore,
Estref Myftari, është se katër dëshmorët e 2 prillit
1991 në qytetin e Shkodrës ishin qëlluar nga policia.
Sipas Myftarit, pas zhvarrosjes së tre prej të vrarëve,
Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës,
rezultoi se ata ishin qëlluar me armë që përdoreshin
nga forcat e policisë. Por politika mbetet ende në
borxh për masakrën e 2 prillit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi