Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Zymberi shpallet Hero i Kosovës

Shko poshtë

Enver Zymberi shpallet Hero i Kosovës Empty Enver Zymberi shpallet Hero i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 27, 2011 3:14 pm

Enver Zymberi shpallet Hero i Kosovës
Enver Zymberi shpallet Hero i Kosovës Polici%20i%20vrareEnver Zymberi shpallet Hero i Kosovës 226192_10150266851507321_696552320_8106073_2646229_n


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë vendim që Enver Zymberi, polic i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, i vrarë në detyrë, të dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me motivacion “trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Vendimi u mor në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores për Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës.

Enver Zymberi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri.

Varrimi i tij do të bëhet me të gjitha ceremonitë dhe nderimet që janë të parapara për Heroin e Kosovës, thuhet në komunikatën e presidencës.

Sipas së njëjtës, presidentja Jahjaga do t’ia dorëzojë medaljen familjes Zymberi në një ceremoni të veçantë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi