Shevki Sh.Voca:Nga e laluara e hebrenjve në Mitrovicë
Faqja 1 e 1

NGA E KALUARA E HEBRENJVE TË MITROVICËS
Nga Shevki Sh. Voca
Sipas gjitha gjasave prezenca e hebrenjve në Mitrovicë daton qysh prej shek. XVI, sepse në Trepçë në mesin e tregtarëve nga Dubrovniku që atëherë i kishin kolonitë më të mëdha këtu, pat edhe hebrenj të cilët ishin vendosur në Novobërdë, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, etj. Kjo mund të ndërlidhet me rrëfimet e hebreut Koen Shabitaj, i cili dikur ishte banor i Mitrovicës, se në këtë qytet prezenca e hebrenjve daton qysh moti. Koeni këto pohime i mbështet në tregimet e të parëve të tij, që janë përcjellë brez pas brezi. Kurse në, Sallnamen e Vilajetit të Kosovës të vitit 1900, theksohet se Mitrovica në këtë kohë kishte 3.413 banor, myslimanë e të krishterë, dhe se në qytet jetonin dy familje hebrenj. Sidoqoftë deri në dekadën e fundit të shek. XIX nuk ekzistonin shënime të sakta për numrin e hebrenjve në këtë qytet. Si shkak i kësaj mund të jenë lëvizjet e tyre të njëpasnjëshme individuale për çështje tregtare të cilat në fillim i kryenin më së shpeshti në relacionin Prishtinë-Mitrovicë dhe anasjelltas. Herë pas here kontaktet tregtare mbaheshin edhe me vende tjera si me Shkodër dhe Sarajevë, por me një intensitet më të vogël. Një gjë që dihet me siguri, është se, ndër qytetet e Kosovës që kishin numër më të madh hebrenjsh, dalloheshin Prishtina dhe Mitrovica. Kështu që deri në Luftën e Dytë Botërore në Prishtinë jetonin 400 hebrenj, ndërsa në Mitrovicë numri lëviz prej131 deri në 140.
Hebrenjtë në Mitrovicë kryesisht erdhën nga Prishtina. Ata i tërhoqi ndërtimi i vijës hekurudhore (1873-1878), që lidhte Mitrovicën me Shkupin dhe Selanikun, si vende më të pasura dhe më të zhvilluara në rajon, ndërsa më vonë edhe me vise dhe qytete tjera më të largëta por edhe më të zhvilluara. Si stacion i fundit i kësaj hekurudhe, Mitrovica u bë stacion importues dhe eksportues hekurudhor për mbarë trevën e Sanxhakut të Novi Pazarit deri te Plevla dhe Bjello Pola, për luginën e Ibrit të Epërm, për rrethinën e Pejës dhe pjesën veriore të Dukagjinit, kurse një pjesë e madhe e rrethit të Vushtrrisë, visorja e Shalës rreth Trepçës, që më përpara hynte në përbërjen e rajonit tregtar të Vushtrrisë, iu kthyen Mitrovicës më të afërme dhe ekonomikisht më të zhvilluar. Gjatë këtyre viteve kalonin karvanë të shumtë për eksport dhe import të mallrave, ndërsa bartja e tyre bëhej nëpërmes kësaj hekurudhe. Kjo ishte shkaku që qytetit të Mitrovicës filloi t’i rritej prestigji, sepse nëpërmes tregtisë dhe zejtarisë e cila filloi me të madhe të zhvillohej në këtë rajon, qyteti u bë një qendër mjaft e fort tregtare, ku përveç hebrenjve të ardhur nga Prishtina, filluan të vijnë edhe disa zanatlinj nga qytete tjera të Kosovës, si nga Gjakova, Peja, Prizreni etj. me që zanatlinj të tillë nuk kishte më parë në Mitrovicë.
Dy familjet e para të hebrenjve që erdhën nga Prishtina në Mitrovicë ishin Lazar-ët dhe Adizhes-ët, të cilët u vendosën gjatë vitit 1900, ndërsa më vonë, në vitin 1904 erdhën edhe familjet tjera si: Ruben, Koen, Bivas, Navon, Avram, Bavon e kështu me radhë. Të gjithë këta ishin tregtar që për afërsisht merreshin me punë të njëjta. Ardhja e hebrenjve nga Prishtina në Mitrovicë vazhdoi deri kah përfundimi i pushtimit turk. Shumë prej këtyre kishin lidhje familjare, martesore me hebrenjtë e Prishtinës, me të cilët kishin integrime të vazhdueshme. Me largimin e turqve nga vendet e pushtuara ballkanike që ndodhi pas vitit 1912, Kosova u pushtua nga Serbia, me këtë rast nga frika e pushtuesit të ri, prej Kosovës iki një numër i madh i hebrenjve. Me që rrezikohej që nga Kosova të largohen edhe ata pak familje të mbetura, ndërkaq që nga Beogradi, mbërriti në Prishtinë krye rabini i komunës sefarde, dr.Isak Ben Avraham Alkalaj (1881-1979), qëllimi i të cilit ishte që ta bind këtë numër të vogël të hebrenjve të mbetur që mos të largohen, por, të qëndrojnë këtu, duke u premtuar se pushteti i ri do tua garantoi lirinë me të gjitha të drejtat e barabarta me qytetar të tjerë, dhe se në këtë pushtet do të jetojnë më mirë se sa gjatë pushtimit turk. Me këtë rast, duke e ndier veten të inkurajuar, ata i besuan premtimeve të dhëna të dr.Alkalajt, dhe vendosën të mbeten në Kosovë. Thënë kalimthi se dr.Alkalaj me mision të njëjtë aso kohe kishte vizituar edhe vende tjera si Shkupin, Shtipin, Manastirin etj.
Mirëpo si duket punët nuk shkuan ashtu si duhet, sepse pushtuesit serbo-malazez përveç ndaj popullatës shqiptare të Kosovës ndaj të cilëve ushtruan terror të pa parë, duke masakruar, vrarë, ndjekë, plaçkitë, kallë, mbytë dhe çka jo tjetër, sa që një e dhënë në lidhje me këtë tregon se pas okupimit të trojeve shqiptare nga nëntori 1912 deri në qershor 1914 u asgjësuan më shumë shqiptarë se sa gjatë pesë shekujve nën okupimin e Perandorisë osmane, ata edhe popullin hebrenj nuk e lanë krejtësisht të qetë. Atyre shumë shpesh ua konfiskonin mallin dhe ua kufizonin lëvizjen e qarkullimit, me çka vështirësohej furnizimi i dyqaneve dhe depove të tyre. Por, sikur gjërat u përmirësuan dukshëm me ardhjen e ushtrisë Austro-hungareze, e cila gjatë Luftës parë botërore në zonat e pushtuara të Kosovë u pritë si një ushtri çlirimtare. Duhet cekë se gjatë Luftës parë botërore Kosovën e ndanë në mes vete Austro-Hungaria dhe Bullgaria. Mitrovica dhe Vushtrria me Shalë, Drenicë dhe Banjskë mbetën në zonën Austriake, kurse Peja me rrethinë zonë okupuese hungareze, ndërsa nën okupimin Bullgar ishin Prishtina deri në Vushtrri, Kosova Jugore dhe Lindore. Ushtria Austro-hungareze në Mitrovicë hyri me 24 nëntor 1915 dhe qëndroi deri në tetor 1918.
Gjatë kësaj kohe në periudhën 1916-1918, në Mitrovicë dhe rrethinë u hapën shkollat shqipe, populli shqiptar filloi të këndellet, sepse atyre iu njohë e drejta e administrimit lokal, iu mundësua zhvillimi i kulturës kombëtare etj. Ndërsa edhe te hebrenjtë filloi të vërehej një ngjallje në punët dhe aktivitetet e tyre. Në shkollën shqipe përveç lëndëve të tjera mësohej edhe gjuha gjermane të cilën e mbante një hebre. Në Mitrovicë gjatë pushtimit Austro-Hungarez kryetar komune ishte Ferat Draga. Interesant është një e dhënë se, në zonën okupuese austriake populli vuante nga mungesa e artikujve më elementar ushqimor, ishte skamje e madhe, por tregtarët hebrenj të cilët mbanin lidhje të forta me vise tjera të rajonit, dhe si të prirë që ishin për punët tregtare, ata u mundonin që sado pak ta furnizonin qytetin, kuptohet se në këtë punë kishin leverdi materiale, i tregonte autorit të këtij shkrimi njëri nga tregtarët e vjetër të Mitrovicës, Jusuf S. Qorrolli (1900-1987) i cili në vitin 1957 me tërë familje u shpërngul në Turqi, (kundër dëshirës) në qytetin Karabyk. Këtu më duhet bërë një digresion, me ç’rast dua t’i shprehi mirënjohjet e mia plakut të urtë, të cilin po se përmenda i mbetem borxh, për informata të shumta që i kamë marrë nga ai, për Mitrovicën familjet dhe fiset e tyre, të cilat i njihte për mrekulli. Jusufi në Turqi mbante mbiemrin Kosova, dhe xhumave kur shkonte në xhami, në vend të kësulëbardhës, ai shpesh e vente në kokë plisin, të cilin me porosinë e tij ia kishte sjellë vajza, e cila pasi kishte krijuar familje në Mitrovicë, nuk kishte mund të shkoi pas prindërve.
Pas vitit 1918 sikur prapë filloi të keqësohet gjendja e hebrenjve në tërë Kosovën e kështu edhe në Mitrovicë. U konfiskohej malli, akuzoheshin si bashkëpunëtor të okupatorit gjatë luftës, dhe më pas për mos kryerjen e obligimeve tatimore etj. Por falë mençurisë së tyre ata i tejkalonin krizat. P.sh. në disa raste duke e bashkuar pasurinë me tregtarë serbe bënë një lloj ortakërie vetëm e vetëm që ti shmangen më letë masave sanksionuese që të thuash më tepër vlenin për ata që nuk ishin serb, e në këtë rast për hebrenj pasi që dihej se këta ishin prej tregtarëve më të fort. Ndërsa, mund të themi se një lehtësim dukshëm i mirë u bë për ata kur në tetor të vitit 1923, rabinët në mbretërinë e quajtur SKS (Serbo-Kroate-Slloven), themeluan “Lidhjen e Rabinëve”, ku me shumicën e votave, për kryetar u zgjodh dr.Isak Alkalaj, për të cilin kemi fol më lart. Në nëntorin e po këtij viti me dekretin e mbretit, dr. Alkalaji u emërua krye rabin i mbretërisë SKS, dhe u dekorua me medaljen e Shën Saves të shkallës I-rë. Ndërsa zyrtarisht u ngritë në postin e senatorit, post ky mjaft i madh dhe me ndikim. Me këtë rast hebrenjve kur u paraqitej ndonjë problem, apo u bëhej ndonjë e pa drejtë ata drejtoheshin te dr.Alkalaji, i cili bënte përpjekje maksimale që t’u ndihmojë.
Sipas talmund-it,(Talmundi është përmbledhja e shkrimeve e të dhënave gojore lidhur me fenë dhe jurisprudencën hebraike, përmbledhje kjo që zuri fill aty kah shekulli IV, kurse përfundimisht u formësua në shekullin VI të erës sonë), të gjithë hebrenjtë medoemos duhej të ishin anëtarë të bashkësisë hebraike të organizuar nëpër të ashtuquajtura komuna të hebrenjve. Nëpërmes këtyre komunave bëhej sigurimi i kryerjes normale të riteve fetare nëpër sinagoga, (faltore e hebrenjve) i të gjithë të anëtarësuarve hebrenj. Sipas të dhënave që kemi, hebrenjtë sinagogën e tyre në Mitrovicë e kishin themelua në vitin 1912. Faltorja ka qenë e vendosur në një ndërtesë të huazuar, që paguhej në formë të qirasë, e cila ka funksionuar deri pak pas Luftës Dytë Botërore, kur dhe u mbyll. Me që në qytet nuk kishte më hebrenj, sepse dihet që gjatë luftës ata u njekën nga nazizmi gjerman, prej të cilëve një pjesë e tyre që mjerisht ishin në shumicë përfunduan jetën nëpër kampe të ndryshme të përqendrimit, ndërsa pjesa tjetër që shpëtuan, me të larguar nga Kosova nuk u kthyen më. Ndërsa sa i përket numrit të hebrenjve të pas luftës që kanë mbetur në qytet ishin aq sa mund ti njehsosh në gishta. Këta ishin persona që kishin marrë pjesë në lëvizjen partizane dhe si të tillë nuk iu interesonte aq fort çështja fetare, ndërsa faltorja hiq se hiq, sepse ndërgjegjja e tyre e përcaktimit ateiste-komunist nuk lejonte. Hebrenjtë e Mitrovicës të vdekurit e tyre deri para vitit 1922, kur i themeluan varret e veta në këtë qytet, i varrosnin në Prishtinë, për shkaqe të lidhjeve familjare që kishin atje, ndërsa nga të dhënat që disponojmë, kuptojmë se në varret e tyre në Mitrovicë janë të varrosur 10 hebrenj. Një kohë të gjatë hebrenjtë e Mitrovicës nuk kishin klerik (rabin), ndërsa shërbimet e ritualeve fetare i kryente vullnetarisht ndonjëri nga anëtarët e bashkësisë së tyre. Në këtë detyrë më së shumti ka shërbyer hebreu Josif J.Ruben. Më vonë rabinët të cilët shërbyen në Mitrovicë ishin; Gadik Danon, i cili në të njëjtin kohë ishte edhe në detyrën e krye rabinit, Nisim Ruso, Semjuel Kabilo, që më pas shkoi me detyrë në Smederevë, dhe Nisim Montilo, për të cilin tek hebrenjtë e Mitrovicës kanë mbetur kujtime të hidhura, sepse e kishte keq përdor detyrën duke i përlyer duart me 1400 dinarë të atëhershëm. Nisimi pas këtij rasti ishte ndëshkua, sipas një zakoni hebrenj, duke u dëbuar nga Mitrovica në Doboj. Si duket ky lloj i zakonit zbatohej vetëm ndër hebrenjtë e Kosovës.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shevki Sh.Voca:Nga e laluara e hebrenjve në Mitrovicë
Interesant është e dhëna në lidhje me këtë zakon të hebrenjve të cilën e cekëm më parë. Ky ishte një i ashtuquajtur zakon i pashkruar, e cila bazohej mbi një solidaritet të madh të cilën hebrenjtë e Kosovës e praktikonin, duke u ndihmuar mes veti në punë dhe probleme të ndryshme që u paraqiteshin atyre. Zakoni në fjalë i kishte edhe masat sanksionuese të cilat zbatoheshin në raste të duhura. P.sh. nëse ndonjëri prej hebrenjve bënte ndonjë gabim duke e përsëritur atë, herën e tretë atij nuk i ndihmohej, me ç’rast personi ndëshkohej duke u detyruar që bashkë me familje të largohet nga vendbanimi në të cilën ka gabuar, dhe të vendoset në ndonjë qytet tjetër. Ky ishte një lloj i dënimit kolektiv për ata që gabojnë ndaj normave morale të punës, si dhe njëra prej dënimeve më të rënda që mund të përjetonte një hebre. Këtij zakoni i përmbaheshin edhe hebrenjtë që dikur jetuan në Mitrovicë.
Organizimi familjar i hebrenjve në Mitrovicë ishte mjaftë në nivel. Në vitin 1927 qyteti numëronte rreth 100 hebrenj, ndërsa për shkaqe objektive të tyre nuk ishin të gjithë të anëtarësuar në bashkësi. Gjendja e fëmijëve të tyre nëpër shkolla për vitin që theksuam dukej kështu: në shkolla të ultë i kishin 10 fëmijë, nga të cilët pesë meshkuj dhe pesë femra, në gjimnaz i kishin gjithsejtë 11 nxënës, ndërsa 3 nxënës vijonin mësimet në shkolla tjera të mesme, që donë të thotë gjithsejtë nëpër shkolla të mesme ishin 14 nxënës të kësaj përkatësie etnike, shtatë meshkuj dhe shtatë femra. Hebrenjtë më të shumtën e herës fëmijët meshkuj i dërgonin nëpër gjimnaze dhe akademi tregtare, ndërsa femrat vijonin shkolla të zanatit dhe rrallëherë në gjimnaz. Fëmijët e tyre ndiqnin edhe mësimet fetare. Në vitin 1928 në Mitrovicë ishin regjistruar 10 nxënës që vijonin mësim besimin në Tora-Talmud. Kuvendi komunal i qytetit përveç komuniteteve tjera në përfaqësinë e saj i kishte edhe dy hebrenj. Ndërsa si bartës të funksionit në këtë qytet për vitin 1927-1928, janë regjistruar këta hebrenj: Josef J. Ruben; Hajim I. Bivas (tregtar shumë i fortë); Mois Adizhes dhe Gabriel J. Koen.
Pas vendosjes së Diktaturës së gjashtë janarit 1929, kur u bë edhe ndryshimi i emrit zyrtar të shtetit SKS në Mbretëria e Jugosllavisë, dhe më vonë me ligjin e datës 3 tetor të këtij viti, u vendos ndarja e kësaj mbretërie në 9 banovina. Me këtë rast Kosova u nda në mes tri banovinave: në atë të Zetës, të Vardarit dhe të Moravës. Në këtë mënyrë Mitrovica me rrethinë, pa rrethet Drenicë e Vushtrri, i takoi Banovinës së Zetës me seli në Cetine. Me këtë ndarje Mitrovica me rrethinë i kishte 9 komuna.
Sipas regjistrimit të vitit 1931, qyteti i Mitrovicës kishte 11295 banorë, ndërsa numri i hebrenjve arrinte në109, kurse deri në luftën e prillit 1941, në qytet ishin 29 familje hebrenj (diku qëndron 32) me 136 anëtarë. Thamë më parë se këto hapësira u ndanë në banovina dhe kjo, ishte shkaku që u vështirësuar të dihej saktësisht numri i hebrenjve. Hebrenjtë në qytetin e Mitrovicës merreshin me profesione të ndryshme. Kryesisht ishin, tregtarë, zanatlinj, nëpunës dhe punëtorë. Në mesin e zanatlinjve kishte, opangaxhi, rrobaqepës, jorganxhi, teneqexhi, punëtor të ëmbëlsirave etj. Mes dy luftërave botërore ata në Mitrovicë mbanin 40 dyqane. Në mesin e tyre dallohej shitorja e madhe e manifakturave dhe e galanterive, që ishte pronë e Josif Koenit, njëri nga hebrenjtë më të pasur të qytetit. Shitorja e tij gjendej përball hotelit të dikurshëm “Zrinski”, te çarshia e vjetër afër hanit të Ram Kqiqit. Për hanin në fjalë, që dikur kishte ekzistuar në këtë qytet, kam marrë informata nga pr.mr. Ahmet Maloku, (i lindur 1929, ndërsa ka qenë i regjistruar më1932, ashtu si më tregonte vetë, vdiq 1999 disa muaj pas lufte), i cili kishte një memorie të jashtëzakonshme me një diapazon të gjerë të dijes jo vetëm sa i përket qytetit dhe banorëve të saj, por edhe shumë më shumë. Këtë e ceka, sepse disa nga qytetarët e Mitrovicës që ishin dukshëm më të vjetër se pr. mr. Ahmet Maloku nuk kishin njohuri për këtë han. Furnizimi i tregut me artikuj elementar ushqimor në të shumtën e rasteve bëhej nga hebreu, Haim Bivas, i cili gjithashtu dallohej për nga pasuria. Për, Haimin më tregonte xha Nazmiu, qytetar i vjetër i Mitrovicës, që aso kohe ishte rreth nëntëdhjetë vjeçar, (1991) i cili kishte qenë nxënës i shkollës shqipe në Mitrovicë, gjatë kohës Austro-hungareze. Kjo familje çifute pas vitit 1918 kishte blerë pronën e njëfarë Hysen Agës nga Mitrovica, pasanikë i njohur i qytetit, i cili ishte shpërngul në Turqi. Në pronësinë e Hysen agës sipas një dokumenti që ruhet në arkivin e familjes Bivas në Beograd gjendej një han, një depo e madhe, dhe një shtëpi me livadhe. Dokumenti në fjalë është shkruar me alfabetin arab. Interesant është një tjetër informatë të cilën e kamë shënuar prej plakut Ajet Vinarci, me banim në Mitrovicë, me ç’rast do ti referohem në origjinale, për shkak mënyrës në të cilën ai më tregonte dhe fliste, dhe që ishte një e folur e traditës, me retorik të odave. Në pyetjen time se a kishte sherr apo hair Mitrovica prej jahudive? Mixha Ajet më tha: “Ngo knejnaj; jahudit dajm ishi konë zengjin, po edhe tash jonë qashtu, nvakt të Jugosllavisë kralit, bojke vaki nahere me pas qesatllak (skamje, mungesë ushqimore, Sh.V.), po, o konë nsheher nji jahudi që ishte zengjin i madh dhe ai gjojke mall ku ka e ku ska dhe bijke e i mushke dugoj e magacina me ato çka u duhke mas shumti.” Bacës Ajet nuk i kujtohej se si quhej ai hebre, kurse për dyqanin dhe depon e tij më tregoi se në cilin vend të qytetit kishin qenë. Familja e Rubenëve e mbante dyqanin e gjuetisë e cila ishte më e pajisura nga të pakta dyqane të tilla, kurse ajo Adizhes, në pronësinë e të cilëve ishin disa dyqane me mallra të përziera, gjithashtu ishin ndër më të furnizuarat. Ndërsa hebrenjtë e tjerë merreshin me tregti më të imta. Tregtia jashtë Kosovës në fillim ishte e orientuar kah Shkupi dhe Selaniku e cila zhvillohej nëpërmes hekurudhës së ndërtuar që kemi thënë më lartë, kurse më vonë kur u vendosën binarët e hekurudhës së Ibrit (1928- 1931), ajo filloi të zhvillohet edhe në drejtim të Beogradit dhe qendra tjera të Serbisë.
Marrëdhëniet e hebrenjve me qytetarë të përkatësive tjera fetare dhe nacionale në Mitrovicë ishin të mira. Me sa dihet nuk është regjistrua ndonjë rast eksesi apo konflikti, çfarëdo qoftë ajo mes hebrenjve dhe të tjerëve. Hebrenjtë e Kosovës komunikonin në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe serbisht, natyrisht se kështu ishte edhe në Mitrovicë. Me bashkëqytetar ishin shumë të afërt, sidomos me kolegët e tyre tregtarë, qofshin ata shqiptar, turq apo serb, ndërsa një kujdes të veçantë dhe sjellje edukative kishin ndaj fëmijëve. Në lidhje me këtë më kujtohet një detaj të cilën ma pati treguar një qytetar tjetër nga Mitrovica, Sutki Sh. Muharemi, kur e pyeta të më veçoj diçka nga ajo që atij i kujtohet për hebrenjtë e qytetit, i cili ndër të tjera më tha: “Dëgjo, edhe pse flitet për ta se janë dorë shtrënguar, unë të them se kur isha fëmijë dhe bashkë me shokët e mëhallës rastiste që në qytet të kalojmë afër dyqaneve pranë të cilave ishin edhe ato të hebrenjve, shpesh ndodhte që ata ne fëmijëve të na gëzojnë me ndonjë bonbone apo diçka tjetër, me çka ne si fëmijë që ishim ndienim një kënaqësi, dhe mu për këtë pastaj i respektonim në mënyrë të veçantë. Kjo ndoshta nuk është ku me ditë se çka, vazhdonte me rrëfimet e veta axha Sëtkiu, nëse e kishim parasysh pasurinë e tyre, por një gjë që na çudiste ishte se, pranë dyqaneve të tyre kishte tregtar tjerë të qytetit, të cilët madje edhe na njohshin familjarisht, por nuk e bënin një sjellje të tillë ndaj neve,”- më pas axha Sëtki me insistimin tim më tregoi për disa tregtar, dyqanet e të cilëve ndodheshin pranë atyre të hebrenjve.
Në Mitrovicë, në mesin e hebrenjve jetonte edhe mjeku Nehemin Shefajn, me bashkëshorten Hedvika, dhe me vajzat, Liljana dhe Suzana. Dr. Nehemin Shefajn, ka lindur në vitin 1892, në Ostrog, të B.S. ndërsa më 1922, në Kosovë arrin për tu ndihmuar vendeve-viktimë të luftërave ballkanike si dhe të luftës parë botërore. Shefajn ishte në kuadrin e misionit të kryqit të kuq, me punë të përkohshme në Zvicër prej nga bashkë me një grup mjekësor erdhën në Kosovë. Anëtarët e tjerë të këtij grupi mjekësor pas një vit qëndrimi në Kosovë u kthyen, ndërsa Shefajni vazhdoi misionin e tij të mjekut së pari në Prishtinë ku qëndroi një kohë të shkurt e pastaj kaloi në Mitrovicë. Dr. Shefajni ka lënë mbresa të mira tek qytetarët e Mitrovicës. Ai ishte besnik, trim dhe shumë i vendosur në detyrën dhe punën që e bënte. Me që aso kohe mjekët ishin të rrallë, dr. Shefajn gjendej çdo vend ku paraqitej nevoja për intervenim. Historiani i njohur dr. Muhamed Piraku në shkrimin titulluar “Shëmbëlltyrë e ndritshme e historisë kombëtare shqiptare”, kushtuar patriotit dhe demokratit trim e sy patrembur, burrit të shquar nga Prishtina, Nazim Gafuri 1882-1928, duke bërë fjalë për atentatin e parë të kryer ndaj tij, me 11. III-1927 (ndërsa pas një viti me rastin e atentatit të dytë Nazimi vritet), e cila ishte organizuar nga agjentura e policisë (gjandarmarisë) serbe, ai fletë edhe për kirurgun e njohur dr. Shefajn, të cilit me të vërtet i takon meritë e madhe për përkujdesjen mjekësore që ia bëri Nazimit në spitalin e Mitrovicës, me rastin e plagosjes nga ky atentat në të cilën Nazimi kishte marrë plagë mjaftë të rënda. Sipas dr. Pirrakut, policia kishte bërë përpjekje ta helmojë Nazimin në spital, por doktori humanist Shefajn ishte treguar shumë trim dhe i vendosur që një akt i tillë tradhtare të mos ndodhë deri sa ishte pacienti nën mbikëqyrjen e tij. Madje, duke vazhduar më poshtë dr. Pirraku thekson: “ Shefajnt, këte duhet t’ia pranojmë publikisht, sepse këtij policia i kishte premtuar shpërblim prej NJË MILION DINARËSH dhe një limuzinë, por ai këtë e kishte refuzuar duke i thënë policisë se etika ime si doktor është ta shërojë të plagosurin, dhe do ta shërojë...! Të shëruar do ta nxjerrë nga spitali e ju mund të veproni, prapë, sipas etikës së juaj...!” Intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses. Nazimi deri sa kishte qëndruar në spital, ushqimin ia kishin sjellë sipas porosisë së dr.Shefajnit, nga shtëpia, dhe pikërisht nga familja e Shaban Efendi Mustafës (Gashi), e disa herë ushqimi ishte sjellë edhe nga shtëpia e Ferhat Dragës. Shumë vjet më vonë djali i madh i Shabanit, martohet me Qefseren, bijën e Nazimit, shkruan dr. M. Pirraku, në shkrimin e cituar më lartë.
Jeta e dr. Neheim Shefajnt përfundoi tragjikisht, si edhe e shumë hebrenjve tjerë nëpër të gjitha ato hapësira ku shkeli këmba e nazizmit gjerman. Doktori ndoshta ka mund të shpëtoi nga ndjekjet naziste, sikur mos ti besonte aq fort misionit të tij human të cilës ia kishte kushtuar tërë qenien njerëzore, me çka ai nuk dallonte fe, komb racë, ngjyrë e diç tjetër. Dhe ndodhi ajo çka nuk dëshirohej, për shkak se nazistët nuk respektonin kurrfarë humanizmi, ata në shkurt të vitit 1942, atë e burgosin në Mitrovicë, prej nga pas disa jave e dërgojnë në Beograd në logorinë famëkeq të Banjicës, në të cilën disa muaj u detyrua të punoi si mjek, ku më pas me 8 maj të po atij viti u pushkatua. Sipas disa të dhënave që kemi, qytetarët e Mitrovicës të cilët ishin mirënjohës ndaj shërbimeve që iu kishte bërë dr. Shefajni, i kishin ofruar strehim dhe fshehje nga gjermanët. Njëri prej tyre ishte Mehmet Aliqi, në popull më tepër i njohur si Hoxhë Banjska i cili ka qenë imam shumë vjeçar në xhamin e Banjskës, si dhe mësues në shkollën shqipe që dikur ekzistonte në këtë vend, por Shefajni nuk e kishte pranuar ofertën e këtij njeriu trim dhe shumë besnik. Ndërkohë bashkëshortja e dr. Shefajnit , zonja Hedviga e cila pas burgosjes së buritë kishte mbetur me një vajzë në
shtëpi, ndërsa vajza tjetër në atë kohë gjendej në Beograd, gjithashtu nuk u la e qetë, sepse vetëm pesë ditë pas burgosjes së buritë, gjermanët e burgosin edhe atë bashkë me vajzën e saj 13 vjeçare. Z. Hedviga, gjatë qëndrimit në burgun e Mitrovicës ishte marrë disa here në pyetje, dhe kot ishte munduar të dëshmojë veten, para shefit të policisë gjermane të Mitrovicës, Ginter Hausding, për përkatësinë e saj jo hebre. Ajo nuk kishte mundur të siguroi origjinalin e dokumentit të cilën e kërkonin gestapoja, por e kishte kopjen e saj. Mirëpo për kopjen e dokumentit përkatës Hausdingu pohonte se është e rrejshme dhe e falsifikuar. Ndësa kur z. Hedviga me një rast mundohet ta bind Hausdingun se nuk i takon gjakut të hebrenjve; ai iu kishte përgjigjur: “Edhe në qoftë se kjo është e vërtet, unë ju them se jeni të infektuar me prejardhje hebrenje,” kurse kur ajo i thotë se ta jap fjalën e nderit; ai duke qeshur ia kthen: “ Te hebrenjtë nuk ekziston fjala e nderit...” Pas një javë qëndrimi në burgun e improvizuar të Mitrovicës të cilën me këtë rast gjermanët e kishin hapur enkas për hebrenj, z.Hedviga, bashkë me vajzën e saj, dhe hebrenj të tjerë të burgosur numri i të cilëve ishte rreth 200, nga të cilët përveç atyre të Mitrovicës kishte edhe nga Prishtina dhe Novi Pazari, u futën nëpër vagoneta të blinduara dhe u dërguan në Beograd në kampin famëkeq Sajmishte. Atje ajo dhe hebrenjtë e tjerë kishin hiq të zitë e ullirit... Numri i tërësishëm i të burgosurve në Sajmishte ishte 8000, ndërsa fundin e luftës e përjetuan vetëm 7 femra, në mesin e tyre z.Hedviga me vajzën. Ishte kjo një pjesë e deklaratës të z.Hedviga, e datës 19 prill 1947, dhënë: “Komisionit shtetëror për verifikimin e krimeve të okupatorit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre.”

Numri i hebrenjve nga Mitrovica, që u likuiduan në logorinë e Sajmishtes, me sa dihet ishte 88, në mesin e të cilëve disa ishin persona të dalluar të qytetit, sikur bie fjala Rubenë-t, Adishesë-t, si dhe Haim Bivasi i cili u likuidua me tërë familje, gruan dhe dy fëmijët e vetë;djalin dhe vajzën. Bivasi ishte tregtar dhe pasanik i njohur jo vetëm në Mitrovicë por edhe më gjerë për te kemi folur më herët.
Ndërkohë që një numër i hebrenjve duke vlerësuar në mënyrë të drejtë situatën në të cilën u gjendën, dhe me që e panë se u kanosej një rrezik i madh për likuidim, ata nëpërmes miqve dhe të njohurve të tyre me të cilët kishin pas kontakte dhe lidhje të hershme, arritën të largohen nga Mitrovica. Grupi i hebrenjve të ikur nga Mitrovica kaluan në zonën okupuese italiane të Kosovës, me këtë rast në Prishtinë, sepse qeveria Italiane nuk udhëhiqte politikë diskriminuese dhe raciste ndaj hebrenjve sikurse Gjermania. Por pas kapitullimit Italian në shtator 1943, hebrenjtë filluan të rrezikohen, sepse ato vende tashti ranë nën okupimin gjerman, dhe kështu ata që arritën të ikin nga Kosova shkuan në Shqipëri, ku pati një ardhje të madhe të hebrenjve gati nga të gjitha shtetet Evropiane dhe ballkanike prej nga u njekën nga nazistët. Dihet se Shqipëria, dhe Danimarka ishin nga të paktët vende, që nuk dorëzuan asnjë hebre tek nazistët. Hebrenjtë e ikur në Shqipëri në njëfarë mënyre e dinin se edhe atje do të gjenin pushtuesit fashist e nazistë, sepse pas kapitullimit të Italisë që thamë më parë edhe Shqipëria ra nën okupimin gjerman, por ata shpresonin shumë në mbështetjen dhe përkrahjen e popullit shqiptar, ku po thuaj të gjithë hebrenjtë arritën të shpëtojnë pa u kapur nga gjermanët. Një e dhënë e cila tregon se falë ndihmës së cilës i dha populli shqiptar, rreth 350 familje e hebrenjve i shpëtuan zhdukjes gjermane. Pas mbarimit të luftës hebrenjtë të cilët u strehuan në Shqipëri, kishin shfaqë dëshirën që t’i drejtonin një mesazh mirënjohjeje regjimit të ri. Mirëpo qeveria shqiptare e cila në fillim ishte në pajtueshmëri me atë ruse, së pari votoi në Kombet e Bashkuara në favor të shtetit të Izraelit, por kur sovjetikët ndërmorën një kurs agresiv antisemitist, edhe qeveria shqiptare e bëri të njëjtën gjë. Qeveria shqiptare në krye me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Enver Hoxha, filloi të tregoi një mbështetje të vazhdueshme ndaj palestinezëve, duke marrë një pozitë kundër izraelite afatgjate, e cila shkaktoi një pozitë të vështirë për hebrenjtë vendës. Ish kryetari i Shqipërisë, Enver Hoxha, qëndrimin e tij armiqësor ndaj Izraelit, e paraqet në librin e vetë nga ditari politik, “Shënime për Lindjen e Mesme 1958-1983” Tiranë 1984, në të cilën mes tjerash shkruan: “Sot thirra në zyrë ministrin e Tregtisë, që shkon në krye të delegacionit tonë tregtar në Irak dhe Turqi. I rekomandova t’u thotë funksionarëve irakianë se ne jemi një vend i vogël që e ndërtojmë ekonominë me forcat tona, prandaj nuk kemi mundësi aq të shumta sa të tyret, megjithatë dëshirojmë të kemi me ta shkëmbime tregtare me leverdi reciproke. Por qëllimi ynë kryesor nuk është thjeshtë tregtia; nëpërmjet marrëdhënieve tregtare ne duhet të krijojmë kushte për zgjerimin e miqësisë me popullin irakian dhe me popujt e tjerë arabë...Të thuhet, gjithashtu, midis të tjerave, që grupi i shteteve arabe ka një armik të përbashkët, Izraelin dhe të gjithë ata që bashkëpunojnë me të. T’u vihet atyre në dukje se në luftën e tyre kundër Izraelit i mbështetim e do t’i mbështetim me të gjitha forcat, sepse ky është armiku ynë i përbashkët, bashkëpunëtor dhe vegël e imperialistëve amerikanë...” nga libri i cituar fq. 327-328. Ndërkaq që, shumë vjet më vonë, saktësisht thënë në gusht të vitit 1991, Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Kjo ishte një shenjë e mirë që tregonte se marrëdhëniet midis dy vendeve po hynin në rrugë të mbarë.
Në librin “Izraeli” të përgatitur nga K. Beduli, gjendet nënkapitulli, “Hebrenjtë dhe shqiptarët” në të cilën z. Beduli mbi baza analogjike tërheq një paralele mes popullit hebrenj dhe shqiptar përgjatë historisë, të cilës ne me këtë rast do t’i referohemi:
“Hebrenjtë dhe shqiptarët janë popuj të lashtë në vendet e tyre, me histori të dhimbshme, por që kanë ndikuar shumë në zhvillimin e rajoneve përkatës. Të dy popujt kanë pasur shpesh dhe për shumë kohë pushtues të përbashkët. Sot mund të thuash se:-të dy janë popuj të vegjël, por që kanë mbijetuar në shekuj;-të dy kanë një diasporë të madhe e të shpërndarë an e mbanë botës;-të dy kanë gjuhën e tyre të veçantë, që s’flitet në vende të tjera;-të dy kanë zakonet dhe traditat specifike, që i kanë ruajtur me gjithë pushtimet e shumta;-të dy kanë luftuar e punuar trimërisht për të ruajtur kombin e tyre; të dy kanë pasur ligjet gojore ose kanunet që i kanë mbajtur të lidhur ;të dy janë popuj fisnikë.” Pra nëse nga aspekti historik e shikojmë me vëmendje analizën e z. Bedulit, atëherë me plot bindje mund të themi se është një analogji shumë e saktë.
Jasha Romanov, edhe vetë hebre në librin e tij “Jevreji Jugoslavije,1941-1945” Bg. 1980, na paraqet një statistikë të gjendjes së hebrenjve në territorin e Jugosllavisë mbretërore para lufte, dhe numrin e viktimave të rënë gjatë luftës. Sipas tij në Kosovë, para lufte kishte 550 hebrenj, ndërsa si viktimë të saj ranë 210 hebrenj, kurse numri i gjithëmbarshëm i hebrenjve që jetonin në territorin e këtij shteti ishte 82.242, nga të cilët 67.248 vetë, ranë viktimë të luftës, që donë të thotë 81% e hebrenjve të cilët jetonin në shtetin e dikurshëm të mbretërisë Jugosllave vdiqën nga mënyra të ndryshme.
Historianët (duke i përjashtuar disa që paraqiten viteve të fundit të cilët mund t’i quajmë revizionistë) janë të mendimit se ajo çka i ndodhi popullit hebrenj gjatë Luftës dytë botërore është maja e një krimi dhe e një vepre më neveritëse, me të cilën tirania njollosi faqet e historisë njerëzore.
Populli hebrenj edhe duke qenë të ndarë, dhe larg njëri-tjetrit për shekuj, kanë mbetur një popull unik dhe i lidhur, me histori, fe dhe atdhe të përbashkët. Janë këto faktor që nxjerrin në pah devotshmërinë kolektive për mbijetesën fizike e shpirtërore të popullit të tyre. Themelimi i shtetit të tyre erdhi si pasojë e luftës së tyre për të realizuar ëndrrën dymijë vjeçare për t’u kthyer në tokën dhe për të jetuar jetën kombëtare.

FUND.
Versioni pak më i gjatë i këtij shkrimi para një kohe u botua në përditshmen “KOHA Ditore”, në disa vazhdime.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi