Vladimir Muça:NATYRALIZMI I MODERNITETIT POETIK DOMOSDOSHMERI E ZHVILLIMIT KOHOR
Faqja 1 e 1

NATYRALIZMI I MODERNITETIT POETIK
DOMOSDOSHMERI E ZHVILLIMIT KOHOR
(Rreth librit “Shtegtimet e Arbërit” të Bedri Nezirit)
Në festivalin poetik të Prizrenit tek lexoja një libërth të thjeshtë , të vogëlth në fletë, por të madh në perceptim ndjenjash, idesh e qëllimesh të Bedri Nezirit “Shtegtimet e Arbrit”, gumezhitja e pranverës së re në Bunjak, zhurmërima e ujit dhe flatrimet e mjelmës të Lumbardhit, mërmërima e fletëve të barit, të krekzave e lisave në zabelet e Shtepisë Bardhë Prizrenase më pushtoi qënien time.
Po! Po! çdo gjë në të bardhë si zambaku i mikpritjes prizrenase, ku në palimpsestet e viteve, ngurësuar në suvatë e gjimnazit “Gjon Buzuku” përshkëndijonte me autoritetin gjithëpërfshirës të kryeqytetit mbarëshqiptar. Në këtë produkt poetik, me një titull sinjifikativ “Shtegtimet e Arbërit” shoh qartazi një natyralitet poetik të modernitetit perëndimor. Me natyralitet të modernitetit në krijimin e produktit poetik do të thotë, që këtë produkt ta veshim me toponimitetin, emërtimitetin vendor, duke i dhënë sa më shumë frymëmarrje, shpirtëzim të habitatit që na rrethon. Vetëm kështu ky modernitet i “ri” e shpërvjel korracën e hërmetizimit klasik duke e ushqyer këtë produkt me vajin epistolik të vendit të vet. Në të tilla raste moderniteti i largohet formateve të importit kallp dhe merr trajtat e një personaliteti unik vendor, ku gjallon jeta përditore me të gjitha asfeksionet e saja.
Në këtë konteks reflektuan dhe mendimet kritike të poetit, studiuesit Dr. Pr. Agim Vincës në sesionin poetik të Prizrenit i cili na rikujton se “Letërsia vazhdon të krijohet në kontekse proliksiteti dhe pse kanë rënë barrierat”.
Për një frymëmarrje më të gjërë të letërsisë Dr. Pr. Agim Vinca i referohet edhe botimit të fundit analitik të Pr. Anton Paplekës në qëndrimin spiritual që duhet mbajtur në letërsi dhe arte. Vetëm me një spiritualitet mund të rrisim imagjinatën artistike, ta çveshim poezinë e sotme nga skeletçizmi në të cilën ajo është zhytur, duke e parë “kombin si ansambël e jo si komb modern “ siç perifrazon poeti, studiuesi Vinca.
Ky proksilitet që vihet re rëndom në shuminë e sotme kosovare,te produkteve poetike, eshte nje dukuri anemizmi, i cili me volumtarizmin gjitheperfshires ka perfshire dhe poezine e sotme kosovare, po e largon nga trualli prej nga ka lindur, nga produkti më përfaqësues të Esat Mekulit, Ali Podrimës, Din Mehmetit, Rrahman Dedajt, Azem Shkrelit, Sabri Hamitit, Agim Gjakovës.
Në sesionin poetik të zhvilluar me 11 qershor 2011, me rastin e 133 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në tribunën e Kuvenditr Komunal kryetari i L.Sh.K Adem Demaçi bëri thirrje për një poezi, letërsi që të kuptohet, lexohet nga lexuesi me një furkëz sa më të gjerë.
Sa më afër popullit, për popullin. Target-grupi i poetëve që punojnë më me ngulm në këtë drejtim si Agim Vinca, Flora Brovina, Begzat Balili, Shahbaze Vishaj, Sabile Keçmezi, po mundohen të ecin në gjurmët e prelateve poetikë, duke aplikuar teorinë e natyralizmit në poezi, ku tani “dhimbët e flokët e barit i kanë dalë” ku “fluturat për ta djegur/harresën e eshtrave/të shndërruar në bar”.
“Në zemrën e barit ndjejmë frymëmarrjen e eshtrave/ që duan të thithin dritën” e kur “ shifare, të më bjerë erë shi”
Me një seri metaforash të tilla, të Rrahman Dedajt po ecën në ullinë e vet dhe grup-targeti i poetëve më të rinj të lartpërmendur ku në mes tyre, diku, tepër modest hapon dhe Bedri Neziri.
Duket se Bedriu është njohës i mirë i veprave të prelatëve të lartpërmendur të cilët kanë lënë gjurmë në poetekën kosovare. Ai si të gjithë bashkëkohësit ka një refleksion çoroditës nga importimi kallp i hermetizmit klasik.
Për ta veçuar disi, Bedri Neziri lufton në shpërfilljen e këtij hermetizmi skelektik në poezi duke futur elementë të shpirtëzimit natyror, toponimitetin e emërtimitetin. Në poezitë e tija përçfaqet një sistem artistik në fillesa, por që premton, që jep e merr me heroin lirik dhe epic,që mishëron portretin shpirtëror të bashkëkohësit. Ky proçes ideatimi artistik, me kapjen fort pas kombëtares të papërsëritshme nga mesazhi dhe vlerat artistike që mbart e vendos Bedri Nezirin aktualisht në një radhë me atë target-grup poetësh që për momentin janë në minorancë sasiore por në mazhorancë cilësore.
Vargu i ngjeshur i Bedri Nezirit shpreh disa ide, disa mendime të konceptuara me anën e një ritmike dhe palimpsestesh shtresuar nga vitet e jetës, sipas këndvështrimit, psikologjisë vetiake. Ai e thotë çdo gjë troç në varg, në strofë, në mënyrë tepër të thjeshtë. Kështu që Bedriu shprehet si një poet në llojin e vet. Atij i mjafton një buzëqeshje e cila është shpirtëzuar në qënien e tij siç e shpreh në poezinë “Poeti Vogël”. Poeti ynë bëhet një shpërndarës shumë dimensional i ndjenjës njerëzore dhe në periferitë e “qytezës blu” aty ku perceptimi retinor është më zhbirues, më jetësor, më atraktiv. Në konceptualitetin e personalizuar konstrukti poetik në të shumtën merr trajtat e një monologu i cili ngrihet natyrshëm mbi erupsionin ndjenjësor të vetë poetit ku ai e replikon me vetveten. Kësisoj lexuesi duke lexuar poezitë “Shtegtimet e Arbërit”, “Shtegtim shpirtëror”, “Poeti me shikim të kaltërt” ndjen novitetin e konceptit poetik, ku brishtësia që vjen nga ky erupsion shpirtëror ndjehet në çdo qelizë të fjalës, të vargut, të strofës. Me bindje mund të them se një lloj të tillë poezie me ngjyra realiste, me pathos social, do jetojë në mendjet e lexuesit sepse siç shprehet poeti: “Midis jetës dhe vdekjes, lulëzojën lulëkuqet”. “Duke mbjellë lule lirie/ duke rritur fëmijën e vet/ me rreze drite duke arnuar lëkurën”
Gjithçka përkon me moton e shpirtin popullor, sepse aty lexuesi sheh vetveten. Kësisoj parë në këtë furkëz, mendimesh, idesh, gama e motiveve të një strofe, kapërcehet rrjedhshëm me një aliteracion olokuent në strofën tjetër, fiton një rrjedhshëmri saqë në laboratorin e trurit të ngacmon, të bën të meditosh për çka lexove më parë, të mbash qëndrim për detajin poetik.
Po ti shikosh me syrin e një gjeologu palimpsestesh, nën xeherorët e viteve të pushtimit sllavo-serb e të atij turk, motivet që përshëndijohen marrin trajta nga etnosi shqiptar duke mbajtur terma e ofruar përqasje etno-psiqike të kohës, të këtyre shtresimeve. Përmes një loje imagjinare autori sjell realen e jetuar, sjell fletëza të historisë dhe të miteve, ku persekucioni fizik e shpirtëror japin kinematikën e çasteve si një gjurmë shpirtërore, si një autosygjestion, si një vetëshprehjë e lirë duke përvijuar një individualitet, një stil në formim e sipër.
Përfaqësuese më tipike, etalon poetik i poezisë të Bedri Nezirit është poezia “Arbëria”, “Dëshmorëve të lirisë”, “ Martirëve të lirisë”
Këto poezi të venë të mendosh se ata shkruhen për një aplikacion të caktuar mendor e ideor, shumëdimensional, si një përqasje për të kuptuar e ndërfutur në historinë e këtij populli gjer në mitet e tija.
Në poezitë “Qyteti i braktisur”, “Foleja e Shqipes”, bota e shkuar nën represionin sllavo-serb, dhe bota e re me aureolën e lirisë e rrokur përmes tabllove kontrastuese dhe një figuracioni kandishent mes traziemsh e shtjellash të dufeve poetike, vjen si një det i stuhishëm me dhimbje, rënkime, gjykime, por gjithnjë me dritën e shpresës dhe të qëndresës të bashkëkombasve.
Për ta rrokur hapsirën poetike të shtresuar nëpër këto vargje të Bedri Nezirit është e nevojshëm të depërtosh në brëndësi të këtyre tabllove kontrastuese, ku mbi të gjitha ngre krye karakteri social që përbën dhe unin poetik të Bedri Nezirit, përbën kredon e tija, angazhimin e tija shoqëror si mësimdhënës në përgatitjen e gjeneratave të reja.
Universaliteti i këtyre vjershave të thjeshta, të kursyera, të përbëra me thellësira infinite në hapsirë e kohë, në vende dhe toponimitete të shumë përcaktuara, të bën ta ndjesh poezinë, të perceptosh çdo gjë sikur ndodh sot, pavarësisht se evokohen motive të kohës apo të viteve të shkuara.
Autori i rikrijon tabllotë poetike të vjershave me një ngjyrim e timbër emocional të afërt, të prekshëm, konkret, që kapërcen lehtas hapsirën kohore. Bedriu ndonëse i ri në moshë prezantohet modest, i gjithëkunshëm në botën që e rrethon, i pakohë, i lashtë sa mitet dhe legjendat aq dhe universal, i përditshëm, i çastit sapo nis dita e re, duke kaptuar dhe të sotmen, por fare pak nga që reflekton tiparet e një urtaku që jeton të tanishmen në shpirt e nuk don me dalë mbi palët.
Kjo e tanishme për të nuk është vetëm një kohë e re por dhe një botë e re e cila mund të ndriçohet, zhvillohet vetëm në urti.
Shqiptari të cilin historia e ndau dhe e copëtoi dhe që shteti amë është i vetmi shtet në botë që kufizohet nga bashkëkombas, në fakt me kryeneçësi, nuk harroi zakonet, doket, kulturën e tija. Simbolika e tija kulturore në këtë rast mbati siç e shpreh Bedri Neziri në poezitë “Homeri shqiptar”, “Mësuesja jonë”, “Lahuta e gjyshit”, një lidhje mes fateve historike. Është gjuha e zgjedhur, janë sentencat poetike si elementë që devijojnë gjithçka që duhet të shprehë autori në nënshtresat poetike të palimpsesteve historike shtresuar shekujve e viteve në at’ truall Dardan. Në përgjithësi është standart se letërsia e mirëfilltë, serioze, nuk mund të përftohet pa shkrimtar të mirëfilltë të cilët pavarësisht viteve që ikin, ata shtresohen si katet e mineraleve në një minierë diamantesh. Sa më thellë që të jenë, aq më e rëndë është shtypja e viteve që ikin, aq më brilante bëhet shtresa diamantike që përftohet nga kjo shtypje.
E bëra këtë krahasim si një homazh të lëvdueshëm poetesh e shkrimtarësh kosovarë të cilët na kanë lënë të çimentuar një traditë të vyer. Me nostalgji dua të evidentoj shembujt sinjifikativ të Esat Mekulit, Din Mehmetit, Azem Shkrelit, Rrahman Dedaj, Ali Podrimës. Në këtë hulli, nismërisht, në një rrugë të saponisur, me dritëhijet e veta të reminishencave kohore, ka gjetur vendin e vet edhe tematika, fondi ideor, forma dhe stili letrar i Bedri Nezirit . Që në vargjet me nëntekst epositike, historike, idilike, atdhetare, poezia jo vetëm mbështetet në këto hulli por spunton duke sugjeruar ngjitjen në hapësira sociale estetike e stilore, të natyralizuara për deri sa heroit të vet autori ja fut në shpirt pathosin e së vërtetës, ëndrrën dhe dëshirat për triumfin e së vërtetës veshur me rroben e një iluzionizmi ëndërrimtar të pashmangshëm i cili në moment e rrethana të caktuara shndërrohet në diçka reale, tokësore e mbi gjithçka e dëshirueshme.
Në këto pak poezi por që përbëjnë një sintezë të plotë poetike me asfeksionet e saja për stadin poetik të poetit. Bedriu ndjehet shpirtërisht i ngërthyer në realitetin kombëtar nga trashëgimia zakonore, kulturore, dokanore të cilët i shkrin artistikisht në krijimet e veta, pa i riprodhuar mekanikisht. E tillë është poezia “Lahuta e gjyshit”. Në poezitë jo rastësisht nuk i vërejmë elementë të sfumuar të koloritit lokal, aspekte të etnografikës. Ata treten në mënyrë organike, kombëtarisht në testurën poetike, duke u shndërruar në një mënyrë të shprehuri, duke i dhënë mundësi autorit që me ndihmën e njehsimit liriko-subjektivist të heronjve i jep mundësi lexuesit që të “kullosë” në hapsirat mbarëkombëtare, drejt botës së pasur e të larmishme objektive.
Shpirtëzimi gjithëpërfshirës nuk është statik por është si një sizmograf ndjenjësor i cili ndjek zigzaket tek çdo lexues që e lexon këtë libër.
Bedri Neziri në poezitë lirike, ndonëse më modesti, në volumitet shpreh dufin shpirtëror të mbledhur lëmsh në zemër për çka populli kosovar dhe ai ka përjetuar. E kjo vjen natyrshëm nëpërmjet fjalës shtegtuese, ëndrrës së bukur mësues ku ai u sjell fjalën e ëmbël që u shndrit shtigjet e jetës nxënësve, dhe siç poetizon poeti ynë:
“Kur më puthje, përkëdhelje
Në zjarr shdroje zemrën time
Për të më djegur mua”
Triptiku “Jetoj” në natyralitetin e lirizmit poetik është më i arriri. Në këtë natyralitet me një koncentracion, metaforikisht, jepet trashgimia e një jete të re në gjithçka vendore.
Në këto lirika shpirtëzimi është bazamenti struktural i lirikës natyrore, i n jë lirike të ndërmjetme midis lirikës migjeniane, të dhimbshme e tërë dufe dhe lirikës lazgushiane në një ekologjizëm të tejskajshëm shpirtëror, tërë transaprencë.
Pikërisht në këto suaza, mendoj se një ndërthurje e tillë poetike i shërbën mësë miri dhe poezisë lirike, e kthen atë në një antraksion në shpirtin kosovar e atë kombëtar në tërësi. Lajle lulet sot për sot nuk para i shkojnë për shtat shpirtit tonë lirik.
Siç doli dhe nga refleksionet e lartpërmendura poezia kosovare ka marrë virus e vuan nga një skeletizëm poetik i cili ka ardhë nga importimi shabllon i manierave hermetike. Në sajë të një brezi të ri si Agin Vinca, Flora Brovina, Sabile Keçmezi, Shahbaze Vishaj, Begzat Balili, ajo po fiton një natyralizim të saja, po krijon personalitetin e vet kombëtar. Si shumë të tjerë edhe Bedri Neziri ka vuajtur e vuan nga këto reminishencz por pa frikë mund ta rradhis në këtë grup-target poetësh me një vision poetik natyral që shpreson në krijimin e personalitetit, të stilit të tija poetik.
Një sëmundje virusale sintaksore në poezinë kosovare është dhe mospërdorimi i shënjave të pikësimit. Kjo e dëmton rëndë poezinë. Shënjat e pikësimti janë konvencione poetike, janë njëlloj si shenjat rrugore, po nuk qenë në vendin e tyre poeti (shoferi) thyen qafën në vargëzimin e karraxhatës poetike.
Shenjat e pikësimit në një formë e mënyrë përdorimi japin dhe akordet e aliteracionit në varg, strofëe poezi.
Ndonëse me modesti në prezanti, këto poezi të dhuruara nga Bedri Neziri karakterizohen nga dendësia e mendimit , figurshmëria e fjalës, gjë e cila flet për një përkushtim të thellë për një avancim të vargut dhe të fjalës drejt një moderniteti të natyralizuar. Kjo tregon se poeti me modesti po krijon veçantinë, personalitetin e tija të të shkruarit në kadencë me kërkesat e shijet poetike të lexuesit duke stiluar jo me fjalë e shprehje fotografuese, skelektike, por përmes fakteve, shpirtëzimit, toponimitetit, animacionit, duke e ngritur vargun në podiume meditimi.
Në këtë kontekst, Bedriu e ka bërë normë të jetës poetike thënien e Kadaresë: se “Në tempullin e artit hyhet me dashuri e jo me urrejtje”.
Jo shumëkush e ka bërë të vetin këtë lejtmotiv mbas një kasaphane e genocide të koalicionit sllavo-serb.
Në një sentencë të tija Frojdi na mëson:
“Dija është guxim”. Pra guxo, gjithsesi i them poetit goxo! Guxo! Nxirr në produktin poetik vetëm vlerat. Guxim! Guxim! Mos ki dert dhe nga ashkëlzat e krtikat që do të ndeshesh gjatë rrugës së ndritur poetike sepse siç na mëson Fridric Nietzsche:
“Insektet thumbojn dhe nga dashakeqësia, sepse duan dhe ata të jetojnë, por kjo ndodh dhe me krtikët. Duan gjakun tonë jo dhimbjen tonë. Dhe poezi është diçka që lëviz gjithnjë bashëk me ndryshimet shoqërore, i ndjek ata hap pas hapi duke mbajtur të gjallë kujtesën; ndaj krijuesi gjithnjë do jetë në evokim, të ketë kujdes në atë që hedh si ide mesazhet që përcjell. Ndoshta duhet patur parasysh dhe evolimi në vetë testurën poetike.
Ndoshta! Ndoshta! E këtë ndoshta poeti duhet ta ndekë këmba këmbës në kërkesën e lexuesit.
Qershor 2011
Vladimir Muça

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi