Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KAM DËSHIRË

Shko poshtë

Vullnet Mato:KAM DËSHIRË Empty Vullnet Mato:KAM DËSHIRË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 29, 2011 4:14 pm

Vullnet Mato:KAM DËSHIRË 283854_1802363990049_1568334934_31306468_1627426_n

Vullnet Mato:KAM DËSHIRË 211912_1568334934_1371152_n

Vullnet Mato


KAM DËSHIRË


Kam dëshirë e më pëlqen shumë,
të jem sqepi i një zogu këngëtar,
të jem vala që vrapon nëpër lumë,
të jem rrëkeja që shket nëpër bar.

Kam dëshirë e nostalgji të vjetër,
të jem flutur që rend mbi lulishte,
të jem ketër te një pyll i gjelbër,
të jem gjinkallë e degëve ahishte.

Kam dëshirë e ëndërroj shpesh herë,
të jem gjethe te shushurima e plepit,
të jem syri përgjimtar te një skifter,
të jem era e lagur e dallgës së detit.

Kam dëshirë e më rrëmben malli,
të jem bri dreri që josh sorkadhet,
të jem përrua që gurgullon te zalli,
të jem puthja diellore që zgjon malet.

Kam dëshirë e më pëlqen në jetën time,
të jem re shiu mes vapës përvëluese,
Të jem thëngjill zjarri te vatrat jetime,
Të jem pikë loti te qerpiku i nuseve,

Kam dëshirë e bëhem gati si i marrë,
të jem bajrak kuqezi i shqipo emigrimit,
të jem pikë gjaku për vëllamin kosovar,
të jem gërshëra që pret shiritin e bashkimit...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi