Promovim librash të mërgimtarëve tanë dhe Foto të bëra në Biblioteken Kombëtare gjat promovimit të librave nga Diaspora (Foto:Ahmet Murati)
Faqja 1 e 1
Promovim librash të mërgimtarëve tanë dhe Foto të bëra në Biblioteken Kombëtare gjat promovimit të librave nga Diaspora (Foto:Ahmet Murati)
Promovim librash të mërgimtarëve tanë
Publikuar: E enjte 28 Korrik 2011,Kosova sot
Në kuadër të Ditëve të Mërgatës, që po organizohen nga Ministria e Diasporës, të enjten në Bibliotekën Universitare të Kosovës është bërë promovimi i disa librave të mërgimtarëve tanë, të cilët aktualisht jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës. Agim Gashi, me dy libra,“Epoka e nderit”dhe “Kohë e pa kohë e vendit tim”, Sejdi Gashi me “Monografi e komunitetit shqiptar në Gelsenkinche - Gjermani”, Çerkin Bytyçi me “Urë atdheu”, Rita Salihu “Engjëjt nuk jetojnë në tokë”, Musa Ahmeti dhe Etleva Lala “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit” dhe Emin Fazlia “Doktori maleve të lirata të Drenicës Dardane”, ishin autorët dhe librat e tyre, të cilët u prezantuan në kuadër të Ditëve të Mërgatës. Duke veçuar rëndësinë e këtyre, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, është shprehur se promovimi i këtyre librave është i rëndësishëm, pasi tregon se bashkatdhetarët tanë nuk janë vetëm punëtorë dhe shërbyes në vendet ku jetojnë, por edhe njerëz të artit dhe kulturës.“E rëndësishme, sepse kjo tregon se bashkatdhetarët tanë janë njerëz të shkencës dhe të kulturës”, ka thënë ai. Ndërsa duke folur për librin “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit”, të Musa Ahmetit dhe Etleva Lalës, studiuesi Begzad Baliu është shprehur se ky libër është shembulli më i mirë se si duhet botuar trashëgimia jonë, ndërsa historia e njohjes së saj njëshekullore është gjithashtu shembulli më i keq që dëshmon se si jemi sjellë ne ndaj asaj trashëgimie, të cilën megjithatë e kemi njohur. “Veprës ‘Statutet e katedrales së Drishtit’ i prijnë disa tekste përshkruese, referuese e komentuese, si: Mesjeta shqiptare në dritën e statuteve të katedrales së Drishtit, në të cilën janë dhënë disa shpjegime themelore të rëndësisë së statuteve mesjetare në historinë kombëtare shqiptare të kësaj epoke”, ka thënë ndër të tjera Baliu. Në kryeqytet vazhdojnë aktivitetet në kuadër të Ditëve të Mërgatës. Ndërkohë, janë anuluar disa aktivitete, kryesisht argëtuese, pas ngjarjeve që ndodhën tri ditët e fundit në veri të vendit. I. V.
Foto të bëra në Biblioteken Kombëtare gjat promovimit të librave nga Diaspora (Foto:Ahmet Murati
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Njoftim për promovim librash në Bibliotekën Kombëtare
» Gëzim Uruçi:Njoftim për promovim librash
» Gëzim Uruçi Uron poeten Lediana Kapaj me rastin e promovimit të librave
» Tubim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Haidelberg të Gjermanisë promovim librash dhe përkujtimi i Flakës së Janarit
» Xhafer Leci:PENGESAT DHE ANASHKALIMI I MËRGIMTARËVE PËR TË VOTUAR NGA DIASPORA...!
» Gëzim Uruçi:Njoftim për promovim librash
» Gëzim Uruçi Uron poeten Lediana Kapaj me rastin e promovimit të librave
» Tubim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Haidelberg të Gjermanisë promovim librash dhe përkujtimi i Flakës së Janarit
» Xhafer Leci:PENGESAT DHE ANASHKALIMI I MËRGIMTARËVE PËR TË VOTUAR NGA DIASPORA...!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi