Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Është hera e fundit që tërhiqemi

Shko poshtë

Është hera e fundit që tërhiqemi Empty Është hera e fundit që tërhiqemi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 30, 2011 2:18 am

Është hera e fundit që tërhiqemi

Është hera e fundit që tërhiqemi 29-buhler-29,,

(I plotësuar) - Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, në një konferencë për media të premten mbrëma në Mitrovicë ka dhënë arsyet e tërheqjes së sotme KFOR-it nga Rudare ku ishin vendosur barrikadat e serbëve të rebeluar. Ai ka thënë se KFOR-i është tërhequr pasi nuk ka dashur të ushtrojë dhunë.

“Më në fund vendosa mos ta vazhdojmë rrugën për shkak se aty ishin mbledhur aq shumë radikal dhe ekstremistë, për shkak se ka pasur edhe të shtëna dhe të ngjashme. Ne nuk kemi pasur mundësi në mes të radikalëve dhe qytetarëve të rëndomtë, andaj nuk kemi dashur të krijojmë dhunë. Ua kemi bërë të qartë se herën e dytë nuk do të përsëritet një gjë e tillë dhe kjo vlen prej ditës së nesërme. Kam marrë garanci edhe prej palës serbe se konvoji i ushtarëve të KFOR-it herën e dytë do të kalojë”, ka thënë Buhler.* * * * * *

Është hera e fundit që tërhiqemi Barrikada-serbet423

KFOR-i tërhiqet nga Rudare

Trupat e KFOR-it janë tërhequr nga fshati Rudare, pasi nuk ishin lënë të kalojnë nga një trumë e madhe e serbëve, të cilët ende po vazhdojnë ta mbajnë rrugën të bllokuar. Marrëveshja për tërheqje të KFOR-it është arritur mes komandantit të KFOR-it Erhard Buhler dhe delegacionit të serbëve të udhëhequr nga Borisllav Stefanoviq.

Arritjen e marrëveshjes, serbëve të grumbulluar paraprakisht ua kishin kumtuar Borisllav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq.

Mësohet se në mesin e turmës së serbëve të tubuar është Oliver Ivanoviq dhe udhëheqësit e strukturave paralele të serbëve në veri.

Ndërsa në mbrëmje forcat e KFOR-it e kanë bllokuar urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke ndaluar kalimin e veturave dhe këmbësorëve nga të dy anët e Mitrovicës

* * * * * * *

Forcat e KFOR-it amerikan dhe atyre slloven janë nisur drejt barrikadave të vendosura nga serbët në Rudare, por janë kthyer dhe po qëndrojnë 50 metra në distancë nga turma prej 1 mijë serbësh që janë mbledhur para barrikadës.

Serbët janë duke qëndruar akoma në rrugë dhe nuk po largohen, ndërkohë që shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq është duke vazhduar bisedimet me përfaqësues të KFOR-it. Situata është e tensionuar dhe mund të eskalojë në çdo moment.

Është hera e fundit që tërhiqemi 4hera%20e%20fundit


Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkohë që burime tëmediave bëjnë të ditur se tashmë janë bllokuar dy pikat kufitare edhe për këmbësorët.



Është hera e fundit që tërhiqemi Rudare1

Bisedimet për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët janë duke vazhduar, por ende nuk ka marrëveshje për largimin e tyre.

Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, ka kërkuar nga protestuesit e barrikaduar se nëse KFOR-i do të fillojë me forcë largimin e protestuesve, atëherë këta të fundit nuk duhet të rezistojnë, por të largohen vullnetarisht.

* * * * * *

Në afërsi të fshatit Rudare, rrugë kjo që shpie në drejtim të pikës kufitare 1, përkatësisht në Jarinje, janë të vendosura barrikadat nga ana e grupeve të serbëve lokalë, të cilat gjenerali Buhler ka urdhëruar të hiqen deri në ora 16:00.

Gjithnjë e më shumë serbë janë duke u tubuar në këtë lokacion, të cilët po qëndrojnë ulur, e disa edhe të shtrirë në rrugë. Në anën tjetër të barrikadave, në gjendje të lartë gatishmërie janë pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe slloven.

Serbët lokalë kanë porositur se nuk do të largohen në asnjë mënyrë nga rruga, dhe se KFOR-i mund të kalojë vetëm duke i shkelur ata.

Situata është e tensionuar, ndërsa gjenerali Buhler nuk ka mundur të arrijë ndonjë marrëveshje me banorët serbë, të cilët janë tubuar pothuajse nga të gjitha anët.

Rreth orës 14:00 në këtë vend pas arritjes së gjeneralit këtu, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri që kanë ardhur nga malet përreth këtij lokacioni, me ç’rast ushtarët e KFOR-it janë detyruar të shtrihen për tokë. Situatë shumë e tensionuar ka zgjatur përreth 10 minuta dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Burime të Kosovapress-it nga veriu bëjnë të ditur se barrikada e parë me rërë, në afërsi të Rudares është larguar para pak çastesh nga ana e KFOR-it, mirëpo aty nuk ka pasur banorë të tubuar, dhe se janë edhe dy barrikada tjera deri në Rudare, ku janë të tubuar serbët.



Është hera e fundit që tërhiqemi 2hera%20e%20fundit

Është hera e fundit që tërhiqemi 3hera%20e%20fundit



Është hera e fundit që tërhiqemi 1hera%20e%20fundit



Është hera e fundit që tërhiqemi 5hera%20e%20fundit



Është hera e fundit që tërhiqemi 7hera%20e%20fundit



Është hera e fundit që tërhiqemi 6hera%20e%20fundit

Është hera e fundit që tërhiqemi Rudare-tr.slovene



Është hera e fundit që tërhiqemi 22Rudare22



Është hera e fundit që tërhiqemi 23Rudare23



Është hera e fundit që tërhiqemi 24Rudare



Është hera e fundit që tërhiqemi 25Rudare



Është hera e fundit që tërhiqemi 26Rudare



Është hera e fundit që tërhiqemi 27Rudare



Është hera e fundit që tërhiqemi 28Rudare

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi