Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KFOR-i largoi tri bllokada në veri

Shko poshtë

KFOR-i largoi tri bllokada në veri  Empty KFOR-i largoi tri bllokada në veri

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 01, 2011 1:32 pm

KFOR-i largoi tri bllokada në veri

KFOR-i largoi tri bllokada në veri  Tri%20bllokada

Me urdhër të komandantit të KFOR-it, Gjeneralit Erhard Bühler, njësitet e KFOR-it, në orët e hershme të mëngjesit të 1 gushtit, kanë larguar tri bllokada rruge në rrugën kryesore në mes të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, në rajonin e Zupçit.

Në një komunikatë për media, forcat paqeruajtëse në Kosovë vlerësojnë se “operacioni u zbatua në mënyrë të shpejtë dhe me sukses. Nuk kishte asnjë rezistencë në bllokadat e rrugës, njëra prej të cilave përbëhej prej zhavorrit, gurëve dhe rërës dhe dy të tjerat prej trungjeve dhe shtyllave”.

“Meqë kishte rrezik nga snajperistët kriminalë dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisura me pushkë, pistoleta ose eksplozivë, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar ishte në atë zonë, e gatshme për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur çfarëdo sfide që do të mund të kishte ndodhur”, thuhet në komunikatë.

"Për shkak të veprimeve të radikalëve, autoritetet lokale të komunës dhe radikalët ndalojnë transportimin në qytet të furnizimeve me ushqim dhe barëra. Për çdo pasojë (fatkeqësi) ata do të mbahen përgjegjës”, thuhet në vazhdim të kësaj komunikate, e cila përfundon me vlerësimin se “situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar” dhe se ushtarët e KFOR-it janë ende “të vendosur në portat kryesore, ku veturat dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave dhe të sigurisë”.

Stefanoviq insiston në dialog

Pavarësisht kërcënimeve të autoriteteve kosovare që flasin për arrestimin e zyrtarëve serbë, shefit të delegacionit serb në bisedime me Prishtinën, Borko Stefanoviq dhe ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, në rast të hyrjes së tyre në territorin e Kosovës, këta të fundit duket se realizuan vizitën në veri të Kosovës të paralajmëruar për të hënën.

Ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi, i quajti ilegale vizitat e tilla por nuk deshi ta komentojë më tutje hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë.

“Ato janë hyrje ilegale, ato dihen. Ne e kemi thënë edhe publikisht”, u shpreh Rexhepi.

Hyrja e Stefanoviqit dhe Bogdanoviqit në veri të Kosovës erdhi në kohën kur, pas incidenteve të javës së shkuar në atë pjesë të vendit, nga serbët lokalë mbesin të bllokuara rrugët në disa pika si në Rudarë, Jarinjë dhe Zubqë.

Të dielën, misioni i NATO-s në Kosovë kishte bërë të ditur se ka larguar bllokadën rrugore në rrugën sekondare në zonën e Zubin Potokut dhe se situata e sigurisë vazhdon të jetë e qetë në veri.

Pas kthimit të tij në Serbi, kreu i delegacionit serb në bisedime me Kosovën Borko Stefanoviq mohoi që vizita të ketë pasur ndonjë qëllim provokues.

“E kuptoj këtë, kjo është për shkak të situatës së tyre të brendshme. Kjo nuk i kontribuon askujt. Nuk jemi këtu për të provokuar dikë, po bëjmë një punë serioze, në kushte të vështira, ka shumë nervozë, nuk ekzistojnë elemente ekstremiste. Është më mirë që këtë krizë ta përfundojmë në mënyrë të qetë, me kokë të ftohtë dhe të nisim dialogun”, tha ai për të theksuar rëndësinë e rinisjes sa më parë të dialogut me autoritetet kosovare.

“Përpjekja e Prishtinës që të tërhiqet nga dialogu, për shkak se është e vetëdijshme që edhe veten, edhe procesin e ka sjellë në pikëpyetje me veprimet e saj që nga 25 korriku, mendoj se nuk është e mirë. Mendoj se të gjithë duhet t’i ulin tensionet dhe sa më parë t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve. Ne nuk kemi dilema, ne e dimë se dialogu është i domosdoshëm”, tha Stefanoviq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi