Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria e Republikës së Kosvës nuk e pranon marrveshjen e KFOR-it

Shko poshtë

Qeveria e Republikës së Kosvës nuk e pranon marrveshjen e KFOR-it Empty Qeveria e Republikës së Kosvës nuk e pranon marrveshjen e KFOR-it

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 04, 2011 1:07 am

Qeveria e Republikës së Kosvës nuk e pranon marrveshjen e KFOR-it

Qeveria e Republikës së Kosvës nuk e pranon marrveshjen e KFOR-it Q440kforrrr1281


Qeveria nuk e pranon marrëveshjen e KFOR-it

- Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq dhe ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë Goran Bogdanoviq gjatë një takimi

Pak kohë pas publikimit të marrëveshjes ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve serbë, Qeveria e Kosovës, e vlerëson të papranueshme draftmarrëveshjen e prezantuar në opinion, e arritur në mes të gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Borko Stefanoviq, të përmbledhur në tri pika.

Përmes një komunikate për media Qeveria e Republikës së Kosovës, thekson se duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur e autonom në vendim marrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo draftmarrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës do të respektojë në përpikëri masat e reciprocitetit me Serbinë. Qeveria e Kosovës mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i. Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut”, thuhet në komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi