Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:DOLA PËR GJAH

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:DOLA PËR GJAH Empty Hyqmet Hasko:DOLA PËR GJAH

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 06, 2011 4:19 pm

Hyqmet Hasko:DOLA PËR GJAH 281483_253232558039040_100000568930657_966953_326815_nHyqmet Hasko:DOLA PËR GJAH 260968_100000568930657_3031780_n

Hyqmet Hasko


DOLA PËR GJAH

Mora çiften të dal për gjah,
Thotë fqinja, ku shkon, o budalla!
Ç’e do lepurin, në kotec kam një pulë,
Më të ëmbël shije, s’ke ku e gjen kurrë.

Me një buzëqeshje u fut në katua,
Nxori e më dha një kokërr ftua.
Më gostiti me arra e mjaltë.
Më mbajti në gji deri në darkë.

Harrova çiften me gjithë zagar,
Se zemra më bënte vetëm dallgë.
Pa erdhi, mbrëmja e u errësua,
Harrova shtëpinë, fëmijë e grua.


Kur bëra në të dal, prite më tha,
Na këto mollë, dardha e futua.
Që me gruan mos gjesh bela,
I thuaj, i mblodhe në një krua.

Që fjala të mos ketë zarar,
I thuaj, m’u sëmurë ky zagar.
Dhe kjo çifte m’u bllokua
Se ishe për gjah, jo me mua.

Dhe ika si dem i plagosur,
Me veten time shumë inatosur.
Se më e fortë nga burrëria,
O miq, paska qenë dashuria.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi