Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SYTË GODITËS TË FEMRAVE

Shko poshtë

Vullnet Mato:SYTË GODITËS TË FEMRAVE Empty Vullnet Mato:SYTË GODITËS TË FEMRAVE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 06, 2011 6:49 pm

Vullnet Mato:SYTË GODITËS TË FEMRAVE 281384_1819563780033_1568334934_31324109_2935518_nVullnet Mato:SYTË GODITËS TË FEMRAVE 274963_1568334934_4257698_n


Vullnet Mato

SYTË GODITËS TË FEMRAVE

Kur isha dikur paksa më tepër djalosh,
njëra ndalej shpesh përballë dritares sime.
Më kthente krahët mes shoqesh përposh,
dhe më injoronte krejt me shpërfillje shpine.

Pyeta një shok me përvojë në këto punë,
pse më fyente asisoj kjo femër pa edukatë.
Përkundrazi, tha ai, ajo të ka brenda në tru,
por ashtu të sheh me sytë e mendjes më gjatë;

Se femrat, veç syve të zakonshëm në ballë,
kanë dhe sytë e zemrës përbrenda trurit.
Shohin fare mirë me një rrezatim të rrallë,
çdo shikim përqark nga përgjimet e burrit.

Dhe ndryshe sa thuhet për shejtan në shishe,
ato kanë nga i paudhi ndoshta vetëm gisht,
se edhe me sytë e ballit të shikojnë ndryshe,
të joshin si luaneshat, të godasin me bisht.

Kish pasur të drejtë ky shok i regjur me femra.
Pas ca kohësh, kur ajo gjeti çastin e përshtatur,
më dha goditje të forta me bisht syri te zemra
dhe më bëri të kuptoj se isha qorr me sy hapur...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi