Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Filmi horror për krimet ndaj shqiptarëve tërbon serbët

Shko poshtë

Xhesika Vula:Filmi horror për krimet ndaj shqiptarëve tërbon serbët Empty Xhesika Vula:Filmi horror për krimet ndaj shqiptarëve tërbon serbët

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 09, 2011 12:57 am

Xhesika Vula:Filmi horror për krimet ndaj shqiptarëve tërbon serbët

Xhesika Vula:Filmi horror për krimet ndaj shqiptarëve tërbon serbët 251532_2127442839174_1639025407_2101723_4202280_n
Sё shpejti, gjatё muajit tetor, pritet qё tё fillojё transmetimi i filmit “Captifs” ose “Caged” nё ekranet e kinemave, qё me sa duket i ka futur frikёn Beogradit. Frikёn pёr imazhin qё shumёkush mund tё krijojё duke parё kёtё film… “Captifs” është një film francez i zhanrit horror, i bazuar nё fakte reale, në të cilin prezantohen serbët duke transplatuar organet e shqiptarëve.

Ngjarja zhvillohet nё Ballkan. Ajo tregon pёr Carolёn, njё infermiere e njё misioni humanitar, e cila pas pёrfundimit tё kёtij misioni, sё bashku me dy kolegёt e saj niset pёr t’u larguar … por, nga njё rrugё qё i çon nё njё udhёtim pa fund pёr ta. Ata rrёmbehen nga tё panjohur dhe mbahen tё burgosur nё kushte mesjetare, deri sa marrin vesh arsyen e vёrtetё e rrёmbimit tё tyre: marrjen e organeve.

Serbët kanë reaguar ndaj kёtij filmi artistik francez, i cili portretizon atë çfarё realisht kanë bërë serbët që nga pushtimi i Kosovës në vitin 1912: masakra, terror, vrasje të grave shtatzëna, nxjerrje të fëmijëve nga barku i tyre, marrje organesh dhe shumë e shumë mizori të tjera.

E pёrditshmja beogradase “Kurir” e ka quajtur monstruoze dhe shpifje tё madhe kёtё film, i cili i portretizon serbёt kriminelё dhe si trafikantё tё organeve njerёzore. Ajo me titra tё dukshme ka publikuar:

“Filmi, kryesisht është financuar nga shqiptarët. Është e mundur që edhe Bernard Koushner tё ketë ndihmuar nё kёtё. Rrena monstruoze e shqiptarëve: Serbët na i nxorën organet”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi