Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Byler: Fushatë e ndyrë kundër meje

Shko poshtë

Byler: Fushatë e ndyrë kundër meje Empty Byler: Fushatë e ndyrë kundër meje

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 12, 2011 9:25 pm

Byler: Fushatë e ndyrë kundër meje


Byler: Fushatë e ndyrë kundër meje BUHLER-6,78,5


Klan Kosova raportoi fillimisht se Buhler ishte në lidhje me një vajzë shqiptare, e më pas tabloidi Press i Beogradit tha se e dashura e gjeneralit Byler është e familjes së bashkëshortes së kryeministrit, Lumnie Thaçi

Komandanti i KFOR-it, Erhard Byler demanton raportimet për lidhjen e tij me një shqiptare të re. Ai i ka rrëfyer tabloidit serb me pronarë gjerman, “Alo” jetën e tij private, dhe e ka quajtur fushatë të ndyrë atë që po bëhet ndaj tij.

”Krejt ajo çka po shkruhet këto ditë është një fushatë e ndyrë kundër meje! Fillimisht, thanë se jam në lidhje me një shqiptare të re, pastaj se kam fëmijë me të…Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. As nuk është e vërtetë se partnerja ime ka lidhje familjare me Hashim Thaçin. Për vite të tëra jam në lidhje me një grua nga Gjermania, me të cilën jetoj. Ajo nuk është shqiptare e re, por një grua 50 vjeçare. Dhe, ta dini se ajo ka lidhje jugosllave. Nëna e saj është malazeze, e ajo ka të afërm në Serbi, Bosnjë, Kroaci, Malin e Zi…Ajo është, nëse mund të them përfaqësuese tipike e ish-Jugosllavisë”, ka rrëfyer Byler.

Byler ka hedhur poshtë raportimet e gazetës Press të Beogradit që thotë se ka biseduar me ish-gruan e tij Helga, duke thënë se ai nuk njeh asnjë Helga, dhe se me gruan e parë është ndara para 20 vjetësh, raporton INA. Ai nuk akuzon as Prishtinën as Beogradin për propagandën. “Spekulimet se jam në lidhje me një të afërme të HashimThaçit kanë dalur edhe në mediat e Beogradit edhe të Kosovës. Por, e them edhe njëherë – nuk ka asnjë të vërtetë këtu! E di se pozita ime është e palakmueshme, sepse momentalisht ndodhem mes dy zjarresh – Prishtinës dhe Beogradit, prandaj nuk më habit fakti se ka tentime që dikush të më diskreditojë dhe të vë në pikëpyetjen kredibilitetin dhe paanshmërinë time”, ka thënë Byler.

Klan Kosova raporti fillimisht se Buhler ishte në lidhje me një vajzë shqiptare, e më pas tabloidi Press i Beogradit tha se e dashura e gjeneralit Byler është e familjes së bashkëshortes së kryeministrit, Lumnie Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi