Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konsulli Zemaj ngushëlloi familjen Zymeri

Shko poshtë

Konsulli Zemaj ngushëlloi familjen Zymeri Empty Konsulli Zemaj ngushëlloi familjen Zymeri

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 15, 2011 9:18 pm


Konsulli Zemaj ngushëlloi familjen Zymeri


Konsulli Zemaj ngushëlloi familjen Zymeri E-zemaj
Në Jülich të Gjermanisë

Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, Astrit Zemaj, gjatë vikendit që shkoi mori pjesë në ceremoninë e pritjes së ngushëllimeve për Enver Zymerin, policin e njësiteve speciale të policisë së Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës. Për sakrifikimin e jetës së këtij pjesëtari të shërbimit policor të Kosovës, nga ana e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Enver Zymeri u shpall hero i Kosovës. Duke ngushëlluar Shefqet Zymerin, axhën e policit të vrarë, dhe të afërmit tjerë në Jülich të Gjermanisë, konuslli Zemaj tha se Enveri sakrifikoi jetën për kufijtë e Kosovës. Ai me vullnet dhe dëshirë mori përsipër detyrën që i shtroi atdheu të mbrojë kufijtë e Kosovës dhe me këtë ai bëri një akt heroik dhe për këtë ai sot është Hero i Kosovës. Konsulli Zemaj me këtë rast familjarëve Zymeri u shprehu ngushëllime edhe në emër të familjes Zemaj, në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt, të cilën ai e drejton, në emër të misionit diplomatik të Kosovës në Gjermani dhe të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Gjermani, dr. Vilson Mirditës.

Gjatë vikendit të kaluar në Jülich të Gjermanisë erdhën edhe shumë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në këtë shtet për të marrë pjesë në ngushëllime për policin e vrarë të Kosovës, Enver Zymerin. Ata i priste dhe i përcillte Shefqet Zymeri, axha i policit të vrarë.

Konsullata e RKS në Frankfurt
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi