Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari fiton 43 milionë në kazino (por nuk merr paratë)

Shko poshtë

Shqiptari fiton 43 milionë në kazino (por nuk merr paratë) Empty Shqiptari fiton 43 milionë në kazino (por nuk merr paratë)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 15, 2011 9:27 pm


Shqiptari fiton 43 milionë në kazino


Shqiptari fiton 43 milionë në kazino (por nuk merr paratë) Behar%20MerlakuBehar Merlaku (26) nga Dietikon me gruan e tij.

BREGENZ - Ai ka pasur një fat të jashtzakonshëm, por nuk merr asnjë cent të vetëm. Shqiptari Behar Merlaku (26) nga Dietikon ZH ka qenë duke e provuar fatin e tij në një kazino të Austrisë, në Bregenz.



“Për një çast, u ndezën të gjitha dritat, filloi muzika, gjithçka ushtonte”, ka deklaruar Behari për “Blick”. Fitim mahnitës, në tabelën e kazinos shfaqet shifra prej 42.949.672,86 euro. “Ishte një ndjenjë e jashtzakonshme. Bashkëshortja ime ishte pranë meje, menjëherë filluam festën dhe idenë se si do t`i shfrytëzojmë të hollat: shtëpi, veturë, pushime etj.



Të gjithë ngjarjen e incizova me celular, pasi gjithçka dukej si në ëndërr”, vazhdon Behari. Por, ëndrra ishte shumë e shkurtër, pasi para tij paraqitet drejtroi i kazinos dhe i tregon atij se bëhet fjalë për një defect të aparatit dhe se jackpot është aktivizuar pas një defekti teknik të tij. Një nëpunës i kazinos e kishte hequr shpejt çipin e aparatit duke u zhdukur shumë shpejt nga vendi i ngjarjes.



Behari reagon shpejt, por nga kazinoja i thonë se duhet të largohet nga aty. Pas disa orësh zënke verbale, në kazino vjen edhe policia, e cila merr gjithçka me vete, ndërsa shqiptari i mllefosur, e angazhon një avokat, duke ngritur kallëzim penal ndaj kazinos në fjalë. Humbja e 43 milionë euro, e ka depresionuar rëndë shqiptarin e ri.



“E gjithë ngjarja më ngarkon tepër psikikisht, nervat më janë dobësuar, aspak nuk mund të fle. Për fat të mirë, javën e kaluar e përjetova një çast të lumtur, pasi në jetë erdhi biri im Erioni”.



Behari tregohet “luftarak”, ai dëshiron të përfundojë rastin, po të jetë nevoja edhe deri në fund të jetës. Televizioni shtetëror austriak ORF, ka theksuar se sipas “Casinos Austria” bëhet fjalë për një defekt teknik dhe se ajo nuk do të paguajë asgjë.

Shqiptari fiton 43 milionë në kazino (por nuk merr paratë) Behar%20Merlaku1

Kazinoja Bregenz. Këtu ka qenë Behar Merlaku me gruan e tij.

Shqiptari fiton 43 milionë në kazino (por nuk merr paratë) Behar%20Merlaku2

Me telefon lojtari e ka filmuar se si çmim i parë është ndezur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi