Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maloku: AAK-ja i ka bërë dëm të madh LDK-së

Shko poshtë

Maloku: AAK-ja i ka bërë dëm të madh LDK-së Empty Maloku: AAK-ja i ka bërë dëm të madh LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 16, 2011 9:03 pm


Maloku: AAK-ja i ka bërë dëm të madh LDK-së

Maloku: AAK-ja i ka bërë dëm të madh LDK-së Mm-naim-maloku

I dorëhequr nga postet drejtuese të partisë, ish- nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku e ndjen ende veten pjesë të kësaj partie. Ai ka thënë se është tërhequr për shkak se nuk ka pasur sukses projekti i tij për koalicion të AAK-së me PDK-në, përderisa për përpjekjet e afrimit të drejtuesve të AAK-së me LDK-në, Maloku mendon se kjo nuk do të ndodhë, për shkak se, sipas tij, është pikërisht AAK-ja ajo që e ka dëmtuar më së shumti LDK-në.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës në tri legjislatura, ka thënë për Kosovapress se beson fuqishëm se AAK-ja nuk do të mund të afrohet me LDK-në asnjëherë, për faktin se në vazhdimësi, që para ndarjes së LDK-së, i ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ai konsideron se brenda Kryesisë së AAK-së është një grup i cili e ka manipuluar krejt situatën para arritjes së koalicionit aktual qeverisës, duke thënë se Hashim Thaçi nuk do të mund të qëndrojë në Qeveri për më shumë se gjashtë muaj, andaj edhe nuk e kanë parë të arsyeshme futjen në koalicion.

Megjithëse ka dhënë dorëheqje nga strukturat udhëheqëse, Maloku thotë se është anëtar i AAK-së dhe ka kontakte të vazhdueshme me nivele më të ulëta në parti, por asnjëherë në selinë e AAK-së, në të cilën thotë se nuk ka qenë prej që është larguar.

Ai thekson se në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor do të kërkojë nga struktura aktuale udhëheqëse e AAK-së që të largohet nga kreu i partisë, pasi që, sipas tij, AAK-ja ka humbur shumë që nuk ka hyrë në koalicion me PDK-në. Ndërkohë ka kërkuar që ky grup të vetëdijesohet dhe t’i kapitalizojë votat e partisë kur të bëhet zgjedhja e presidentit të ardhshëm. Përderisa për Grupin Parlamentar të AAK-së thotë se është pa kurrfarë vizioni për të ardhmen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi