Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari nga Kosova e godet me thikë sportistin zviceran

Shko poshtë

Shqiptari nga Kosova e godet me thikë sportistin zviceran Empty Shqiptari nga Kosova e godet me thikë sportistin zviceran

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 17, 2011 9:13 pm


Shqiptari nga Kosova e godet me thikë sportistin zviceran


Shqiptari nga Kosova e godet me thikë sportistin zviceran 4,,.90241212

Dy shtetas të Kosovës, të cilët sapo kishin arritur me një taxi para një kafeneje, filluan të grinden dhe të ofendojnë popullin zviceran. Të pranishëm ishin edhe dy mysafirët e fundit në këtë lokal, që të dy shtetas zviceran, njëri nga ta sportist i njohur në “Mundje tradicionale” të Zvicrës (Schwingen).

Pasi zvicerani ka konfrontuar ata se “Ju gjendeni në Zvicër dhe duheni të respektoni Zvicrën, nëse nuk ju pëlqen, atëherë kthehuni në Kosovë”.

Pa përfunduar ende fjalët, një nga kosovarët ka nxjerrë thikën nga shoka dhe ka goditur atë në qafë, duke i shkaktuar atij lëndime dhe gjakderdhje të madhe. Që të dy shtetasit e Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa shoku i sportistit përkujdesej për t’i ndalur gjakderdhjen viktimës, transmetojnë mediet.

Policia e alarmuar ka arritur t’i kap 4 orë më vonë që të dy kosovarët, të cilët gjendeshin ende në qytetin Interlaken.

Të dy janë dërguar në paraburgim, ndërsa gjykata ka ngritur akuzën për “tentim vrasje dhe lëndim të rëndë trupor”.

Merret vesh se zvicerani i therur, pas ndërhyrjeve mjekësore, e ka jetën jashtë rrezikut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi