Prokurori: Viktimat janë parë si kolaboracionistë dhe spiunë
Faqja 1 e 1
Prokurori: Viktimat janë parë si kolaboracionistë dhe spiunë
Prokurori: Viktimat janë parë si kolaboracionistë dhe spiunë
(I plotësuar)-Në Gjykaktën për Krime të Luftës në Hagë, ka filluar rigjykimi i pjesshëm kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.
Ky është rigjykimi i parë në historinë 18 vjeçare të Gjykatës, e cila më 3 prill të vitit 2008 e kishte liruar Haradinajn dhe Balajn. Brahimaj ishte dënuar me 6 vjet burg.
Prokurori Paul Rogjers tha në seancën e sotme se të tre të akuzuarit ishin involvuar në torturë dhe vrasje.
“Viktimat ishin rrahur, torturuar dhe në disa raste ishin vrarë, pavarësisht nga etniciteti i tyre”, tha i Rogjers dhe shtoi se viktimat, nga i akzuari Haradinaj dhe liderët e tjerë të UÇK-së, ishin parë si “kolaboracionistë, spiunë dhe të dyshuar për tradhti”., kundër forcës për pavarësi.
Ai më tutje tha se derisa UÇK-ja ishte e angazhuar në luftë legjitime për pavarësi në vitet 1998-99, me ç’rast kishte të drejtë ta përdorë forcën, fushata e torturës dhe e vrasjes ndaj civilëve, që janë parë si kundërshtarë, ishte ilegale.
Dëshmitari, që kishte refuzuar të dëshmoj në procesin e parë, Shefqet Kabashi, është dërguar sot në burgim nnë Tribunalin e Hagës, për tu ballafaquar me akuza për mospërfillje të gjykatës.
Avokakti i Haradinajt, Ben Emerson, tha në gjykatë se prokurorët do ta ftonin Kabashin, ish luftëtar i UÇK-së, për të dëshmuar të premten, por mbetet e paqartë nëse ai do të përgjigjet në pyetjet e tyre.
Në një kumtesë të Gjykatës së Hagës thuhet se dëshmia e Kabashit “është relevante për rigjykim, pasi ajo ndërlidhet me përgjegjësinë e dyshuar të të akuzuarve për krime të kryera në selinë e UÇK-së” dhe në një burg, që UÇK-ja e mbante në fshatin Jabllanicë.
* * * * * * *
Nis gjykimi i pjesshëm ndaj Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt
Në Tribunalin e Hagës ka nisur gjykimi i pjesshëm kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Tre të akuzuarit ishin liruar më 3 prill të vitit 2008 nga Tribunali, nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Lah Brahimaj ishte i vetmi që ishte dënuar me 6 vjet burgim për shkeljen e zakoneve të luftës.
* * * * * * *
Haradinaj, Balaj e Brahimaj para gjykatës
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, do të dalin sot para Tribunalit të Hagës.
Rigjykimi i Haradinajt ndodh pas lirimit të tij nga aktakuza po nga kjo gjykatë, në vitin 2008.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur besimin se lideri i saj do të shpallet i pafajshëm.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi