Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:PARAKALIMI: ADEM ZAPLLUZHA

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:PARAKALIMI: ADEM ZAPLLUZHA Empty Adem Zaplluzha:PARAKALIMI: ADEM ZAPLLUZHA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 18, 2011 9:58 pm

Adem Zaplluzha:PARAKALIMI: ADEM ZAPLLUZHA U1_AdemZaplluzha2

Adem Zaplluzha:PARAKALIMI

Ky teatër i palaçove
Që ecën
Në ajrin e papastër të qytetit
Me një mospërfillje
Të tejdukëshme
Luan rolin e dyfishtë
Të ekzistencës

Barazohet me zotat
E Olimpit
Dhe përbetohet në dashurinë e djallit

Ditët i kalon
Me një jetë shpërfillëse
Duke gëlltitur
Në qendër të qytetit
Kafen e tij të preferuar

Pastaj çohet
Me një elegancë qesharake
Pa e paguar llogarinë
I drejtohet
Varrezave të qytetit
Për t’i recituar me zë
Epitafet
Që i kishte gjetur
Në faqet e librave të pluhurosur

2.
Parakalon kjo farë teatro
E përditshme
Dhe jo e zakonshme
Nëpër vrimat e zeza
Të moteve

Qan miku im
Me lot shiu
Në trastën e të cilit
Nuk gjendet
As copa e mykur e bukës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi