Cikël poetik nga Hyqmet Hasko
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Hyqmet Hasko
Vullnet Mato, Hyqmet Hasko dhe Agim Gashi- Tiranë
Cikël poetik nga Hyqmet Hasko
MARANGOZI
(Mikut tim që u nda nga jeta para pak ditësh)
Tani fli miku im në gjumin e gjatë.
Se gjithë jetën nuk pushove fare.
Këmisha jote me djersë larë,
përhap aromë pishe dhe arre.
Pse buzëqesh, ëndrra ç’të thotë,
kur molla nga era fletët përpjek?
Mos zdrukthi yt t'u bë zog,
me një dru bredhi në sqep?
Zemra s’pushoi dhe pse ti vdiqe,
me dorën tënde bëre djepe.
Dashurinë e gjithë njerëzve,
përkundin nënat, fëmijët e kësaj jete.
Tek ëndrrat e tua fëshfërinë
një pyll i ri krejt i gjelbër,
se ti deshe të përtërije dashurinë,
si njeri i mirë në zemrat e njerëzve.
GRUAJA QË MË GËZON JETËN
Isha djalë e kur të ndiqja ty e pësova paq,
harrova punën e përditshme, vjershat
por në të gjitha takimet me ty isha i saktë
dhe mendoja se sakrificat që beja ishin pak
Te premtova, për ty do shkruaja gjithë jetën,
se ti ke qenë frymëzimi im përherë.
S'të premtova se do të sfidoj kometën,
nga ti me mjafton një puthje dashurinë të ndjej.
Ti je gruaja që më gëzon jetën, të adhuroj.
Ti ke në sytë e tu dritën që unë shikoj.
Ne zemrën tënde kam ditët që gëzoj.
E gjithë qenia jote është jeta që jetoj.
Ti je e vetmja grua që ma gëzon jetën,
të dy bashkë si lisi me rrënjët e degët
fëmijët degët e këtij lisi do të mbeten,
në rrënjët e trungut ku ata gjejnë veten.
MALL PËR MYZEQENË TIME
Do t’i heq këpucët të eci zbathur në baltë.
të ndjej përkëdheljen tënde si dikur,
do të ulem këmbëkryq, fare pa merak,
dhe deri në palcë le të bëhem qull.
Sa shumë ndjej për ty, moj Myzeqeja ime!
Të kam pasur dhe të kam mall të zemrës time.
Dua të më përkëdhelësh ëmbël këto dy duar,
Me valëzimin e artë të fushës së dallgëzuar.
Do ta pi gjithë vesën tënde të gjelbër, do ta pi
dhe përsëri do të mbetem në shpirt i etur.
Do të rri përherë me zemër pranë teje do të rri,
dhe përsëri do mbetem nga malli i djegur.
Kush të ëndërron më shumë sa unë biri yt,
për atë zemër bujare me të cilën ti i do të gjithë,
kush të futet dhe nuk del dot thellë në shpirt,
si unë që më ke ushqyer me qumësht gjiri e pak drith.
Sot paskam shumë mall kokën ta mbështes,
tek fusha jote e gjerë, me mall pambarim,
se dua që biri yt sot e përgjithmonë të mbes,
me këmbët zbathur tokës t’ia ndjej dashurinë.
Si the të vi përsëri, po unë këtu jam përherë tek ti,
se malli për ty, moj ballëkrenarja Myzeqeja ime,
edhe kur jam i kudondodhur, mendja tek ti më rri,
se më ke bir e të kam nënë të shtrenjtë të zemrës sime.
ME ÇUDIT KJO DASHURIA
Me cudit kjo dashuria,
zhytet tretet neper enderra,
ajo eshte vete bukuria,
plot me ndjenja ndizet zemra.
Ta rreben shpiritn e zjarrte,
te shtyn te futesh brenda,
te ben te flasesh percarte,
dhe te keput ne mes ndjenja.
Te del para te ze rrugen,
dhe te flet me sy dhe mendje,
flakerim ta ndez buzen,
te kendon nje male me kenge.
Nuk te le te jetosh me enderra,
futet thell ne jeten tende,
se per te flet shum zemra,
kur ka driten e nje mendje.
Me cudit kjo dashurija,
kur eshte nate ta ben dite,
dimrin ta ngroh zjarrtesija,
jeta ka me shum drite.
SHKENCA E DASHURISË
Është e vërtetët shkencëtar nuk jam,
për shkenca ekzakte nuk kam studiuar
por për shkencat e tjera njohuri kam
me shkencën poetike jam i mrekulluar.
Shkencëtarë të nderuar ju mos më gjykoni,
me saktësinë e ligjeve që sjellin zhvillim
se në jetë veç shkencës, ju dashuroni,
një femër që shkencës i jep mrekullim.
Unë mendoj, se nuk e kam gabim,
se shkenca para të tjerave, njeh dashurinë.
Në tabelën e Mendelejevit keni harrur të shënoni,
elementin me te sakte GRUA, që dashuroni.
Di që ju shkencëtarë kërkoni shekuj me radhë,
pluhurin e rërës ta ktheni në ar dhe argjend.
Shkenca juaj ka forcën e mendimit të madh,
ajo kthen ne dashuri të qenësishme çdo send.
Çdo gjë që ekziston në të gjitha format shkencërisht,
mban në dimension lartësinë e mendimit poetik,
se vargu dhe poezia me njeriun dhe për njeriun jetojnë,
shkencërisht e provuar shkenca i thotë jetës të dashuroj.
MOS IK SONTE, PRIT DHE PAK
Prit dhe pak, sonte dua të mos ketë ndarje,
mos me thuaj natën e mirë, moj gjeraqinë,
se nuk dua zemrës t’i mungojnë këto fllade,
me ndarje të trishtuar nuk e dua dashurinë.
Mos ik prit dhe pak, moj lozonjare e bukur,
magjinë e kësaj nate me lot mos e lag,
më afër se kjo natë ti kurrë s’më je dukur,
si oksigjeni më je futur në shpirt e në shtat.
Unë ta njoh mirë dritën, që brenda syve ti mban,
sepse tek ajo dritë jam i fokusuar edhe unë.
Unë ta njoh mirë zemrën me dashuri sa një oqean,
Thellësinë së cilës nuk ia gjej fundin askund.
Sonte në oqeanin e lumturisë po lundrojmë,
erdhi kjo dashuri për të mos u larguar kurrë,
prit mos ik, gjithë mëngjeset bashkë t’i zgjojmë.
me dashurin tonë të përflakur si dy lule bozhur.
PUTHJE E LAGUR ME SHI
Bo-bo ! ç'bëra ! qortonte veten pareshtur,
si dreqin harrova, përsëriste me ngulm !
Jashtë binte një shi përzier me breshër.
Ai nuk mori çadër, do jetë bërë qull !...
Nga dritarja shihte veç mbretëreshën errësirë,
me flakët e vetëtimave të herëpashershme,
Eh, ç’bëra unë, ç'bëra, përsëriste me shqetësim,
me merakun e madh të një gruaje të kujdesshme.
Ai u kthye dhe vërtetë ishte bërë qull i tëri,
Ajo e ndërroj, e puthi në buzë me shpejtësi ere.
Nga një rrebesh ata u njomën të dy përsëri,
nga dy një shpirtra që e dashuroheshin kësaj here...
POEMË E NJË JETE ME DRITË E MADHËSHTI
(Për poetin e verbër BËRHAN KURTAJ)
Ditët i përcjell me dridhje zemre,
Në çdo gjë i gatshëm për të sakrifikuar,
Por artin poetik ajkën e një ëndrre,
Pa dritë në sy po me dritën e shpirtit i dashuruar.
Në shpirtin tënde zogjtë hapin krahët për fluturim,
Pemët të freskojnë me hije e me fllad.
Gruaja jote - dielli që të jep shikim.
Ti s’je i verbër se zemra të pikon art.
Dritaret dhe portat e shikimit të hapen vetiu,
Ligjëron poezia dhe bukuria prej njeriu,
Mbretëron arti yt dhe merr jetë,
Vargu yt në syrin e diellit shikim i vërtetë.
Dhe më i fuqishëm se miliona sy.
Poemë e një jete me dritë e madhështi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi