Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:DHE GUXOJNË MARRIN FRYMË

Shko poshtë

Vullnet Mato:DHE GUXOJNË MARRIN FRYMË Empty Vullnet Mato:DHE GUXOJNË MARRIN FRYMË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 19, 2011 9:46 pm

Vullnet Mato:DHE GUXOJNË MARRIN FRYMË 298053_1844392160727_1568334934_31353893_248115_n



Vullnet Mato:DHE GUXOJNË MARRIN FRYMË 274963_1568334934_4257698_n

Vullnet Mato



DHE GUXOJNË MARRIN FRYMË



A ka frymor

më të ulët mes nesh,

apo kafshë me ves

më të poshtër,

se krijesa e pështirë

që lakmon seks,

me qengjin e njomë

që pi kulloshtër?...



Bastardë të dalë

prej plehut e llumit,

sulmojnë vogëlushe

dhe vogëlushë,

të shfryjnë epshet

te pendët e pëllumbit,

duke i shpupluar

kur i zënë ngushtë.



Gjaku familjar

zhyhet me fëlligështi,

bën incest të turpshëm,

vëllai me motër,

poshtëron veten babai

me të bijën e tij,

ndyn pleqërinë gjyshi

me mbesën e vogël.



Atë që nuk e bën

me kecin dhe qengjin,

dashi dhe cjapi

me tru kafshëror,

bëjnë këta tru baltë,

me neps prej qeni,

që guxojnë marrin frymë

në rreth njerëzor...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi