Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E kujt është Lucia?[/

Shko poshtë

E kujt është Lucia?[/ Empty E kujt është Lucia?[/

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 21, 2011 12:33 am


E kujt është Lucia?


E kujt është Lucia?[/ Sh-Lucia
Konflikti për njohje mes Behgjet Pacollit dhe Ministrisë së Jashtme nuk ka përfunduar. Gjithçka doli në shesh të premten. MPJ’ja vrapoi ta shpallë njohjen e 81’të që erdhi nga Saint Lucia, duke ia atribuuar meritat Enver Hoxhajt. Kjo e nervozoi Behgjet Pacollin, i cili një ditë më herët kishte paralajmëruar njohjet nga vendet e Caricomit- pjesë e të cilit është edhe ky shtet. Me ironi, ai i uroi suksese në njohje të tjera Ministrit Hoxhaj.

Njohja e 81’të për Kosovën nga Saint Lucia të premten e ka nxjerrë në sipërfaqe konkurrencën e heshtur deri më tash ndërmjet Enver Hoxhajt dhe Behgjet Pacollit.

Edhe një ditë më parë, Ministri Hoxhaj e kishte quajtur mrekulli punën e Pacollit në lobim, duket se edhe ai dëshiron të ketë hise në këtë proces.

Zyrtarë të MPJ’së kanë thirrur një konferencë urgjente të premten për të kumtuar njohjen e radhës, e cila vjen nga shteti që është pjesë e Komunitetit të Karaibeve.

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm, Artan Behrami, meritën për njohje ia atribuoi krejtësisht kryediplomatit Enver Hoxhaj.

"Vlen të theksohet se kjo njohje është rezultat i angazhimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili më 18 maj 2011 në New York ka marrë premtim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Saint Lucias, Rufus Bousquet, se vendi i tij do ta njohë shumë shpejt Kosovën", ka thënë këshilltari i Enver Hoxhajt.

Paralajmërimi për njohje të reja nga vendet e CARICOM’it, pjesë e të cilët është edhe Saint Lucia është bërë nga bashkëpunëtorët e Pacollit, të enjten e kaluar.

Madje ata kanë theksuar se shpejt do të vijnë notat verbale nga 14 shtetet e Amerikës Qendrore.

“Zotimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet anëtare të CARICOM’it është bërë në mbledhjen e fundit të kësaj organizate, ndërsa procedimi formal i notës verbale do të bëhet nga shtetet anëtare veç e veç, në orët dhe ditët në vijim”, ka thënë këshilltari i Pacollit, Kushtrim Bajrami, të enjten pasdite.

Megjithëkëtë, tentimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të përvetësuar njohjen nuk e kanë shqetësuar Pacollin.

Ai i ka dërguar një porosi Enver Hoxhajt.

“Unë vetëm po i them se nëse Ministri Hoxhaj e potencon ashtu– unë po i them se paska bërë shumë punë të mirë dhe puna e mbarë i qoftë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Pacolli, për Express, të premten.

Për t’i ikur konfrontimit, Pacolli ka thënë se meritat për njohje të mos ia lë vetes, e as Ministrisë së Jashtme, por krejt Qeverisë.

“Unë këtë njohje e kam ditur që vjen, sepse e kam lajmëruar vetë në konferencën për shtyp që ka qenë në orën 18. Nuk po dua të hyj në polemikë (kush e ka siguruar njohjen), ne jemi duke punuar për Qeverinë e Kosovës dhe njohja ka ardhur në Qeverinë e Kosovës. Ne çka kemi pasë me i thanë, i kemi thanë dje. Unë e di që Saint Lucia dhe disa shtete që janë në proces– e di prej parmbrëmë. Nga ajo ditë u kam thënë kërkojeni notën verbale në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, në konferencën e MPJ’së, këshilltari i Hoxhajt ka thënë se në Ambasadën e Kosovës në Washington do të nënshkruhen marrëveshjet kontraktuale me zyrtarët e Saint Lucias.

“Saint Lucia e njeh Republikën e Kosovës dhe sot në New York, ambasadorët e të dyja vendeve e bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe për njohje faktike, juridike të shtetit të Kosovës nga Santa Lucia”, ka bërë të ditur Behrami.

Santa Lucia është një ishull në pjesën lindore të detit të Karaibeve. Ajo ka një sipërfaqe prej 620 km2 dhe ka një popullsi prej rreth 173,765.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi