Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Veri edhe më tutje po “fryn veriu!

Shko poshtë

Në Veri edhe më tutje po “fryn veriu! Empty Në Veri edhe më tutje po “fryn veriu!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 21, 2011 12:39 am


Në Veri edhe më tutje po “fryn veriu!

Shkruan Bajrush Morina
Në Veri edhe më tutje po “fryn veriu! Pr-bajrushi440x249

Edhe në pikë të gushtit e në pikë të vapës atmosferike që po mban këto ditë në republikën e Kosovës, në Veri të vendit ende po “fryn veriu”, po mban “mot i keq”, “mot i ftohtë!”.

Në të vërtetë në Veriun e vendit ka më shumë se 12 vjet që po mbretëron një gjendje e kaosit, e krimit të organizuar, e kontrabandës, e strukturave paralele serbe që “ushqehen’ dhe që “ndërsehen” nga pushteti i Beogradit. Në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës nuk funksionojnë ligjet e drejtësisë por “ligjet” e xhunglës, atje pushtetin e kanë jo njerëzit e zgjedhur me votën e lirë por vagabondët e kontrabanduesit të cilët tashmë janë bërë “emra të njohur’ të “kronikës së zezë’ jo vetëm të Veriut por edhe të mbarë rajonit. Këta kriminelë kanë emra e mbiemra, mbajnë funksione të dhunshme, kundërshtojnë rendin dhe qetësinë në atë pjesë të vendit, janë kundër qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave prandaj vendosin barrikada në rrugë, janë kundër qarkullimit të mallrave me procedurë doganore prandaj ua vëjnë flakën dy pikave doganore në kufi me Serbinë. Me një fjalë janë “njerëz të malit’ me prejardhje nga Karpatet.

Kjo kategori e njerëzve që shkelin ligjin është toleruar fillimisht nga UNMIK-u dhe në këto tri vitet e fundit po tolerohet edhe nga EULEX-i e deri diku edhe nga KFOR-i.

Kjo kategori e njerëzve me biografi kriminelësh dhe me “profesion” kontrabanduesish ka tre vjet që po sfidon edhe Institucionet e Republikës së Kosovës.

Por kur shteti i Kosovës humbi durimin përballë këtyre strukturave kriminale dhe synoi dy pikat veriore në kufi me Serbinë për të shtrirë sovranitetin dhe integritetin e vet shtetëror, këta “njerëz të malit” zbritën “në asfalt” dhe bllokuan rrugët dhe ua vunë flakën për herë të dytë dy pikave doganore në kufi me Serbinë. Përballë një gjendje të tillë kaotike nuk ka mundur të qëndrojë indiferent KFOR-i si strukturë ushtarake e NATO-s që ka përgjegjësinë e sigurisë në mbarë territorin e Kosovës. Vendosja e kontrollit ushtarak në dy pika kufitare ka qenë zgjidhje më e mundshme për momentin, pas gjithë asaj katrahure që shkaktuan njerëzit me maska në dy pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Por “mandati” i kontrollimit të dy pikave kufitare në veri të vendit merr fund më 15 shtator. Sipas një marrëveshje të pashkruar, më 15 shtator ushtarët e KFOR-it do të duhet të dorëzonin përgjegjësinë e kontrollimit te Policia e Kosovës. Prandaj shtrohet pyetje çka do të ndodhë pas 15 shtatorit?

Përderisa zyrtarë të qeverisë së Kosovës shprehen si me humor se pas 15 shtatorit vjen 16 shtatori, zyrtarë të KFOR-it shpresojnë në një zgjidhje politike në bisedimet e 5 shtatorit në Bruksel.

Në ndërkohë, përderisa KFOR-i shpreson në rezultatin e bisedimeve dhe përderisa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë të “sigurt” se pas 15 shtatorit vjen 16 shtatori, strukturat paralele kriminale në Veri të vendit edhe më tutje mbajnë disa rrugë të bllokura, paralajmërojnë edhe barrikada të tjera e madje edhe kërcënojnë se do të tregohen të dhunshëm ndaj çdo përpjekje për të vendosur rend e rregull shteti i Kosovës edhe në Veri të vendit.

Por deri kur do të “fryjë veriu” edhe më tutje në Veri të vendit?

Këtë çështje do të duhej ta shtronin me seriozitet të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in. Ndërkaq sa për EULEX-in Veriu i vendit do të jetë oazë e krimit e kontrabandës si në kohën e UNMIK-ut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi