Kryengritësit marshojnë drejt qendrës, mister fati i Gedafit
Faqja 1 e 1
Kryengritësit marshojnë drejt qendrës, mister fati i Gedafit
Kryengritësit marshojnë drejt qendrës, mister fati i Gedafit
Mbetet mister fati i Gedafit. Sipas burimeve të një diplomati i cili ka kërkuar të ruajë anonimatin, koloneli vazhdon të jetë në Tripoli, në bunkerin e tij në Bab Al- Azizija. Ndërsa faqja online Al Manara, duke cituar burime nga kryengritësit thotë se koloneli ndodhet i fshehur brenda godinës së ambasadës së Venezuelës në Tripoli.
Kryeqyteti i Libisë dhe fortesa e fundit mbrojtëse e Muammar Gheddafi-t është drejt rënies. Rebelët tashmë kanë arritur të marrin kryeqytetin dhe vetëm një rezistencë sporadike e regjimit i ndan ata nga fitorja e afërt. Tre djemtë e Gheddafi-t, mes të cilëve edhe Seif al Islam, janë arrestuar prej forcave të rezistencës. Rebelët kanë arritur të marrin nën kontroll edhe radio televizionin shtetëror, lajm i konfirmuar nga Al Jazira. Gedafi mund të jetë fshehur në ambasadën venezueliane. Obama: Tirani po largohet. reagon dhe Cavez:Europa e SHBA po bombardojnë Tripolin.
(I plotësuar) - Pas një lufte prej gjashtë muajsh, kryengritësit libianë kanë raportuar se kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Tripolit.
Rebelët depërtuan në Sheshin e Gjelbër - të cilin thanë se do ta riemërojnë Sheshi i Dëshmorëve - pas përballjes me një kundërshtim të dobët nga forcat qeveritare.
Ajo çfarë nisi si lëvizje e protestave popullore gjashtë muaj më parë, tani duket të jetë në prag të fundit, përkatësisht rrëzimit të Muamer Gadafit pas 42 vjetësh në pushtet.
Turmat euforike në mbarë Libinë festuan fitoren gjatë gjithë natës.
Në deklaratën e tij nga rezidenca në Londër, kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se shumica e Tripolit kontrollohet nga forcat e lira të Libisë. Ai i bëri thirrje Gadafit të japë dorëheqje.
“Nuk kemi konfirmim për vendndodhjen e Gadafit, por të paktën dy djemtë e tij janë kapur. Regjimi i tij është duke u copëtuar. Gadafi duhet t’i ndalojë luftimet pa kushte dhe të tregojë qartë se ka hequr dorë nga çdo pretendim për të kontrolluar Libinë”, tha Kameron.
Muamer Gadafit
Sipas tij, u mbetet autoriteteve të reja të Libisë të vendosin për fatin e Gadafit.
“Do të doja të shihja kolonel Gadafin të përballet me drejtësinë për krimet e tij. Ai ka kryer krime të tmerrshme kundër popullit, por Libia është një vend sovran dhe është punë e autoriteteve të reja për të bërë atë që ata besojnë se është e drejtë për Gadafin”, tha Kameron.
Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se beteja ka arritur një “pikë kthese” dhe se Libia po rrëshqet nga “kthetrat e tiranit”.
Në Itali, ministri i Jashtëm, Franko Fratini, tha se “koha e Gadafit ka përfunduar” dhe se ai duhet t’i dorëzohet vetë Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.
Polonia, që mban presidencën e tanishme të Bashkimit Evropian, tha se e mirëpret fundin e sundimit të Gadafit.
Edhe NATO-ja, e cila ka mbështetur kryengritësit me fushatën e bombardimeve, tha se sundimi i Gadafit “është shkatërruar”. E njëjta u shpreh e gatshme për të punuar me njerëzit e Libisë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka bërë thirrje për tranzicion paqësor.
"Tani është koha për të krijuar një Libi të re - një shtet të bazuar në liri, e jo në frikë; në demokraci, e jo në diktaturë; në vullnetin e shumicës e jo në vullnetin e disave. Ai tranzicion duhet të vijë në mënyrë paqësore. Ai duhet të vijë tani. Ai duhet të udhëhiqet dhe të definohet nga populli libian", tha Rasmusen.
Duke folur para gazetarëve në Londër, i ngarkuari me punë në ambasadën e Libisë, Mahmud Nakua, pohoi se kryengritësit kontrollojnë 95 për qind të Tripolit dhe të mbarë vendit.
Por, ai tha se rebelët, megjithatë, presin të përballen me rezistencë në ditët e ardhshme, ndërkohë që të shtëna me armë janë raportuar pranë rezidencës së Gadafit dhe në jug të kryeqytetit.
Nakua ritheksoi angazhimin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit për demokraci dhe të drejta të njeriut.
“Ne do të ndërtojmë një vend demokratik. Ne do të kemi kushtetutë. Ne do të kemi liri në çdo pjesë të vendit dhe fusha të ndryshme të aktiviteteve”, tha ai.
Vendndodhja e Gadafit mbetet e panjohur. Përmes një audio-mesazhi në televizionin shtetëror, Gadafi u zotua të dielën se do të qëndrojë deri në fund, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve të tij të vijnë në Tripoli për ta “shpëtuar qytetin”.
Gjykata Ndërkombëtare për Krime tha se ka marrë konfirmimin për arrestimin e djalit të Gadafit, Saif al-Islam.
Bashkë me babanë e tij, ai akuzohet nga drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.
Al Xhazira raporton se djalin tjetër të Gadafit, Muhamedin, rebelët e mbajnë nën arrest shtëpiak. (v.t.)
* * * * * *
Shpërthimet dhe flakët tronditën Tripolin gjatë natës, ndërkohë që kundërshtarët e Moamar Gadhafit filluan atë që ata shpresojnë të jetë ofensiva e tyre përfundimtare në rebelimin gjashtë-mujor për rrëzimin e udhëheqësit libian.
Në një mesazh me audio të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, zoti Gadafi u bëri sot thirrje mbështetësve të tij të "marshojnë me miliona" për të shuar kryengritjen. Ai e quajti rebelimin një përpjekje fatkeqe të ndërmarrë nga ata që ai quajti "tradhtarë" dhe "minj".
I biri i Gadafit, Seif al-Islam tha në një fjalim po sot se qeveria e Gadafit nuk do ta "braktisë luftën."
Zëdhënësi i qeverisë Mussa Ibrahim mohoi se regjimi është në prag të rënies.
Njoftimet për luftime në Tripoli erdhën disa orë pasi rebelët morën kontrollin e dy qyteteve strategjike - Zawiya në perëndim dhe Brega në lindje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi